Fletorja Zyrtare Ministria e Brendshme Përgjegjësi kryesore e strukturave të Ministrisë së Brendshme është sigurimi i një politike të brendshme e cila nga një anë kujdeset për zbatimin e ligjit dhe nga ana tjetër është në shërbim të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë. Në kohën kur reforma në sektorin e sigurisë në Shqipëri është konsoliduar, politika e brendshme ka pësuar gjithashtu transformimet e saj duke u përfaruar me kuadrin ligjor të Bashkimit Evropian, ashtu edhe me politika të cilat garantojnë një mjedis më të sigurt. Ministria e Brendshme është institucioni përgjegjës për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, financimin e investimeve të objekteve në DVKM, Stacione dhe pikat e kalimit kufitar, si dhe objekteve të tjera në interes të shërbimeve të kufirit, hartimin, krijimin, zhvillimin dhe mirëmbajtjen e teknologjive, sistemeve të informacionit dhe komunikimit, për kontrollin e kufijve dhe përgatitjen për përfundimin dhe zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare për pikat e kalimit kufitar, si dhe krijimin e regjimeve të trafikut kufitar me vendet fqinje. Strukturat e Ministrisë së Brendshme do të vijojnë të kontrollojnë hapësirën e ujërave të brendshme detare dhe vijën bregdetare, me qëllim ushtrimin e plotë të sovranitetit dhe parandalimin e çdo lloj veprimtarie të paligjshme në hapësirën detare të RSH-së. Implementimi i plotë i planit të veprimit të Strategjisë së Menaxhimit të Integruar të Kufirit, i cili bazohet në bashkëpunimin ndërinstitucional do të Viti 2021 – Numri 7 jetë në fokus të punës së strukturave të kufirit dhe migracionit. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit Kontrolli i plotë i territorit në funksion të garantimit të zbatimit të ligjshmërisë, është një detyrë e rëndësishme e Policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera me përgjegjësi në këtë drejtim. Rezultatet e arritura dhe përvoja e fituar në menaxhimin e vijës bregdetare dhe të hapësirave të plazhit, tregojnë për mundësitë dhe hapësirat e shumta që ekzistojnë për një administrim më të mirë të territorit. Ligji nr. 108/2014, “Për Policinë e Shtetit”, i ndryshuar dhe rregullorja e Policisë së Shtetit (miratuar me VKM-në nr. 750, datë 16.9.2015), përcaktojnë mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Policisë së Shtetit si në vijim: Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit përfaqëson nivelin qendror, ndërsa drejtoritë vendore nivelin vendor të policisë. DPPSH-ja organizohet në struktura organizative hierarkike në nivel Departamenti, Drejtorie dhe Sektori, si më poshtë: - Departamenti për Policinë Kriminale; - Departamenti për Rendin dhe Sigurinë Publike; - Departamenti për Kufirin dhe Migracionin; Departamenti për Marrëdhëniet Ndërkombëtar; - Departamenti për Shërbimet Mbështetëse; - Akademia e Sigurisë; - Drejtoria e Antiterrorit. Faqe|1421

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents