Fletorja Zyrtare
Fenomeni i migracionit të parregullt me
prejardhje afrikane dhe aziatike, në drejtim të
vendeve të Bashkimit Evropian, ka disa vite që
ekziston duke u zhvilluar në rrugë dhe në mënyra
të ndryshme. Ky migracion është klasik i përzier,
pra që përfshin grupe që largohen për shkak të
konflikteve të luftës dhe grupe që i largohen
gjendjes së vështirë ekonomike. Në linja të
përgjithshme ky migracion zhvillohet në rrugë
detare, tokësore dhe nga ajri. Me mbylljen e
rrugëve që synonin territoret spanjolle në
Atlantik, intensiteti i lëvizjeve u shtua në
drejtimin nga Libia në Mesdhe, në rrugë detare
dhe nëpërmjet Ballkanit Perëndimor në rrugë
tokësore.
Gjatë viteve të kaluara politika migratore e
shteteve anëtare të BE-së ndryshoi, herë duke
ndjekur atë të “dyerve të hapura”, që çoi në
krijimin e rrugës së Ballkanit Perëndimor Greqi–
Maqedoni–Serbi–Hungari dhe Greqi–Maqedoni–
Serbi–Kroaci–Austri, e herë në atë të politikave
kombëtare, që çoi njëherë në profilizimin sipas
shtetësisë të imigrantëve, dhe më tej në kufizimin
e numrit që pranohej të kalonte në këtë rrugëtim
e deri në mbylljen totale të saj.
Sa i përket ndikimit të këtij fluksi nga Greqia
në Shqipëri, shumica e të intervistuarve të kapur
në kufi apo në brendësi të territorit, kanë
deklaruar se kanë mbërritur në Shqipëri
nëpërmjet transportit publik nga Athina, Selaniku
dhe qytete të tjera në afërsi të pikës së kalimit
Kakavijë e Kapshticë, dhe më tej kanë hyrë
Faqe|1398
Viti 2021 – Numri 7
nëpërmjet kufirit të gjelbër duke synuar Malin e
Zi dhe Kosovën me destinacion kryesisht
Gjermaninë. Topografia e kufirit të gjelbër në
këtë rajon lejon kalim relativisht të lehtë.
Infrastruktura rrugore në të dyja anët e këtyre
zonave kufitare është më e mirë se në zonat e
tjera kufitare, duke e bërë atë pikën më të
mundshme të hyrjes. Infrastruktura aktuale në
vend nuk është e mjaftueshme për të trajtuar
flukse të mëdha hyrëse të imigrantëve dhe
azilkërkuesve.
Gjithashtu, një tregues pozitiv që duhet
theksuar është edhe fakti që përgjatë gjithë këtyre
viteve, si pasojë e masave të marra dhe kontrollit
të pandërprerë të vijës bregdetare nuk ka asnjë
rast të kalimit nëpërmjet rrugëve detare në
drejtim të Italisë të imigrantëve të parregullt. Ky
është një sukses i madh dhe përvojë shumë e
mirë për të cilën po punohet në vazhdimësi për
ta ruajtur këtë standard. Theksojmë se kontrolli i
vijës së kalimit kufitar detar është një rrugë që ka
problematika edhe në vendet më të zhvilluara të
BE-së. Për këtë arsye Forca Detare ka hartuar
planin e modernizimit të rritjes së kapaciteteve të
Rojës Bregdetare.
Për më të shumtën e emigrantëve të
paligjshëm që udhëtojnë në vendet e tjera të
destinacionit nëpërmjet së ashtuquajturës rrugë e
Ballkanit Perëndimor, Shqipëria është kryesisht
vend transit. Duke pasur parasysh që linja
kufitare jugore e juglindore shtrihet përgjatë
kufijve malorë dhe zonave më pak të populluara
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents