Fletorja Zyrtare Masa 1: Hartimi dhe nënshkrimi i Marrëveshjeve të Ripranimit me: Indinë, Algjerinë, Egjiptin, Pakistanin, Marokun, nëpërmjet së cilës synohet forcimi i bashkëpunimit për përmirësimi i sistemit të ripranimit të shtetasve të huaj dhe vendas në përputhje me marrëveshjet dhe detyrimet reciproke. Masa 2: Hartimi dhe miratimi i udhëzimit për asistencën në rastet e transitit për qëllim largimi në rrugë ajrore, nëpërmjet së cilës synohet forcimi i bashkëpunimit dypalësh dhe shumëpalësh nëpërmjet krijimit të kuadrit normativ/procedural për ofrimin e asistencës në tranzit për qëllim largimi në rrugë ajrore. Masa 3: Hartimi dhe miratimi i udhëzimit për organizimin dhe pjesëmarrjen në fluturimet e përbashkëta të dy ose më shumë shteteve, me qëllim dëbimin nga territori të të huajve të cilët janë subjekt i urdhrit individual të dëbimit, nëpërmjet së cilës synohet standardizimi komunitar i kuadrit procedural të bashkëpunimit dypalësh dhe shumëpalësh me qëllim rritjen e numrit të kthimeve efektive në vendet e origjinës. Masa 4: Hartimi dhe miratimi i udhëzimit ndërinstitucional për procedurat e kthimit vullnetar dhe kthimit vullnetar të asistuar (KVA), nëpërmjet së cilës synohet krijimi i kuadrit procedural të bashkëpunimit ndërinstitucional për kthimin vullnetar të asistuar dhe rritja e numrit të shtetasve të kthyer nëpërmjet kësaj procedure. Masa 5: Forcimi i kapaciteteve institucionale për realizimin e kthimeve dhe mundësimin e burimeve njerëzore/logjistike dhe trajnimin e specializuar për drejtues eskorte dhe eskorta, nëpërmjet së cilës synohet sigurimi i bazës materiale/logjistike adekuate dhe fillimi i fluturimeve nacionale dhe të përbashkëta të kthimeve në kuadrin e implementimit të marrëveshjeve të ripranimit. Masa 6: Përmirësimi i kushteve të trajtimit dhe akomodimit të migrantëve në Qendrën e Mbyllur për të Huajt Karreç/Rinovimi i Qendrës së Karrecit, nëpërmjet së cilës synohet plotësimi i standardeve të trajtimit të migrantëve në QMH, në përputhje me konventa ndërkombëtare. QËLLIMI I POLITIKËS 2: LEHTËSIMI I QARKULLIMIT LEGAL TË SHTETASVE DHE MALLRAVE 2.1 Objektivi specifik 1, i qëllimit të politikës 2: Përmirësimi i infrastrukturës në Pikat e Kalimit Faqe|1414 Viti 2021 – Numri 7 Kufitar me qëllim krijimin e kushteve që sigurojnë kalim të lehtësuar dhe të sigurt të shtetasve dhe mallrave. Ministria e Brendshme vazhdon të ndërmarrë aktivitete për ndërtimin, rindërtimin, adaptimin dhe pajisjen e vendkalimeve kufitare, duke marrë parasysh që tendenca e vazhdueshme e rritjes së trafikut në pikat e kalimit kufitar kërkon përmirësimin e duhur të infrastrukturës kufitare. Aktivitetet për ndërtimin dhe pajisjen e pikave të kalimit kufitar janë ndërmarrë për të bërë të mundur që kontrolli kufitar të kryhet në mënyrë të sigurt, në përputhje me standardet dhe kushtet e përcaktuara. Përparim të konsiderueshëm ka pasur në drejtim të rregullimit dhe pajisjeve, por jo të gjitha pikat e kalimit kufitar kanë përmbushur kriteret e përcaktuara në përputhje me dekretin për standardet dhe kushtet, të cilat duhet të përmbushen në drejtim të rregullimit dhe pajisjeve, sipas rekomandimeve të BE-së dhe katalogut të praktikave më të mira në këtë fushë. Gjithashtu, analiza e funksionimit të vendkalimeve kufitare është një fokus i vazhdueshëm i Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme, në kuptim të përmirësimit të infrastrukturës në pikat e kalimit kufitar, me qëllim të lehtësimin e procedurave të kalimit të kufirit shtetëror, veçanërisht gjatë sezonit turistik të verës. Në këtë drejtim, janë instaluar pajisje, kryesisht lexues të dokumenteve të udhëtimit, pajisje kompjuterike dhe kabina shtesë kontrolli në korsitë e trafikut, të cilat shpejtojnë procedurat kufitare dhe shkurtojnë kohën e pritjes në pikat e kalimit kufitar. Instalimi i kamerave të vëzhgimit dhe lexuesve të targave në pikat e kalimit kufitar do të përmirësojë sistemin e kontrollit kufitar, i cili do të shkurtojë kohën e qëndrimit në pikat e kalimit kufitar, dhe pajisjet e instaluara do të shpejtojnë shumë kontrollin kufitar në pikat e kalimit kufitar. Plani i Veprimit për zbatimin e Strategjisë parashikon veprimtari të rëndësishme për ndërtimin dhe rindërtimin e infrastrukturës kufitare me qëllim të kontrollit më efikas të kufirit. Ky objektiv synohet të arrihet nëpërmjet përmbushjes së masave të mëposhtme: Masa 1: Përfundimi i punës për studimin e nevojave për përmirësimin e infrastrukturës në Pikat e Kalimit Kufitar, nëpërmjet së cilës synohet standardizimi i pajisjeve të përdorura nga Policia

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents