Fletorja Zyrtare Krimet në fushën e doganave kanë qenë dhe mbeten tjetër objektiv prioritar i agjencive që operojnë në kufi. Gjatë periudhës 2014 – 2020, nga strukturat e Policisë Kufitare në bashkëpunim edhe me shërbimin doganor, janë evidentuar 328 vepra penale në fushën e kontrabandës së mallrave. Qarkullimi i mundshëm i elementeve terroriste dhe individëve ekstremist të dhunshëm, ndonëse jo shumë i përhapur, mbetet kërcënim serioz. Eksperienca e vendeve që kanë qenë objekt i sulmeve terroriste dhe rasti i një luftëtari të huaj terrorist të kapur në vendin tonë dhe me pas të ekstraduar, është tregues i qarkullimit të mundshëm të tyre nëpërmjet vendit tonë. Trafikimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit, ndonëse është reduktuar ndjeshëm, mbetet kërcënim për sigurinë kufitare dhe rrjedhimisht edhe për atë kombëtare. 2.2 Sfidat Në përputhje me konceptin e ri të Menaxhimit të Integruar të Kufirit të BE-së dhe procedurat e standardizuara në kufijtë e jashtëm, sfidat me të cilat përballen vendet anëtare të BE-së, kërkesat për forcimin e bashkëpunimit operacional në kontrollin kufitar, nevojën për të përmirësuar analizën e rreziqeve, si dhe bashkëpunimin ndërministror dhe ndërkombëtar, është përgatitur Strategjia e Menaxhimit të Integruar të Kufirit 2021–2027 dhe plani i veprimit në zbatim të saj, me aktivitete të identifikuara që kërkohen për të arritur në mënyrë efektive objektivat e përcaktuara në këtë dokument. Strategjia dhe plani i veprimit për zbatimin e Strategjisë pasqyrojnë konceptin e Menaxhimit të Integruar të Kufirit të BE-së, duke marrë parasysh statusin aktual të integrimit të Shqipërisë në BE. Përveç këtij dokumenti strategjik, agjencitë e zbatimit të ligjit, veçanërisht ato që kanë detyrime të përcaktuara në këtë dokument, do të koordinojnë planet e punës duke siguruar përparim të koordinuar drejt një qëllimi të përbashkët me rëndësi për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe në zonën Schengen. 3. Pozicioni gjeopolitik dhe karakteristikat e kufirit Shqipëria është një vend evropian, mesdhetar dhe ballkanik me lidhje me të gjithë botën përmes porteve në detin Adriatik e Jon dhe aeroportin e Tiranës. Shqipëria, gjithashtu, ka zona të caktuara ujore në detet Adriatik e Jon dhe në liqenin e Shkodrës, Pogradecit dhe Prespës. Viti 2021 – Numri 7 Politikisht Shqipëria është vend kandidat për anëtarësimin në BE, gjeografikisht ndodhet midis Republikës së Greqisë, shtetit anëtar të BE-së, vendeve që kanë statusin e vendeve kandidate të BE-së (Mali i Zi, Maqedonia) dhe Kosovës, vend që ka nënshkruar Marrëveshjen e stabilizimasocimit me BE-në, gjë e cila i vendos, autoritetet e shtetit shqiptar para detyrimit për të miratuar standardet dhe praktikat më të mira të Bashkimit Evropian në fushën e sigurisë kufitare, për shkak të marrjes së përgjegjësisë relativisht të shpejtë për kontrollin e kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian. Migracioni, si një proces i vazhdueshëm i lëvizjes së njerëzve, është në qendër të interesit politik jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën, pasi Bashkimi Evropian po përballet me presione të vazhdueshme domethënëse të migracionit. Shqipëria është një vend i Evropës Juglindore dhe Mesdheut dhe ndodhet në kryqëzimin midis Evropës Lindore dhe Perëndimore dhe pjesëve jugore dhe veriore të kontinentit. Për shkak të vendndodhjes së saj gjeografike, është një lidhje natyrore përmes së cilës kalojnë flukse të caktuara migracioni dhe trafiku. Zhvillimi ekonomik, nevojat e tregut të punës dhe veçanërisht lidhjet e transportit që përshkojnë territorin e Shqipërisë dhe kanë kontribuar në flukset e shumta të migracionit. Duke marrë parasysh pozicionin gjeopolitik, specifikat e kufijve jeshil dhe blu dhe analizën e rreziqeve, aspektet kryesore të sigurisë së kufijve kanë të bëjnë me: Kufiri shtetëror i Republikës së Shqipërisë shtrihet mbi tokë, det, liqene dhe lumenj dhe gjatësia e tij është rreth 1094 km (nëse i shtohet dhe vija bregdetare, gjatësia është 1250 km), si më poshtë: - Kufi tokësor 627 km; - Kufi detar 362 km (përfshirë vijën bregdetare, 472 km); - Kufi liqenor 73 km; - Kufi lumor 78 km. Sipas shteteve gjatësia e kufirit është, si më poshtë: - Me Malin e Zi: gjatësia e kufirit është 220 km, nga të cilat, 126 km tokësor; 22 km detar, 38 km liqenor, 24km lumor dhe 8 km përrenj; Faqe|1401

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents