Fletorja Zyrtare Bashkëpunimi ndërsektorial mundëson angazhimin dhe përdorimin optimal të burimeve njerëzore, teknike dhe buxhetore të agjencive të përfshira në zbatimin e Strategjisë, me qëllim lehtësimin e qarkullimit legjitim të shtetasve dhe mallrave, përmirësimit të sigurisë kufitare, mbrojtjes së jetës, shëndetit dhe pronës së njerëzve, shëndetit të kafshëve, bimësisë dhe ekosistemeve përgjatë kufirit shtetëror, si dhe parandalimin e goditjen e krimit ndërkufitar. Ky bashkëpunim në veçanti ka të bëjë me koordinimin e punës dhe promovimin e bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve kompetente për kontrollin dhe mbrojtjen e kufijve, analizën e përbashkët të rrezikut, krijimin e ekipeve të përbashkëta të punës, zbatimin e veprimeve të përbashkëta, ofrimin e mbështetjes profesionale dhe teknike, përdorimin e përbashkët të pajisjeve, arsimim dhe trajnime të përbashkëta, bashkëpunimin me autoritete të tjera, bashkëpunimin ndërkombëtar, shkëmbimin e të dhënave dhe informacionit. Ai gjithashtu nënkupton bashkëpunim me institucionet, autoritetet, zyrat dhe agjencitë përkatëse të Bashkimit Evropian, përfshirë shkëmbimin e përhershëm të informacionit përmes përdorimit të instrumenteve ekzistuese, siç është Sistemi Evropian i Mbikëqyrjes së Kufijve “EUROSUR”, i krijuar me Rregulloren (BE) nr. 1052/2013, të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, të 22 tetorit 2013. Rregullorja (BE) 2019/1896, u rekomandon shteteve anëtare të krijojnë qendra kombëtare koordinimi në mënyrë që të përmirësojnë shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërmjet shteteve anëtare, në lidhje me mbrojtjen e kufirit kombëtar dhe zbatimin e kontrollit kufitar. Për funksionimin efektiv të EUROSUR-it, është thelbësore që të gjitha autoritetet kombëtare përgjegjëse për mbrojtjen e kufijve të jashtëm të bashkëpunojnë përmes Qendrave Kombëtare të Menaxhimit të Integruar të Kufirit. Në këtë kontekst, Shqipëria do t’i kushtojë vëmendje të veçantë ngritjes së Qendrës Kombëtare të Menaxhimit të Integruar të Kufirit. Për Menaxhimin e Integruar të Kufirit në nivel lokal, do të ngrihen bordet e Menaxhimit të Integruar të Kufirit. Bordet do të drejtohen nga drejtorët e drejtorive vendore për kufirin dhe Faqe|1410 Viti 2021 – Numri 7 migracionin me anëtar drejtorët e degëve të doganës, drejtorët rajonalë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, drejtorët rajonalë të Institutit të Shëndetit Publik dhe drejtorët e drejtorive vendore të policisë. Bordet do të mblidhen çdo tre muaj për të analizuar zbatimin e Strategjisë në nivel lokal dhe do të shqyrtojnë hartimin dhe miratimin e mundshëm të planeve të përbashkëta të masave për adresimin e çështjeve në interes të menaxhimit dhe sigurisë kufitare. Pas çdo mbledhje, bordet do të informojnë Sekretariatin Teknik. Ky objektiv synohet të arrihet nëpërmjet përmbushjes së masave të mëposhtme: Masa 1: Përgatitja e Rregullores së Bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit; Masa 2: Rishikimi i Rregullores së Bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit, Shërbimit Doganor, Shërbimit Veterinar dhe Shërbimit Fitosanitar, të vitit 2009, në përputhje dhe ndryshimet institucionale dhe ligjore; Masa 3: Ngritja e Grupit të Përhershëm të Punës për studimin e përbashkët të nevojave dhe aplikimin për investime dhe projekte në fushën e sigurisë kufitare; Masa 4: Studimi i nevojave dhe përgatitja, miratimi dhe implementimit i planeve vjetore të trajnimeve të përbashkëta të personelit të agjencive të zbatimit të ligjit që operojnë në kufi; Masa 5: Forcimi i kapaciteteve për shkëmbimin e informacionit të kohë reale, ndërmjet Agjencive të Zbatimit të Ligjit që operojnë në kufi; Masa 6: Forcimi i bashkëpunimit me operatorët në transportin ajror, detar dhe hekurudhor; Masa 7: Hartimi i modulit me temë “Menaxhimi i integruar i kufirit një nga detyrimet për integrimin e Shqipërisë në BE; Masa 8: Mundësimi i aksesimit në bazën e të dhënave shtetërore “Regjistri Kombëtar i Pasurive Kulturore (RKPK)”, me qëllim përmirësimin e infrastrukturës për monitorimin e qarkullimit civil dhe fizik të pasurive kulturore. 1.5 Objektivi specifik 5, i qëllimit të politikës 1: Forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar, veçanërisht me vendet fqinje, institucionet e BE-së dhe Agjencinë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare (FRONTEX) për çështjet e kufijve, parandalimin e migracionit të

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents