Fletorja Zyrtare
Shërbimi doganor ka realizuar në bashkëpunim
me OBD-në, implementimin e CEN-it (National
Customs Enforcement Network), për të ndihmuar
doganat në mbledhjen, ruajtjen, analizimin e
informacionit/të dhënave të zbatimit të ligjit në
mënyrë efektive, në nivel kombëtar dhe
ndërkombëtar, në mënyrë që të fuqizohen aftësitë e
inteligjencës, dhe të përmirësohet profilizimi në një
nivel strategjik, taktik dhe operacional, me
mundësinë për të shkëmbyer këtë informacion në
nivel rajonal dhe ndërkombëtar. Gjithashtu,
Shërbimi Doganor shkëmben informacion dhe
dokumentacion për procedura doganore dhe
transaksione të dyshimta me strukturat homologe
bazuar
në
marrëveshjet
bilaterale
dhe
shumëpalëshe, si dhe protokollet e mirëkuptimit: të
tilla si vendet anëtare të Bashkimit Evropian në
kuadër të protokollit 6 të: “Marrëveshjes së
stabilizim-asocimit midis Komuniteteve Evropiane
dhe shteteve të tyre anëtare nga njëra anë dhe
Republikës së Shqipërisë nga ana tjetër”, Konventa
e Nairobit, Konventa e Johanesburgut; Konventa e
Qendrës së Zbatimit të Ligjit të Evropës Juglindore
(Konventa SELEC), në kuadër të marrëveshjeve
dypalëshe për bashkëpunim dhe ndihmë të
ndërsjellë në fushën e doganave me autoritetet
Homologe të: Turqisë, Italisë, Greqisë,
Maqedonisë, Sllovenisë, Bullgarisë, Moldavisë,
Rumanisë, Polonisë, Sllovakisë, Qipros, Austrisë,
Spanjës, Malit të Zi, Kroacisë, Kosovës, Bosnje
Hercegovinës, Hungarisë, Serbisë, Britanisë së
madhe, Irlandës së Veriut dhe Kinës.
ADSH-ja ka përfunduar me sukses projektin e
binjakëzimit nga IPA 2012 me Agjencinë e
Doganave dhe Monopoleve të Italisë për asistencë
në ngritjen e kapaciteteve dhe menaxhimin e
zbatimit të sistemit të ri të kompjuterizuar të
transportit (NCTS).
Kodi Doganor dhe dispozitat zbatuese lidhur
me NCTS-në janë përafruar me ato të BE-së dhe
janë të miratuara. Mbetet zhvillimi i modulit NCTS,
testimi dhe vlerësimi nga ekspertet e BE-së dhe më
pas ndjekja e procedurave ligjore për aderimin në
Konventën e Transitit të Përbashkët.
Infrastruktura dhe pajisjet
Agjencitë e kufirit kanë infrastrukturën e duhur
për realizimin e misionit të tyre. Në zbatim të
marrëveshjeve ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve
fqinje, janë hapur PKK të reja, të përcaktuara si
PPKK (Pika të Përbashkëta të Kalimit Kufitar) me
Viti 2021 – Numri 7
Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, si dhe
janë rikonstruktuar dhe ndërtuar ambiente
bashkëkohore pune (2 PKK: një PPKK me
Kosovën dhe një Malin e Zi). Megjithëse janë
hartuar projektet për përmirësimin e infrastrukturës
në PKK Hani i Hotit, PKK Morinë, PKK
Kapshticë dhe PKK Kakavijë, është realizuar
financimi vetëm për PKK Hani i Hotit dhe
Muriqan.
Gjithashtu shërbimet kufitare kanë përmirësuar
në vijimësi inventarin e pajisjeve të kontrollit dhe
survejimit të kufirit, disa prej të cilave janë futur për
herë të parë në këtë shërbim. Këtu mund të
përmenden si vijon: pajisje për kontrollin e
dokumenteve; të mjeteve të transportit gjatë
kontrolleve në vijën e parë dhe të dytë; pajisje të
vëzhgimit ditën dhe natën; sistemin SMARTDEC i
cili është vendosur në drejtimet me risk të kufirit
shtetëror dhe sistemi i monitorimit me kamera në
PKK.
Për sa i përket monitorimit të hapësirës detare
është realizuar përmirësimi i infrastrukturës së
QNOD-it, duke bërë të mundur marrjen dhe
shkëmbimin e informacionit nga të gjitha
institucionet pjesë të QNOD-it, nga sistemet
SIHVD, TETRA, BLU BOX, TIMS, etj.
Bashkëpunimi ndërinstitucional në luftën kundër
korrupsionit është rritur. Mekanizmi i ngritur për të
monitoruar aktivitetin e agjencive kufitare si:
strukturat antikorrupsion në agjencitë e kufirit,
vendosja e kamerave në PKK, zbatimin e
sistemeve të teknologjisë së informacionit në
kryerjen e procedurave kufitare dhe një sërë
masash të tjera ka bërë që të arrihet progres në këtë
fushë.
Megjithatë, Sistemi i Monitorimit të Anijeve të
Peshkimit është jashtë funksionit që nga 30 marsi i
vitit 2017. Ky sistem është në fazën e prokurimit
nga AKSHI dhe pritet që më 2021-shin të
implementohet sistemi i ri. SIVHD-ja pritet që të
përmirësohet sipas kontratës që Ministria e
Mbrojtjes ka nënshkruar me kompaninë amerikane
“Lockheed Martin”, në kuadër të detyrimeve që ka
RSH-ja në NATO. Projekti i bazës së të dhënave të
trafikut detar, është në fazën e implementimi nga
AKSHI në bashkëpunim me QNOD-in. Financimi
i këtij projekti është deklaruar se do të financohet
nga “Border Force”, Mbretëria e Bashkuar. Në
kuadër të bashkëpunimit me partnerët, nga data 17
janar 2020, oficerët e shërbimit 24-orësh pranë
Faqe|1395
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents