Fletorja Zyrtare
Kufitare dhe Dogana për kontrollet kufitare në
përputhje me rekomandimet e Katalogut Schengen.
Masa 2: Rindërtimi i Pikave të Kalimit Kufitar,
e cila synon rindërtimin dhe riparimi i PKK-së
sipas standardeve të kërkuara. Kjo masë synon të
realizohet nëpërmjet aktiviteteve të mëposhtme:
- rindërtimi i Pikës së Kalimit Kufitar QafëBotë.
- rikonstruksioni i godinës së Degës Doganore
Vlorë;
- rikonstruksioni dhe ndërtimi i ambienteve
shtesë në Degën Doganore Morinë;
- rikonstruksioni dhe zgjerimi i Terminalit për
krijimin e kushteve optimale për udhëtaret e Pikës
së Kalimit Kufitar Kakavijë etj.
Masa 3: Përmirësimi i mëtejshëm i
infrastrukturës së IT-së për menaxhimin e
kufijve, nëpërmjet së cilës synohet lidhja me
sistemin TIMS i 13 stacioneve të policisë kufitare
në të cilat mungon ky sistem.
Masa 4: Pajisjen e pikave të kalimit kufitar me
lexues optik portabël të dokumenteve të udhëtimit,
nëpërmjet së cilës synohet, pajisja me 10 lexues
portabël.
2.2 Objektivi specifik 2, i qëllimit të
politikës 2: Negocimi dhe nënshkrimi i
marrëveshjeve për ngritjen e pikave të përbashkëta
të kalimit kufitar dhe doganor.
Marrëveshja për ngritjen e Pikave të
Përbashkëta të Kalimit Kufitar me Republikën e
Kosovës, atë të Grabomit dhe të Zogajve me Malin
e Zi, kanë qenë hapa të rëndësishëm në forcimin e
bashkëpunimit ndërkufitar për lehtësimin e
qarkullimit legjitim të shtetasve dhe mallrave.
Ndërkohë, duhet të vijojnë përpjekjet për ndryshim
e statusit të të gjitha pikave të kalimit kufitar me
Malin e Zi, si dhe nënshkrimin e marrëveshjes për
ndryshimin e statusit të të gjitha pikave të kalimit
kufitar me Maqedoninë e Veriut.
Ndërkohë, kërkohet të forcohet bashkëpunimi
operacional për mbikëqyrjen e përbashkët të kufirit,
duke rritur numrin e patrullimeve të përbashkëta
me Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.
Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet
nënshkrimit të marrëveshjes për ngritjen dhe
funksionimin e Qendrës së Bashkëpunimit Policor
dhe Doganor me Greqinë, në Kakavijë, ndërsa do
të propozohet ngritja e një qendre të tillë edhe në
Kapshticë.
Viti 2021 – Numri 7
Autoritetet shqiptare do të jenë të përkushtuara
për të adresuar çështjet bilaterale me vendet fqinje,
duke arritur kështu një nga ato përparësi të
rëndësishme të politikës së jashtme të Republikës
së Shqipërisë, atë të fqinjësisë së mirë.
Ky objektiv synohet të arrihet nëpërmjet
përmbushjes së masave të mëposhtme:
Masa 1: Përfundimi i negociatave dhe
nënshkrimi i marrëveshjes për ngritjen e Pikave të
Përbashkëta të Kalimit Kufitar dhe kryerjen e
kontrolleve të përbashkëta kufitare dhe doganore
me Maqedoninë e Veriut, i cili do të realizohet
nëpërmjet aktiviteteve të mëposhtme:
- negocimi dhe nënshkrimi i protokolleve të
zbatimit të marrëveshjes për ngritjen e pikave të
përbashkëta të kalimit kufitar dhe kryerjen e
kontrolleve të përbashkëta kufitare dhe doganore
me Maqedoninë e Veriut, për çdo pikë të kalimit
kufitar;
- trajnimi i personelit të pikave të përbashkëta të
kalimit kufitar për kryerjen e kontrolleve të
përbashkëta kufitare dhe doganore;
- vënia në funksion e pikave të përbashkëta të
kalimit kufitar dhe zbatimin e kontrolleve të
përbashkëta kufitare dhe doganore.
Masa 2: Nënshkrimi i marrëveshjes për ngritjen
e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar dhe
kryerjen e kontrolleve të përbashkëta kufitare dhe
doganore me Malin e Zi, i cili do të realizohet
nëpërmjet aktiviteteve të mëposhtme:
- fillimi i negociatave, nënshkrimi i marrëveshjes
për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit
kufitar dhe kryerjen e kontrolleve të përbashkëta
kufitare dhe doganore;
- negocimi dhe nënshkrimi i protokolleve të
zbatimit të marrëveshjes për ngritjen e pikave të
përbashkëta të kalimit kufitar dhe kryerjen e
kontrolleve të përbashkëta kufitare dhe doganore
me Malin e Zi, për çdo Pikë të Kalimit Kufitar;
- trajnimi i personelit të Pikave të pikë të kalimit
kufitar përbashkëta të kalimit kufitar për kryerjen e
kontrolleve të përbashkëta kufitare dhe doganore;
- vënia në funksion e pikave të përbashkëta të
kalimit kufitar dhe zbatimin e kontrolleve të
përbashkëta kufitare dhe doganore;
Masa 3: Negocimi dhe nënshkrimi i
protokolleve të zbatimit të marrëveshjes për
ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar
dhe kryerjen e kontrolleve të përbashkëta kufitare
dhe doganore me Republikën e Kosovës, për çdo
Faqe|1415
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents