Fletorja Zyrtare
integrimit, nuk është e mundur të implementohen
plotësisht të gjithë përbërësit strategjikë të MIK-ut
Evropian. Megjithatë, Shqipëria mbetet e gatshme
për të zbatuar plotësisht këtë koncept me hyrjen e
Republikës së Shqipërisë në BE.
Strategjia është e përgatitur në përputhje me
standardet e BE-së, duke marrë parasysh edhe
elemente shtesë kombëtar të rëndësishëm për
MIK-un, në mënyrë që Strategjia të jetë funksionale
dhe ndërvepruese me atë evropiane.
Zbatimi i masave të përcaktuara, në periudhën
2021 – 2027, është i rëndësishëm për forcimin e
mëtejshëm të sigurisë kufitare, lehtësimin e
qarkullimit ndërkufitar të shtetasve dhe mallrave,
arritjen e kritereve të Sistemit Evropian të Sigurisë,
për forcimin e aftësisë për të marrë përsipër
detyrimet që rrjedhin nga anëtarësimi në BE, si dhe
për të përmbushur kërkesat e Schengen-it.
Burimet e nevojshme financiare për zbatimin e
masave të Strategjisë së MIK-ut do të planifikohen
brenda planeve të veprimit dhe do të vendosen në
baza vjetore, brenda buxhetit aktual dhe kapitalit të
Republikës së Shqipërisë, për nevojat e ministrive
dhe autoriteteve të tjera administrative kompetente,
për zbatimin e planit të veprimit, siç sugjerohet në
përfundimet në lidhje me shqyrtimin dhe miratimin
e Strategjisë dhe planit të veprimit 2021–2027.
Dinamika e sigurimit të fondeve gjithashtu do të
varet nga gatishmëria e bashkësisë ndërkombëtare
për të aprovuar mbështetjen e donatorëve në
kuadrin e fondeve ndërkombëtare të ndihmës së
paraaderimit për zbatimin e masave konkrete, si
dhe dinamikën e proceseve integruese të
Republikës së Shqipërisë. Shumica e veprimtarive
të organeve me kompetencë në zbatimin e
Strategjisë dhe planit të veprimit, kornizë në këtë
fushë, do të realizohen brenda aktiviteteve të
rregullta të këtyre autoriteteve.
Metodologjia
Siç është shpjeguar në nënkapitullin 2, kuadri
ligjor dhe institucional në fuqi dhe lidhja me
dokumentet dhe prioritetet strategjike të këtij
dokumenti, përputhet plotësisht me dokumentet
strategjike në nivel ndërkombëtar e kombëtar të
miratuar nga Kuvendi dhe Këshilli i Ministrave
duke bërë që vizioni, objektivat strategjike dhe
specifike të parashikuara të përputhen plotësisht
me këto dokumente strategjike.
Nisma për hartimin e kësaj Strategjie është
ndërmarrë nga Ministria e Brendshme si institucion
Viti 2021 – Numri 7
përgjegjës për fushën e menaxhimit të integruar të
kufijve, bazuar kjo dhe në fushën e saj të
përgjegjësisë të rregulluar me vendimin nr. 502,
datë 13.9.2017, të Këshillit të Ministrave “Për
përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të
Ministrisë së Brendshme”.
Ministria e Brendshme, dhe institucione të tjera
si: Ministria e Financave dhe Ekonomisë –
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave; Ministria e
Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural – Autoriteti
Kombëtar i Ushqimit; Ministria e Shëndetësisë dhe
Mbrojtjes Sociale – Operatori i Shërbimeve të
Kujdesit Shëndetësor; Ministria e Mbrojtjes –
Forca Detare/Roja Bregdetare – Agjencia
Kombëtare e Mbrojtjes Civile; Ministria për
Evropën dhe Punët e Jashtme – Drejtoria e
Çështjeve Konsullore; Ministria e Drejtësisë;
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë –
Drejtoria e Përgjithshme Detare; Ministria e
Turizmit dhe Mjedisit; Ministria e Arsimit, Sportit
dhe Rinisë; Ministria e Kulturës; Qendra
Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD);
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe
Mbrojtjen e të Dhënave Personale kanë dhënë
kontribut të veçantë gjatë procesit të hartimit të
kësaj Strategjie.
Në hartimin e këtij dokumenti, krahas
infrastrukturës ligjore, programeve të ndryshme
shtetërore, në analizën për vlerësimin e gjendjes
dhe planifikimin e prioriteteve, objektivave dhe
alternativave të zhvillimit për të ardhmen, janë
marrë në konsideratë të gjitha marrëveshjet
ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e
Shqipërisë, aktet ndërkombëtare ku Republika e
Shqipërisë është palë, si dhe rekomandimet e
Komisionit Evropian.
Dokumenti është shpërndarë për konsultim
publik në faqen e Kryeministrisë për Konsultim
publik, në fillim të dhjetorit 2020, në adresën:
https://konsultimipublik.gov.al/Konsultime/Detaj
e/311.
2. Kuadri ligjor, institucional, arritjet dhe
lidhja me dokumentet dhe prioritetet
strategjike
Zbatimi efektiv i Strategjisë së Menaxhimit të
Integruar të Kufijve 2014 – 2020, ishte i
rëndësishëm për përafrimin me Sistemin Evropian
të Sigurisë, jetësimin e angazhimeve të Shqipërisë
që rrjedhin nga procesi i anëtarësimi në BE, si dhe
Faqe|1385
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents