Fletorja Zyrtare - Ligji nr. 74/2016, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 108/2013, ‘Për të huajt’”73, - Ligji nr. 121/2014, “Për azilin në Republikën e Shqipërisë”; udhëzimi nr. 293/2015, i ministrit të Brendshëm, “Për procedurat e trajtimit të të huajve me qëndrim të parregullt në Shqipëri”; - Ligji nr. 15/2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”; - Ligji nr. 18/2017, “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”; - Udhëzimi i përbashkët nr. 515, datë 27.9.2016, i ministrit të Punëve të Brendshme dhe Komisionerit për të Drejtën e Informimit e Mbrojtjen e të Dhënave Personale “Për përpunimin e të dhënave personale nga Roja Kufitare”; - Vendimi nr. 729, datë 20.10.2016, “Për përcaktimin e tabelave dhe simboleve në pikat e kalimit kufitar dhe zonat e verifikimit kufitar”; - Vendimi nr. 745, datë 26.10.2016, “Për kryerjen e verifikimeve të përbashkëta kufitare”; - Vendimi nr. 806, datë 16.11.2016, “Për përcaktimin e rregullave të verifikimit kufitar që zbatohen për kategori të caktuara të personave dhe mjeteve”; - Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 23.11.2016, “Për përcaktimin e formatit dhe të specifikimeve teknike të vulave të verifikimit kufitar dhe të rregullave të vendosjes së tyre në dokumentet e udhëtimit gjatë hyrje/daljeve në kufirin shtetëror”; të regjistrit të emrit të pasagjerit (PNR) me qëllim parandalimin, zbulimin, hetimin dhe ndjekjen penale veprave me qëllime terroriste dhe krimeve të rënda. 73 Ky ligj është i përafruar pjesërisht me direktivën2014/66/BE, të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 15 maj 2014, “Mbi kushtet e hyrjes dhe të qëndrimit të shtetasve të vendeve të treta në kuadër të transferimit brenda ndërmarrjes”; direktivën 2014/36/BE, të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 26 shkurt 2014, “Mbi kushtet e hyrjes dhe të qëndrimit të shtetasve të vendeve të treta për qëllime punësimi si punonjës sezonal”; direktivën e Këshillit 2009/50/KE, datë 25 maj 2009, “Mbi kushtet e hyrjes dhe qëndrimit të shtetasve të vendeve të treta me qëllim pune tepër të kualifikuar”; direktivën 96/71/KE, të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 16 dhjetori 1996, “Në lidhje me transferimin e punëtorëve në kuadër të ofrimit të shërbimeve”. Faqe|1388 Viti 2021 – Numri 7 - Udhëzimi i ministrit të Brendshëm nr. 469, datë 22.8.2016, “Për listën e pikave të kalimit kufitar dhe zonave transit në Republikën Shqipërisë”; - Udhëzim i ministrit të Brendshëm nr. 579, datë 20.10.2016, “Për informacionin që u jepet personave të cilët janë subjekt i verifikimeve të vijës së dytë në pikat e kalimit kufitar”; - Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 441, datë 15.6.2016, “Për miratimin e formës dhe të përmbajtjes së lejes së qëndrimit për të huajt”; - Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 442, datë 15.6.2016, “Për caktimin e elementeve të sigurisë dhe miratimin e formës dhe të modelit të dokumenteve të udhëtimit për të huajt”; - Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 651, datë 10.11.2017, “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 104, datë 31.7.2014, ‘Kodi Doganor i RSH-së’”; - VKM-ja nr. 439, datë 13.5.2011, “Për miratimin e dokumentit ‘Politikat dhe procedurat e funksionimit të Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD)’”; - Urdhri nr. 1146/2014, i ministrit të Brendshëm “Për disa shtesa dhe ndryshime në urdhrin nr. 851/2009, ‘Për miratimin e procedurave standarde të punës për kufirin dhe migracionin’”. - VKM-ja nr. 729, datë 13.11.2019, “Për miratimin e Planit Kombëtar të Kërkim–Shpëtimit në Republikën e Shqipërisë dhe planit të veprimit të tij”. Në përmbushje të objektivave janë rishikuar marrëveshjet me vendet fqinje për PKK-n duke i kthyer ato në pika të përbashkëta të kalimit kufitar; është nënshkruar memorandum bashkëpunimi mes PSH-së dhe TIA-s, i cili është në përputhje me Programin Kombëtar të Sigurisë në Aviacion; janë miratuar aktet ligjore dhe masat plotësuese për kontrollin e territorit; si dhe është përmirësuar legjislacioni kombëtar në lidhje me shkëmbimin efikas të informacionit ndërmjet agjencive kufitare dhe ndërmjet agjencive të tjera ligjzbatuese dhe mbrojtjen e të dhënave. Në përmbushje të masave të parashikuara në MIK, janë hartuar akte nënligjore që kanë rregulluar bashkëpunimin ndërmjet agjencive të përfshira në të, për shkëmbimin e informacionit, analiza risku, shërbime, operacione dhe hetime të përbashkëta. Në këtë kuadër është përmirësuar

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents