Fletorja Zyrtare në shkurt 2020 u inaugurua Njësia për Kontrollin e Kargove dhe Kolive Ajrore në Rinas. Ky projekt i ofruar nga UNODC, por edhe me mbështetjen e OBD-së, Qeverisë Gjermane dhe asaj Franceze, u dha një njësi me staf të trajnuar për një kontroll të sigurt të kargove dhe të postës ajrore në aeroportin e Rinasit, me fibroskop por edhe pajisje detektuese të eksplozivëve. Punimet vijojnë për ndërtimin e pikës së përbashkët të kalimit Zatriebaçka Cijevna – Grabon, ndërsa protokolli për implementimin e kontrollit të përbashkët të kufirit dhe pagesën e shpenzimeve në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Zatriebaçka Cijevna – Grabon, është nënshkruar me 5 prill, në Podgoricë dhe 28 maj 2018, në Tiranë. Referuar gjendjes aktuale, si dhe kërkesave në rritje për t’iu afruar nivelit të standardeve të Schengen-it/BE për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit, duhet të përmirësohet infrastruktura e PKK/Stacioneve të PKM-së, sistemi i vëzhgimit dhe mbikëqyrjes së kufirit blu dhe të gjelbër me radar, kamera termike, SMARTDEC dhe mjete e pajisje të tjera të teknologjisë bashkëkohore. Parandalimi dhe goditja e krimit ndërkufitar Nga analizimi i vazhdueshëm i situatës dhe i statistikave të kriminalitetit me karakter ndërkufitar, trafiqet e paligjshme vijojnë të mbeten një nga Viti 2021 – Numri 7 kërcënimet kryesore të sigurisë kufitare. Parandalimi dhe goditja e trafikut të lëndëve narkotike dhe trafikimi i mjeteve motorrike ka qenë dhe mbetet një nga objektivat kryesore të shërbimeve për kufirin dhe migracionin. Gjatë periudhës 2014 – 2020, shërbimet e Policisë Kufitare në Pikat e Kalimit të Kufirit apo në kufirin shtetëror kanë evidentuar 560 raste të lëndëve narkotike ku janë sekuestruar sasi të ndryshme të lëndëve të ndryshme narkotike që arrin në total prej afërsisht 51 414 kg. Bashkëpunimi ndërkufitar me vendet fqinje është forcuar në këtë drejtim. Gjatë periudhës 2014 – 2020, në sajë të bashkëpunimit me njësinë e Guardia di Finanza në vendin tonë, si dhe Rojën Bregdetare Greke dhe autoritetet kufitare Malazeze, janë zhvilluar në total 258 operacione të përbashkëta, ku janë sekuestruar një sasi lënde narkotike afërsisht prej 70663 kg. Operacionet e përbashkëta kundër fenomenit të trafikimit të lëndëve narkotike janë zhvilluar dhe me autoritetet kufitare të Malit të Zi dhe Rojën Bregdetare Greke. Këto operacione kanë qenë të limituara për shkak edhe të tendencës që fenomeni i trafikimit të lëndëve narkotike ka pasur kryesisht destinacion Italinë nëpërmjet hapësirës detare, ndërsa me Greqinë dhe Malin e Zi kjo tendencë e trafikimit të lëndëve narkotike kryesisht është zhvilluar nëpërmjet kufirit të gjelbër. Faqe|1397

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents