Fletorja Zyrtare
dypalëshe dhe shumëpalëshe (marrëveshje
ripranimi), me qëllim ndjekjen dhe kryerjen e
procedurave të kthim/ripranimit të shtetasve të saj,
kthimet vullnetare, kthim vullnetar i asistuar,
zbatimi i së cilës asistohet nga Organizata
Ndërkombëtare për Migracionin në Shqipëri
(IOM). Inicimi dhe nënshkrimi i marrëveshjeve të
ripranimit është
një
politikë
konstante
institucionale.
Zbatimi i procesit të kthim/ripranimeve
mbështetet nga oficerët e kontaktit shqiptarë
dhe/ose të huaj, si dhe stafet konsullore shqiptare
dhe/ose të huaja që marrin pjesë në praktikat e
bashkëpunimit për realizmin e kthim/ripranimit të
personave. Si rezultat i refuzimit të azilkërkimit për
shtetas shqiptarë në disa shtete të BE-së, kthimet,
pas përfundimit të procesit të azilkërkimit, nga një
natyrë detyruese janë konvertuar në një natyre
vullnetare. Bisedimet dypalëshe i kanë paraprirë
potencimit të fenomenit të kthimit vullnetar,
kryesisht nëpërmjet fluturimeve speciale, me
eskortat e tyre, nga shtete të BE-së si Gjermania,
Franca, Britania e Madhe, Suedia, Spanja, Holanda,
Belgjika, Italia etj. Shumë fluturime të kësaj natyre
koordinohen nga FRONTEX (Agjencia Evropiane
e Menaxhimit të Kufijve dhe Rojës Bregdetare). Që
nga viti 2014 e në vazhdim, në koordinim me
FRONTEX dhe në bashkëpunim me disa vende të
BE-së (kryesisht Franca), kryhen periodikisht
fluturime të përbashkëta riatdhesimi (CROCollecting Return Operation) me eskortë shqiptare, e
trajnuar dhe certifikuar nga FRONTEX. Avokati i
Popullit (Ombudsman), si monitorues kombëtar,
është i pranishëm në çdo fluturim të tillë, me qëllim
monitorimin dhe respektimin e të drejtave të
shtetasve, subjekte të kthim/ripranimit.
Sistemi elektronik (FER) i hedhjes dhe
menaxhimit të dhënave identitare dhe biometrike
për shtetasit e huajt me qëndrim të parregullt,
implementimi i së cilës ka filluar në gusht 2014,
përbën një bazë të fuqishme informacioni që
mundëson në kohë reale përftimin dhe
shkëmbimin e informacionit operacional në kuadër
të trajtimit të çështjeve të migracionit të parregullt
dhe kthimeve.
Për të siguruar kushtet për një kthim efektiv në
vendin e origjinës apo të tranzitit policia kufitare
dhe migracionit mund të marrë masën e ndalimit
administrativ në një qendër. Ndalimi në një Qendër
të Mbyllur është masa e fundit administrative që
Viti 2021 – Numri 7
merret dhe ekzekutohet nga autoriteti shtetëror
përgjegjës për trajtimin e të huajve kur janë
ezauruar të gjitha masat e mundshme alternative. I
huaji mbahet i ndaluar në qendër të mbyllur, të
ngritur posaçërisht për këtë qëllim, në afate sa më
të shkurtra kohore, derisa të kryhen procedurat
ligjore për të mundësuar largimin/dëbimin e tij nga
Republika e Shqipërisë.
Inicimi dhe nënshkrimi i marrëveshjeve të
ripranimit të shtetasve të vendeve të
treta/personave pa shtetësi me vendet e origjinës
dhe transitit, është dhe mbetet një politikë
konstante institucionale.
Në fushën e trajtimit të migracionit të parregullt
duke siguruar kthimin efikas dhe të qëndrueshëm,
për Shqipërinë vazhdon të jetë prioritet në
veçanërisht kthimi vullnetar. Në përputhje me
direktivën e kthimit, politika e kthimit në Shqipëri
mbështet kthimin vullnetar të personave të cilët
janë subjekt i një mase ligjore për t’u larguar nga
territori i Shqipërisë. Politikat e kthimit,
ripranimeve, politika e largim/dëbimeve, politika e
mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore të
imigrantëve dhe mbrojtjes së të dhënave personale,
masat represive dhe ankimimi ndaj tyre etj., janë të
shprehura në normativën ligjore për të huajt (ligji
nr. 108/2013, “Për të huajt”, i ndryshuar, me ligjin
nr. 74/2016, dhe aktet normative në zbatim të tij;
udhëzimi i ministrit të Brendshëm nr. 293, datë
4.6.2015, “Mbi trajtimin e shtetasve të huaj me
qëndrim të parregullt në territorin e Republikës së
Shqipërisë”; procedura standarde për procesin e
përzgjedhjes nr. 172, datë 8.2.2018; procedura
standarde e largim/dëbimit nga territori i RSH-së
nr. 176, datë 8.2.2018).
Departamenti për Kufirin dhe Migracionin
ndjek dhe përditëson panoramën situacionale dhe
prognozën
e
situatës
së
kthimeve.
Kthim/ripranimet e shtetasve të huaj përbëjnë një
sfidë për autoritetin e policisë kufitare dhe
migracionit. Strukturat e interesuara në Ministrinë e
Brendshme dhe Departamenti për Kufirin dhe
Migracionin në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim
të vazhdueshëm me Ministritë e përfshira në
çështjet e kthim/ripranimeve, do të ndjekin në
dinamike evolucionin ligjor dhe praktikat më të
mira evropiane në fushën e kthimeve me qëllim
transpozimin e tyre në legjislacionin kombëtar.
Ky objektiv synohet të arrihet nëpërmjet
përmbushjes së masave të mëposhtme:
Faqe|1413
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents