Fletorja Zyrtare mbikëqyrjes së kufirit, do të shoqërohen me trajnime të specializuara, me qëllim përdorimin sa më efektiv të këtyre sistemeve dhe pajisjeve. Ky objektiv synohet të arrihet nëpërmjet përmbushjes së masave të mëposhtme: Masa 1: Krijimi i posteve të punës për trajnimin online të rojeve kufitare, i cili do të realizohet nëpërmjet aktiviteteve të mëposhtme: - Instalimi i 3 (tre) kompjuterëve personal në çdo strukturë vendore (DVKM, Reparti DELTA, Qendra e Mbyllur Karreç, IQP) dhe në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin, për të mundësuar trajnimin online të rojeve kufitare. - Instalimin e software-ve të nevojshme për mundësimin e trajnimeve online. - Krijimin në TIMS të portalit të moduleve të trajnimit për Policinë Kufitare dhe Migracionit. Masa 2: Zhvillimi i trajnimeve për sigurinë e dokumenteve të trajnimit me rojet kufitare të Pikave të Kalimit Kufitar, i cili do të realizohet nëpërmjet aktiviteteve të mëposhtme: - zhvillimi trajnimeve rifreskuese për sigurinë e dokumenteve të udhëtimit; - zhvillimin e trajnimeve të avancuara për sigurinë e dokumenteve të udhëtimit, për punonjësit e policisë së vijës së dytë të kontrollit kufitar. Masa 3: Shkëmbimi i eksperiencës në fushën e sigurisë së dokumenteve të udhëtimit në nivel bilateral dhe në kuadër të operacioneve të koordinuara nga Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare, FRONTEX, nëpërmjet së cilës synohet pjesëmarrja në çdo operacion të koordinuar nga FRONTEX. 3. Qëllimi i politikës 3: respektimi i plotë i të drejtave themelore, përfshirë trajtimin e çdo individi me respekt të plotë për dinjitetin dhe mundësimin e qasjes në mbrojtjen ndërkombëtare të atyre që kanë nevojë 3.1 Objektivi specifik 1, i qëllimit të politikës 3: Përmirësimi i nivelit të respektimit, mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave themelore, sjelljes profesionale të oficerëve të kontrollit kufitar, si dhe aftësive të tyre profesionale për përdorim më efikas të pajisjeve teknike, trajnimit dhe zhvillimit profesional. Punonjësit e Policisë së Shtetit, rojet kufitare dhe ato të menaxhimit të migracionit, punonjësit e Doganës dhe të agjencive të tjera të zbatimit të ligjit që operojnë në kufi, ushtrojnë aktivitetin e tyre në Viti 2021 – Numri 7 përputhje me Kushtetutën, aktet ndërkombëtare, ligjet dhe rregulloret e tjera, duke iu përmbajtur normave të sjelljes dhe etikës, veçanërisht atyre që kanë të bëjnë me detyrimin për t’u shërbyer shtetasve shqiptarë dhe të huaj, respektimin e ligjshmërisë, ushtrimi i të drejtave të njeriut, mosdiskriminimi gjatë ushtrimit të funksioneve e detyrave, ndalimin e torturës dhe trajtimit degradues, dhënien e ndihmës së menjëhershme për viktimat, detyrimi për të mbrojtur informacionin e klasifikuar dhe të dhënat personale, detyrimit për të refuzuar urdhrat e paligjshëm dhe të kundërshtojë çdo formë të korrupsionit. Punonjësit e të gjitha agjencive do të vijojnë të ushtrojnë kompetencat, duke synuar minimizimin e efekteve të dëmshëm, duke parandaluar dhe shmangur, në çdo rast, diskriminim e qytetarëve në bazë të racës, ngjyrës, kombësisë, origjinës sociale ose etnike, përkatësisë së pakicave kombëtare, gjuhës, besimit fetar, mendimit ndryshe, gjinisë, identiteti gjinor, orientimi seksual, gjendjes shëndetësore, aftësisë së kufizuar, moshës, statusit martesor, përkatësia në grup ose supozimi i përkatësisë në një grup të caktuar, bindjes politike, anëtarësisë në sindikatë ose organizatë, si dhe në bazë të karakteristikave personale. Ky objektiv synohet të arrihet nëpërmjet përmbushjes së masave të mëposhtme: Masa 1: Vijimi i trajnimit të rojeve kufitare për procedurat standarde të përzgjedhjes dhe referimit të të huajve të parregullt; Masa 2: Rishikimi i procedurave për përzgjedhjen e shtetasve të huaj që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare në vendin tonë; Masa 3: Trajnim i vazhdueshëm i rojeve kufitare për grumbullimin dhe përdorimin e të dhënave personale; Masa 4: Zhvillimi i trajnimeve të vazhdueshme për trajtimin e shtetasve të huaj në territorin e Republikës së Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin për të huajt. 3.2 Objektivi specifik 2, i qëllimit të politikës 3: Kontrolli i cilësisë në zbatimin e ligjit për menaxhimin e kufijve dhe sjellja e policëve dhe doganierëve të përfshirë në kontrollin kufitar dhe doganor të kryhet në përputhje aktet ligjore dhe nënligjore dhe me standardet e BE-së. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka miratuar një kod etik që është në përputhje me Faqe|1417

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents