Fletorja Zyrtare Viti 2021 – Numri 7 Afati për zbatimin operacional 6 vjet pas datës së nënshkrimit të Marrëveshjes së Financimit Afati për zbatimin e Marrëveshjes së Financimit (datë në të cilën ky program duhet të jetë mbyllur dhe të jetë përfunduar angazhimi i fondeve), pas pranimit të llogarive) 12 vjet pas datës së nënshkrimit të Marrëveshjes së Financimit 2. PËRSHKRIMI I PROGRAMIT TË VEPRIMIT 2.1 PËRMBLEDHJE E PËRGJITHSHME I PROGRAMIT TË BASHKËPUNIMIT NDËRKUFITAR 2014–2020 DHE PROGRAMI VEPRIMIT BNK 2018–2020 Programi BNK Shqipëri-Kosovë 20146–2020 u miratua nga Komisioni me vendimin zbatues C(2014) 9574 në dhjetor 2014*. Programi i miratuar përbën strategjinë e bashkëpunimit BNK për rajonin kufitar, duke përcaktuar midis të tjerash, listën e zonave gjeografike të lejuara, kontekstin e zonës, prioritetet tematike të programit dhe alokimet treguese buxhetore për periudhën 7vjeçare. Programi BNK Shqipëri–Kosovë, 2014–2020, shërben gjithashtu si referencë për miratimin e programeve të veprimit BNK. Programi i veprimit BNK 2018–2020 synon të sigurojë ndihmë për bashkëpunimin ndërkufitar në zonat tematike të përcaktuara në vitet 2014–2020 të këtij programi (siç tregohet në seksionin 2.2). Më 6 shkurt 2018, Komisioni Evropian miratoi komunikatën me temë “Një perspektivë e besueshme e zgjerimit për angazhim të zgjeruar të BE-së me Ballkanin Perëndimor”*. Kjo komunikatë synon të avancojë më tej reformën në Ballkanin Perëndimor dhe të sigurojë një angazhim të dukshëm për zgjerimin e BE-së, për të mbështetur më mirë përgatitjet e tyre në rrugën evropiane. Komunikata përcakton orientimet e reja strategjike, veçanërisht në lidhje me zbatimin e gjashtë iniciativave kryesore. Në veçanti, bashkëpunimi ndërkufitar është një mjet kyç për nxitjen e pajtimit dhe trajtimin e trashëgimisë së të kaluarës në Ballkanin Perëndimor, në përputhje me iniciativën kyçe 6 (mbështetje për pajtimin dhe marrëdhëniet e * Vendimi Zbatues i Komisionit C (2014) 9574 i 11 dhjetorit 2014. * https://ec.europa.eu/commission/sites/betapolitical/files/communication-credible-enlargementperspective-western-balkans_en.pdf Faqe|1318 fqinjësisë së mirë) dhe për zhvillimin e qëndrueshëm lokal, në përputhje me iniciativën kyçe 3 (mbështetje e zhvillimit socio-ekonomik). Lista e zonave gjeografike të lejuara Zona e programit ndërkufitar mbulon një territor prej 8,335 km2 me një popullsi që arrin në rreth 936.761 banorë, nga të cilët 76% jetojnë në territorin e Kosovës dhe 24% në anën shqiptare të zonës së programit. Gjatësia e vijës kufitare është 114 km. Në Shqipëri zonat përfituese përfshijnë rajonet e Kukësit dhe të Lezhës (8 bashki me një total prej 362 vendbanime), duke mbuluar 48% të zonës së programit. Në Kosovë, zonat përfituese përfshijnë Rajonin Ekonomik Perëndimor dhe Rajonin Ekonomik Jugor (12 bashki), duke mbuluar 52% të zonës së programit. Konteksti i zonës së lejuar të bashkëpunimit ndërkufitar Rajoni kufitar ka një ekonomi kryesisht agrare, me industrinë më të zhvilluar në anën e Kosovës, ndërsa rajonet shqiptare bazohen më shumë në bujqësi dhe shërbime. Sektori i bujqësisë ka një rëndësi shumë të madhe për zhvillimin ekonomik dhe punësimin, duke qenë se një pjesë e madhe e popullsisë ende jeton në zonat rurale, pavarësisht lëvizjeve të fundit të konsiderueshme drejt zonave urbane. Aktiviteti i bujqësisë është kryesisht një aktivitet ekonomik familjar dhe i orientuar drejt mbijetesës edhe për shkak se fragmentimi i tokës është mjaft i lartë dhe madhësia e fermave bujqësore është mesatarisht 1.5 hektarë. Përmirësimi i infrastrukturës rurale dhe menaxhimi më i mirë i burimeve ujore janë prioritete të rëndësishme për të rritur produktivitetin e sektorit. Konkurrenca dhe shkëmbimi i përvojës janë mjaft të ulëta në të gjithë zonën e programit dhe kërkon investime të mëtejshme si kombëtare dhe ndërkombëtare për t’u zgjeruar. Aftësitë e punës nuk i përgjigjen kërkesës së tregut për shërbime dhe produkte me cilësi të lartë. Industria e lehtë, veçanërisht për përpunimin e ushqimit, ka potencial të konsiderueshëm për të përshpejtuar rritjen ekonomike. NMV-të dominojnë hartën e bizneseve, ndërsa rrjeti i biznesit dhe bashkëpunimi

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents