Fletorja Zyrtare
trajtimin e shtetasve të huaj që kërkojnë mbrojtje
ndërkombëtare.
Ky objektiv synohet të arrihet nëpërmjet
përmbushjes së masave të mëposhtme:
Masa 1: Vijimi i trajnimit të rojeve kufitare për
procedurat standarde të përzgjedhjes dhe referimit
të të huajve të parregullt.
Masa 2: Rishikimi i procedurave për
përzgjedhjen e shtetasve të huaj që kërkojnë
mbrojtje ndërkombëtare në vendin tonë.
Masa 3: Trajnimi i rojeve kufitare për
procedurat e reja për përzgjedhjen e shtetasve të
huaj që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare në
vendin tonë.
PJESA III. PROJEKTET KRYESORE PËR
ZBATIMIN E STRATEGJISË
Projekti i ngritjes dhe funksionimit të Qendrës
Kombëtare të Menaxhimit të Integruar të Kufirit.
Kjo masë synon të bëjë përafrim të pjesshëm të
legjislacionit
kombëtar
me
rregulloren
nr. 1052/2013, e Parlamentit Evropian dhe e
Këshillit për ngritjen e Sistemit Evropian të
Mbikëqyrjes së Kufirit (Eurosur). Rregullorja (BE)
2019/1896, u rekomandon Shteteve Anëtare të
krijojnë qendra kombëtare koordinimi në mënyrë
që të përmirësojnë shkëmbimin e informacionit
dhe bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërmjet
Shteteve Anëtare, në lidhje me mbrojtjen e kufirit
kombëtar dhe zbatimin e kontrollit kufitar. Për
funksionimin efektiv të EUROSUR, është
thelbësore që të gjitha autoritetet kombëtare
përgjegjëse për mbrojtjen e kufijve të jashtëm të
bashkëpunojnë përmes Qendrave Kombëtare të
Menaxhimit të Integruar të Kufirit. Në këtë
kontekst, Shqipëria do t’i kushtojë vëmendje të
veçantë ngritjes së Qendrës Kombëtare të
Menaxhimit të Integruar të Kufirit, në planin e
veprimit 2024–2027.
Kosto totale potenciale për realizimin e projektit
dhe ndërtimi i zyrave të nevojshme për
funksionimin normal të QKK parashikohet të jetë
5,000,000 lekë e cila mund të jetë me financim të
huaj ose me buxhet shteti. Ndërsa ngritja e
infrastrukturës për përcjelljen e informacionit të
nevojshëm në QKK dhe QKR nga të gjitha
sistemet e ngritura dhe ato që do të ngrihen për
kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit parashikohet të
jetë 20,000,000 lekë e cila pritet të financohet nga
donatorë.
Viti 2021 – Numri 7
Projekti i rindërtimit të pikave të kalimit
kufitar
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe
Policia e Shtetit vazhdojnë të ndërmarrin aktivitete
për ndërtimin, rindërtimin, adaptimin dhe pajisjen e
vendkalimeve kufitare, duke marrë parasysh që
tendenca e vazhdueshme e rritjes së trafikut në
pikat e kalimit kufitar kërkon përmirësimin e duhur
të infrastrukturës kufitare. Aktivitetet për ndërtimin
dhe pajisjen e pikave të kalimit kufitar janë
ndërmarrë për të bërë të mundur që kontrolli
kufitar të kryhet në mënyrë të sigurt, në përputhje
me standardet dhe kushtet e përcaktuara. Përparim
të konsiderueshëm ka pasur në drejtim të
rregullimit dhe pajisjeve, por jo të gjitha pikat e
kalimit kufitar kanë përmbushur kriteret e
përcaktuara në përputhje me Dekretin për
Standardet dhe Kushtet, të cilat duhet të
përmbushen në drejtim të rregullimit dhe pajisjeve,
sipas rekomandimeve të BE-së dhe katalogut të
praktikave më të mira në këtë fushë.
Sa më sipër, në planin e veprimit 2021–2023
është parashikuar rindërtimi i disa PKK-ve, si më
poshtë:
- rindërtimi i pikës së kalimit kufitar Qafë-Botë,
kostoja potenciale e të cilës është 2,000,000 euro, e
cila do të financohet nga donatorët;
- rikonstruksioni i godinës së degës doganore
Vlorë, kostoja potenciale e të cilës është 260,000
euro, cila do të financohet nga buxheti i shtetit;
- rikonstruksioni dhe ndërtimi i ambienteve
shtesë në degën doganore Morinë, kostoja
potenciale e të cilës është 663,000 euro, cila do të
financohet nga buxheti i shtetit;
- rikonstruksioni dhe zgjerimi i terminalit për
krijimin e kushteve optimale për udhëtarët e pikës
së kalimit kufitar Kakavijë kostoja potenciale e të
cilës është 583,000 euro, cila do të financohet nga
buxheti i shtetit.
PJESA IV: ZBATIMI, PËRGJEGJËSIA E
INSTITUCIONEVE,
RAPORTIMI
DHE
MONITORIMI
1. Përgjegjësia e institucioneve
Siç u theksua me lart, menaxhimi i integruar i
kufirit është bashkërendimi dhe bashkëpunimi
kombëtar dhe ndërkombëtar ndërmjet të gjitha
autoriteteve dhe agjencive, të përfshira në sigurinë
kufitare dhe lehtësimin e tregtisë, me qëllim
përsosjen e sistemeve të efektshme dhe me
rendiment të Menaxhimit të Integruar të Kufirit,
Faqe|1419
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents