Fletorja Zyrtare 1.2 Objektivi specifik 2, i qëllimit të politikës 1: Përmirësimi i sistemit për mbikëqyrjen e hapësirës detare, kontrollit kufitar dhe kërkim– shpëtimit në det. Aktualisht mbikëqyrja e hapësirës detare kryhet nëpërmjet Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare, sistem ky në varësi të Forcës Detare/Rojës Bregdetare, por që në kuadër të QNOD-it, në të kanë akses dhe marrin informacion të gjitha institucionet shtetërore në këtë Qendër. Nga analizat e deritanishme, rezulton se ky sistem ka nevojë për përmirësimin e kapaciteteve për kontrollin e plotë të hapësirës ujore, veçanërisht në afërsi të bregut të detit për arsye të thyeshmërisë së terrenit dhe të cilat mund të shfrytëzohen lehtësisht për veprimtari të kundërligjshme. Forca Detare/Roja Bregdetare do të nënshkruajnë një marrëveshje afatgjatë me kompaninë prodhuese të sistemit Lockheed Martin për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e këtij sistemi. Këto përmirësime midis të tjerash do të përfshijnë edhe vendosjen e radarëve shtesë për mbulimin e zonave të vdekura të bregdetit, si dhe të kamerave për shikimin natën. Në funksion të përmbushjes së misionit dhe për zbatimin e detyrimeve ligjore për mbikëqyrjen dhe kontrollin e këtij kufiri, aktualisht shërbimet Policisë Kufitare kanë në dispozicion një numër të mjeteve lundruese. Një pjesë e konsiderueshme e tyre i përkasin një gjeneratë të vjetër teknologjike, kanë plotësuar ciklin jetësor të përdorimit dhe planizohen për heqjen e shpejtë nga përdorimi dhe zëvendësimin e tyre. Me qëllim zgjidhjen e problematikës dhe rregullimin e gjendjes për përmirësimin e shërbimeve në Sektorin e Kufirit Blu, do të konsiderohet implementimi i projektit të vitit 2017, i cili në mënyrë të përmbledhur konsiston në: - Heqjen nga përdorimi të mjeteve të vjetra lundruese (të ngelen në përdorim vetëm 7 mjetet lundruese të tipit “FB Designe”) dhe zëvendësimi i tyre me të reja, gjithsej 25 të tilla sipas fish projekteve të përgatitura për këtë qëllim; - Blerjen e motorëve të rinj për mjetet “FB Designe” (janë blerë 6 të tillë në vitin 2018, duhen të blihen edhe 4 të tjerë për të cilët të shikohet mundësia për t’u blerë po këtë vit); - Ndërtimin e 13 vendbazimeve, pasi aktualisht kemi vetëm 2 të tilla për mjetet lundruese të PKM (1 në Durrës dhe 1 në Pogradec). Faqe|1406 Viti 2021 – Numri 7 Ky objektiv synohet të arrihet nëpërmjet përmbushjes së masave të mëposhtme: Masa 1: Përgatitja e projektit për Sistemin elektronik të Unifikuar të Mbikëqyrjes së Kufirit Shtetëror Kjo masë synon të realizojë ngritjen e Sistemit Elektronik të Unifikuar të Mbikëqyrjes së Kufirit Shtetëror dhe do të realizohet nëpërmjet sigurimit të mbulimit me vëzhgim të kufirit tokësor në përputhje me analizën e rrezikut dhe vlerësimin e kërcënimit me mbikëqyrje të vazhdueshme, me rritje të aftësive njerëzore dhe teknike me azhurnim të përhershëm të panoramës së situatës nga QKKja, ngritjes së një grupi pune ekspertësh, konceptimi i projektit paraprak, si dhe përcaktimit të përparësive për realizimin e projektit. Masa 2: Forcimi i kapaciteteve të mbikëqyrjes elektronike të kufirit blu Kjo masë do të realizohet nëpërmjet aktiviteteve të mëposhtme: - përmirësimit të kapaciteteve të Sistemit aktual të Mbikëqyrjes Elektronike të Kufirit Blu me qëllim eliminimin e mangësive të konstatuara; - ngritjes së Sistemit të Vëzhgimit të Policisë për Mbikëqyrjen e Kufijve Detarë, sistem (prej 5 radarësh dhe kamera), i cili të jetë i integruar me SIVHD dhe përcjellja nëpërmjet tij e panoramës së hapësirës detare në QKK; - instalimit të radarëve për mbikëqyrjen elektronike të kufirit blu në liqenet e Shkodrës, Ohrit dhe Prespës; - lidhjes dhe vendosjes së bashkëpunimit operacional midis QKK Tirana dhe QKK të vendeve të Detit Adriatik dhe Jon (Itali, Mali i Zi, Greqi dhe Maqedoni e Veriut, për liqenet); - marrjen dhe azhurnimin e përhershëm të panoramës së situatës në kufirin shtetëror (tokësor dhe detar) nga QKK dhe sigurimi i reagimit efektiv të strukturave në këtë fushë. Masa 3: Forcimi i kapaciteteve logjistike të Policisë Kufitare dhe Migracionit për mbikëqyrjen e kufirit blu Kjo masë ka për qëllim të sigurojë një flotë të patrullimit të kufirit detar krejtësisht funksionale. Kjo masë do të realizohet nëpërmjet aktiviteteve të mëposhtme: - pajisja e Policisë Kufitare dhe Migracionit me mjete lundruese për mbikëqyrjen e kufirit blu. Përmirësimi i aftësive të reagimit detar, do të përfshijë rinovimin e mjeteve lundruese ekzistuese

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents