Fletorja Zyrtare
(7 të tilla) dhe blerjen e mjeteve të reja të patrullimit
(15–18 mjete lundruese) me performancë të lartë,
duke shfrytëzuar edhe fondet e BE-së të akorduara
për këtë qëllim;
- trajnimi i personelit të Policisë Kufitare për
operimin me mjetet lundruese;
- forcimi i kapaciteteve njerëzore dhe teknike të
Repartit Special për Kufirin dhe Migracionin
“DELTA” për mirëmbajtjen e mjeteve lundruese
përmes trajnimi të personelit mirëmbajtës të
mjeteve lundruese;
- ngritja e njësisë së lëvizshme të mirëmbajtjes së
mjeteve lundruese dhe pajisja me mjetet e
nevojshme;
- zhvillimi i trajnimeve dhe mirëmbajtja e
mjeteve dhe pajisjeve të mbikëqyrjes së kufirit blu.
Masa 4: Rishikimi i Planit Kombëtar të
Kërkimit dhe Shpëtimit në hapësirën detare
duke u përafruar në përputhje me standardet
dhe detyrimet e BE-së, me detyra të qarta dhe
konkrete
për të
gjitha institucionet
pjesëmarrëse
Kjo masë synon zbatimin e detyrimeve të
Kërkimit dhe Shpëtimit në hapësirën detare në
përputhje me standardet dhe detyrimet e BE, me
detyra të qarta dhe konkrete për të gjitha
institucionet pjesëmarrëse. kjo masë do të
realizohet nëpërmjet aktiviteteve të mëposhtme:
- përgatitja e urdhrit dhe ngritja e grupit të
punës për përgatitjen e draftit të Planit Kombëtar
të kërkim–shpëtimit në det;
- miratimi i Planit Kombëtar të Kërkimit dhe
Shpëtimit në hapësirën detare;
- përgatitja e draftit të procedurave të
përbashkëta standarde të punës për zhvillimin e
operacioneve të kërkim–shpëtimit në det;
- miratimi i procedurave standarde të punës për
zhvillimin e operacioneve të kërkim–shpëtimit në
det;
- trajnimi i përbashkët i personelit të agjencive të
zbatimit të ligjit për zhvillimin e operacioneve të
kërkim–shpëtimit në det.
Masa
5:
Zhvillimi
i
fushatave
ndërgjegjësuese për detyrimet e subjekteve
shtetërore dhe private për shpëtimin e jetëve
në det
Kjo masë synon ndërgjegjësim të subjekteve
shtetërore dhe private që ushtrojnë aktivitetet në
hapësirën blu, për zbatimin e detyrimeve për
shpëtimin e jetëve në det, sipas legjislacionit
Viti 2021 – Numri 7
kombëtar dhe ndërkombëtar. Masa do të realizohet
nëpërmjet këtyre aktiviteteve:
- Zhvillimi takimeve informuese me subjektet
shtetërore dhe private që ushtrojnë aktivitetet në
hapësirën blu, për detyrimin për shpëtimin e jetëve
në det, sipas legjislacionit kombëtar dhe
ndërkombëtar;
- Prodhimi dhe shpërndarja e materialeve
informuese rreth detyrimeve që rrjedhin nga
legjislacioni ndërkombëtar për shpëtimin e jetëve
në det.
1.3 Objektivi specifik 3, i qëllimit të
politikës 1: Reduktimi i vulnerabilitetit
(ndjeshmërisë) në kufi duke reaguar në mënyrë më
efektive me vendosjen e burimeve të
disponueshme, bazuar në analizën e rrezikut të
kryer dhe kërcënimit që mund të ndikojë në
sigurinë kufitare, në përputhje me modelin e
CIRAM-it të BE-së.
Departamenti i Policisë Kufitare dhe
Migracionit ka krijuar një model të analizës së
rrezikut në përputhje me metodologjinë e
FRONTEX (CIRAM 2.0). Analiza e rrezikut bëhet
në të tre nivelet (qendror, rajonal dhe lokal), e cila
është e detyrueshme dy herë në vit, si dhe analiza të
synuara siç kërkohet.
Miratimi i një udhëzuesi për zhvillimin e
analizës së rrezikut në të tre nivelet, në përputhje
me metodologjinë e FRONTEX-it (CIRAM 2.0),
është i nevojshëm, i cili të jetë në përputhje me
Modelin e Përbashkët të Analizës së Riskut, që po
ndiqet në Departament. Në të tria nivelet, për
oficerët e përfshirë në analizën e rrezikut, janë kryer
trajnime, si dhe janë planifikuar masa të reja në
periudhën e ardhshme. Ngritja e një sistemi për
përpilimin, vlerësimin, shpërndarjen dhe përcjelljen
e informacionit operacional INFOSTREAM,
bazuar në modelin 4x4, konsiderohet një
domosdoshmëri.
Bashkëpunimi me FRONTEX është konstant
dhe zbatohet përmes WB-RAN (Rrjeti i Analizës së
Riskut në Ballkanin Perëndimor), brenda së cilës
hartohet një AR vjetor për vendet e Ballkanit
Perëndimor nga FRONTEX dhe vendet anëtare të
WB RAN. Në bashkëpunim me FRONTEX, u
zhvillua një broshurë në lidhje me treguesit e
rrezikut të zakonshëm për luftëtarët e huaj
terroristë, e cila iu dha për përdorim të gjitha
vendkalimeve kufitare.
Faqe|1407
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents