Fletorja Zyrtare
- forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit
ndërkufitar (me vendet fqinje, vendet e rajonit,
vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe agjencitë
e tij, si dhe me organizatat ndërkombëtare);
- konsolidimin dhe riorganizimin e strukturave
të integruara në kufi;
- forcimin e kapaciteteve dhe koordinimin e
bashkëveprimit ndërinstitucional për kërkimin dhe
shpëtimin e shtetasve në situatë të rrezikshme në
det;
- vendosjen e një mekanizmi të kontrollit të
cilësisë dhe të respektimit rigoroz të të drejtave
themelore të njeriut.
Menaxhimi i Integruar i Kufirit është
bashkërendimi dhe bashkëpunimi kombëtar dhe
ndërkombëtar ndërmjet të gjitha autoriteteve dhe
agjencive, të përfshira në sigurinë kufitare dhe
lehtësimin e tregtisë, me qëllim përsosjen e
sistemeve të efektshme dhe me rendiment të
Menaxhimit të Integruar të Kufirit, me synimin e
arritjes së qëllimit të përbashkët të kufijve të hapur,
por të kontrolluar dhe të sigurt.
Implementimi i filozofisë së Menaxhimit të
Integruar të Kufirit është jetik për ruajtjen e sigurisë
së brendshme, për parandalimin e imigracionit të
parregullt, parandalimin dhe goditjen e krimit
ndërkufitar dhe për sigurimin e qarkullimit legjitim,
të lehtësuar të udhëtarëve dhe mallrave, si dhe
parandalimin e kërcënimeve ndërkufitare të
shëndetit publik. Në këtë mënyrë, koncepti i
Menaxhimit të Integruar të Kufirit siguron
efikasitet me kosto-efektive në menaxhimin e
kufijve dhe kontrollin e qarkullimit të shtetasve dhe
mallrave.
Viti 2021 – Numri 7
Komponentët kryesorë të Menaxhimit të
Integruar të Kufirit janë:
- Kontrolli dhe mbikëqyrja e kufirit;
- Kërkim–shpëtimi në situata që mund të
ndodhin gjatë operacioneve të mbikëqyrjes së
kufirit;
- Parandalimi dhe goditja e krimit ndërkufitar;
- Analiza e riskut;
- Bashkëpunimi ndërkufitar dhe ndërkombëtar;
- Bashkëpunimi ndëragjenci;
- Masat teknike dhe operacionale për kontrollin
e territorit;
- Aftësia për të reaguar në situata të papritura;
- Kthimi i shtetasve me qëndrim të parregullt;
- Përdorimi i teknologjisë moderne për
kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit;
- Mekanizmi i kontrollit të cilësisë;
- Mekanizmat e solidaritetit.
Komponentët horizontal të Menaxhimit të
Integruar të Kufirit janë:
- Të drejtat themelore të individit;
- Edukimi dhe trajnimi;
- Inovacioni.
Qëllimet
e
politikave
të
Strategjisë
Ndërsektoriale të Menaxhimit të Integruar të
Kufirit 2021–2027 janë zhvillimi i një sistemi të
integruar të administrimit të kufijve në përputhje
me sistemin evropian të mbikëqyrjes kufitare dhe
rritja e sigurisë kufitare duke përmirësuar
bashkëpunimin në të gjitha nivelet dhe forcimin e
kapaciteteve administrative, infrastrukturore dhe
teknike
Faqe|1383
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents