Fletorja Zyrtare
autoritetet, përdorim efikas të burimeve njerëzore
dhe teknike. Kontrollet e përbashkëta të policisë,
doganave duhet të kryhen në të gjitha pikat e
kalimit kufitar, me parimin e një ndalesë.
Zhvillimi i sistemeve të ndryshme të
informacionit të BE-së, të tilla si sistemi evropian i
hyrjes/daljes, Sistemi i Informacionit Schengen dhe
risitë e tjera të lidhura me IT-n, do të jenë baza për
planifikimin e përmirësimit të kontrolleve kufitare.
Zhvillimi i mëtejshëm i infrastrukturës në pikat e
kalimit kufitar do të sigurojë kontroll më efikas të
kufirit dhe funksionim të qetë të transportit të
udhëtarëve dhe trafikut të mallrave.
Aktualisht, menaxhimi i kufijve të Republikës së
Shqipërisë synon arritjen plotësisht të kërkesave të
BE-së dhe Schengen-it. Për përmirësimin e situatës
në këtë fushë, koncepti i Menaxhimit të Integruar
të Kufirit, duhet të monitorohet vazhdimisht,
veçanërisht në aplikimin e procedurave, pajisjeve
teknike dhe infrastrukturës kufitare, të cilat duhet të
jenë në përputhje me standardet Schengen.
Ky objektiv synohet të arrihet nëpërmjet
përmbushjes së masave të mëposhtme:
Masa 1: Vënia në zbatim e sistemit ATS-G
të të dhënave të pasagjerit
Kjo masë synon sigurimin e një sistemi
funksional të shkëmbimit të të dhënave të
pasagjerit. Kjo masë do të realizohet nëpërmjet
përgatitjes dhe miratimit të Procedurave Standarde
të Punës për grumbullimin dhe përpunimin e
informacionin paraprak të pasagjerëve dhe trajnimi
të personelit të Komisariatit të Policisë Kufitare
Rinas për grumbullimin dhe përpunimin e
informacionin paraprak të pasagjerëve.
Masa 2: Miratimi i rregullores “Për rregullat
e mbikëqyrjes së kufijve detare në kuadër të
bashkëpunimit operacional të koordinuar
midis institucioneve kombëtare dhe Agjencisë
Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare
(FRONTEX)”.
Kjo masë synon të realizojë një përafrim të
pjesshëm të legjislacionit kombëtar me rregulloren
e Parlamentit dhe Këshillit të Evropës nr.
656/2014. Kjo masë do të realizohet nëpërmjet
ngritjes së grupit të përbashkët të punës, hartimit
dhe miratimit të rregullores “Për rregullat e
mbikëqyrjes së kufijve të jashtëm detarë në kuadër
të bashkëpunimit operacional kombëtar e
ndërkombëtar”, si dhe nëpërmjet trajnimit të
personelit të agjencive të zbatimit të ligjit, për
Viti 2021 – Numri 7
zhvillimin e operacioneve të përbashkëta, për
kontrollin e kufijve të jashtëm.
Masa 3: Miratimi i legjislacionit për ngritjen
dhe funksionimin e Qendrës Kombëtare të
Menaxhimit të Integruar të Kufirit
Kjo masë synon të bëjë përafrim të pjesshëm të
legjislacionit
kombëtar
me
rregulloren
nr. 1052/2013, e Parlamentit Evropian dhe të
Këshillit për ngritjen e Sistemit Evropian të
Mbikëqyrjes së Kufirit (Eurosur). Kjo masë do të
realizohet nëpërmjet aktiviteteve të mëposhtme:
- përgatitja dhe miratimi i vendimit të Këshillit
të Ministrave për ngritjen e Qendrës Kombëtare të
Menaxhimit të Integruar të Kufirit,
- realizimi i projektit dhe ndërtimi i zyrave të
nevojshme për funksionimin normal të QKK-së;
- plotësimi i strukturës organike të QKK-së dhe
QKR-së me personelin e nevojshëm;
- ngritja e infrastrukturës për përcjelljen e
informacionit të nevojshëm në QKK dhe QKR
nga të gjitha sistemet e ngritura dhe ato që do të
ngrihen për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit;
- vendosja e bashkëpunimit operacional me
qendrën e FRONTEX-it, qendrat e KK-së të
shteteve anëtare të BE-së dhe vendeve të treta;
- vendosja e bashkëpunimit operacional me
qendrat e Interpol, Europol, SIS/Sirene, oficerët
ndërlidhës dhe agjencitë e tjera ndërkombëtare
ligjzbatuese në kufi;
- miratimi i procedurave standarde të punës së
Qendrës Kombëtare të Menaxhimit të Integruar të
Kufirit.
Masa 4: Forcimi i autonomisë së Policisë
Kufitare dhe Migracionit në fushën
operacionale dhe menaxheriale
Kjo masë do të realizohet nëpërmjet:
- ngritjes së strukturës së shërbimeve
mbështetëse pranë Departamentit për Kufirin dhe
Migracionin;
- krijimit të një banke të të dhënave për
menaxhimin e burimeve logjistike të shërbimeve
për kufirin dhe migracionin.
Masa 5: Zhvillimi dhe përmirësimi i
Procedurave Standarde të Punës (PSP),
përafrimi i tyre me standardet e kufijve
Schengen
Kjo masë synon rishikimin dhe miratimin e
procedurave standarde të punës në përputhje me
Kodin Schengen.
Faqe|1405
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents