Fletorja Zyrtare
Pikë të Kalimit Kufitar, nëpërmjet së cilës synohet
ngritja e PKK të përbashkëta si detyrim dhe zbatim
i katalogut Schengen, në përputhje praktikat më të
mira për lehtësimin e kalimit të shtetasve dhe
mjeteve.
Masa 4: Fillimi i negociatave për nënshkrimin e
marrëveshjes për ngritjen e Pikave të Përbashkëta
të Kalimit Kufitar dhe kryerjen e kontrolleve të
përbashkëta kufitare dhe doganore me Greqinë,
nëpërmjet së cilës synohet nënshkrimi i
marrëveshjes për ngritjen e Pikave të Përbashkëta
të Kalimit Kufitar dhe kryerjen e kontrolleve të
përbashkëta kufitare dhe doganore me Greqinë.
2.3 Objektivi specifik 3, i qëllimit të
politikës 2: Alokimi i burimeve të nevojshme
njerëzore në Pikat e Kalimit të Kufitar në përputhje
me fluksin e qarkullimit ndërkufitar.
Në periudha të veçanta, siç është sezoni turistik
veror dhe periudha e festave të fundvitit, krijojnë
ngarkesa të mëdha në pikat e kalimit kufitar që
kalojnë kufijtë e ngarkesës normale për personelin e
këtyre pikave. Me qëllim krijimin e lehtësirave të
duhura për kalimin pa vonesë të shtetasve dhe
mallrave, tashmë është krijuar një praktikë shumë e
mirë e rialokimit të burimeve njerëzore dhe
vendosjen e tyre në dispozicion të pikave të kalimit
kufitar të cilat përballën me fluks të shtuar. Kjo
praktikë është e nevojshme të vijojë të zbatohet
dhe në të ardhmen.
Ky objektiv synohet të arrihet nëpërmjet
përmbushjes së masave të mëposhtme:
Masa 1: Shtimi i numrit të rojeve kufitare në
pikat e kalimit kufitar në përputhje me nevojat
operacionale, nëpërmjet së cilës synohet plotësimi i
të gjitha funksioneve të lira. Kjo masë do të
realizohet nëpërmjet aktiviteteve të mëposhtme:
Shtimi i numrit të rojeve kufitare në pikat e
kalimit kufitar Morinë, Komisariati i Policisë Rinas,
Port Durrës, Qafë Thanë, Kakavijë, Kapshticë etj.;
Plotësimi me personel i funksioneve të lira në
Pikat e Kalimit Kufitar.
Masa 2: Rialokimi i përkohshëm i burimeve
njerëzore në Pikat e Kalimit Kufitar me fluks të
përkohshëm të rritur, nëpërmjet së cilës synohet
përballimi me sukses i flukseve të përkohshme të
qarkullimit ndërkufitar.
2.4 Objektivi specifik 4, i qëllimit të
politikës 2: Forcimi i kapaciteteve logjistike për
zbulimin e dokumenteve të falsifikuara të
udhëtimit.
Faqe|1416
Viti 2021 – Numri 7
Një pjesë e mirë e personelit të Pikave të kalimit
Kufitar tashmë është pajisur me mjetet e
nevojshme për kontrollin e dokumenteve të
udhëtimit, në vijën e parë të kontrollit. Aktualisht
është e nevojshme pajisja e këtyre shërbimeve me
mjete të specializuara për ekzaminimin e
dokumenteve të udhëtimit, në vijën e dytë të
kontrollit.
Ky objektiv synohet të arrihet nëpërmjet
përmbushjes së masave të mëposhtme:
Masa 1: Pajisja e pikave të kalimit kufitar me
pajisje speciale për ekzaminimin e dokumenteve të
udhëtimit, sipas nevojës dhe analizës së riskut.
Masa 2: Sigurimi i aksesit në bankën e të
dhënave të dokumenteve të udhëtimit PRADO.
2.5 Objektivi specifik 5, i qëllimit të
politikës 2: Forcimi i kapaciteteve profesionale të
rojeve kufitare që shërbejnë në Pikat e Kalimit
Kufitar.
Forcimi i kapaciteteve profesionale të
punonjësve të agjencive të zbatimit të ligjit do të
vijojë të jetë prioritet për të gjitha agjencitë.
Profesionalizmi dhe forcimi i aftësive për zbatimin
me korrektësi e cilësi i detyrave, përbën një garanci
të fortë për menaxhimin e kufirit dhe rrjedhimisht
për forcimin e sigurisë kufitare.
Agjencitë e zbatimit të ligjit do t’i kushtojnë një
vëmendje të veçantë trajnimit të trajnerëve për
fushat e përgjegjësisë, duke synuar forcimin e
pavarësisë në fushën e shkollimit dhe trajnimit.
Trajnimet do të vijojnë të zhvillohen sipas planeve
të miratuara të trajnimeve dhe do të adresojnë
prioritetet e përcaktuara nga strukturat qendrore
dhe vendore.
Trajnimi me burimet e brendshme do të
kombinohet në mënyrë efikase me trajnimet e
ofruar nga partnerët ndërkombëtarë, në nivel
bilateral, multilateral dhe në kuadër të projekteve
apo iniciativave të ndryshme.
Policia Kufitare do të vijojë respektimin e
standardeve të trajnimit dhe shkollimit të vendeve
anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe të praktikave
më të mira të identifikuara. Trajnimi bazë i Policisë
Kufitare do të vijojë në bazë të kurrikulës të
përafruar plotësisht me Kurrikulën e Përbashkët
Bazë të Agjencisë Evropiane të Rojës Kufitare dhe
Bregdetare (FRONTEX).
Aplikimi sistemeve të reja të shkëmbimit të
informacionit dhe futja në përdorim i teknologjive
dhe pajisje bashkëkohore të kontrollit dhe
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents