Fletorja Zyrtare në një masë më të madhe, zbulimi i migrantëve të parregullt nënkupton që policia kufitare nuk është e pajisur në mënyrë të duhur për të luftuar dhe zbuluar këtë lloj të krimit ndërkufitar. Gjithashtu, një dukuri e dukshme, e cila është rritur në mënyrë të vazhdueshme, me të cilën Shqipëria është përballur vitet e kaluara, është numri i azilkërkuesve. Duke qenë në kufi me një vend anëtar të BE-së, si Greqia, në të cilin aktualisht ka grumbullime të mëdha imigrantësh të ardhur nga vendet e lindjes, statusi i Italisë si Viti 2021 – Numri 7 vend anëtar i BE-së dhe hyrja e Kroacisë në Bashkimin Evropian, janë një motiv shtesë për ardhjen dhe rritjen e numrit të azilkërkuesve në Shqipëri, me qëllim lëvizjen drejt këtyre vendeve. Siç shihet nga grafiku, më poshtë, viti 2015, 2016 dhe 2017, njohu rënie të numrit të imigrantëve të parregullt, por viti 2018 dhe 2019 dhe viti 2020 shënon një trend rritjeje, me hapa të shpejtë, gjë që tregon se Shqipëria vijon të jetë vend atraktiv për kalimin transit nga Greqia drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Përveç këtyre rrjedhave të migracionit, të cilat janë shoqëruar nga fenomene të ndryshme kriminale si: trafikimi i qenieve njerëzore, kondrabandimi i imigrantëve (dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit) dhe falsifikimi i dokumenteve, apo qarkullimi i mundshëm i elementeve ekstremiste të dhunshme dhe atyre terroriste, duhet të theksohet se e ashtuquajtura rrugë ballkanike është ende rrugë aktuale për kontrabandën e drogave të paligjshme, automjeteve të vjedhura dhe armëve dhe lidhjen e vendeve të Bashkimit Evropian me Lindjen e Mesme dhe Lindjen e Largët, që është një sfidë për të gjitha autoritetet e përfshira në menaxhimin e kufijve. Gjatë periudhës 2014–2020, nga ana e Policisë Kufitare dhe Migracionit, janë evidentuar 231 raste të dhënies ndihmë të kalimit të paligjshëm të kufirit (kondrabandimin e imigrantëve). Kalimi i paligjshëm i kufirit, kryesisht i shtetasve shqiptar drejt vendeve fqinje, ka mbetur fenomen i përhapur. Ky fenomen është më i përhapur në kufirin juglindor, me Greqinë, ku shtetasit shqiptar, qëllimi i të cilëve është punësimi sezonal apo që kanë shkelur, në të kaluarën, afatet e qëndrimit, kalojnë ose tentojnë të kalojnë kufirin duke iu shmangur kontrolleve kufitare. Gjatë periudhës 2014–2020, janë evidentuar 3985 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit. Faqe|1399

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents