Fletorja Zyrtare
mbrojtjes, vlerëson sfidat, rreziqet dhe kërcënimet
ushtarake dhe në fushën e mbrojtjes. Forcat e
Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si pjesë
integrale e Ministrisë së Mbrojtjes, janë një forcë
profesionale mbrojtëse e cila, si pjesë e sistemit të
mbrojtjes, përveç mbrojtjes së pavarësisë,
sovranitetit dhe territorit shtetëror të Republikës së
Shqipërisë, ofron mbështetje për institucionet e
tjera në raste të kërcënimit të sigurisë kombëtare
nga terrorizmi, në rastin e krizave të migrantëve,
sfidave dhe kërcënimeve të tjera.
Forca Detare/Roja Bregdetare, sipas misionit
të saj kushtetues dhe detyrave ushtarake mbron
sovranitetin e plotë të hapësirës detare të RSH-së,
si dhe interesat e saj kombëtare në ujërat
territoriale, zonën fqinje dhe ZEE. Përveç kryerjes
së aktiviteteve të mbikëqyrjes dhe mbrojtjes, Forca
Detare/Roja Bregdetare ofron mbështetje për
institucionet civile në situata krize dhe emergjente,
kryesisht në aktivitetet e kërkimit dhe shpëtimit në
det dhe të kontrollit të zbatimit të ligjshmërisë
kombëtare e ndërkombëtare në det.
Forca Detare/Roja Bregdetare, sipas ligjit nr.
8875, datë 4.4.2002, (ndryshuar me ligjin nr. 9788, datë
19.7.2007) ka detyrat si më poshtë:
- të japë asistencë për sigurimin e lundrimit
detar dhe sigurimin e jetës në det (SAR), në
përputhje me legjislacionin kombëtar dhe
konventat ndërkombëtare, në të cilat Republika e
Shqipërisë bën pjesë, i ka ratifikuar ose ka aderuar
në to;
- të parandalojë dhe të ushtrojë kontroll për
kalimin e paligjshëm të mjeteve lundruese, të
mallrave dhe njerëzve në hapësirën detare
shqiptare;
- të kryejë afrim, bordim, inspektim, ndalim,
kapje dhe bllokim të mjeteve dhe personave që
shkelin legjislacionin detar, si dhe shoqërimin e tyre
në portin më të afërt, sipas rastit;
- të kryejë ndjekjen e nxehtë të mjeteve detare,
sipas konventave ndërkombëtare;
- të kryejë përdorimin e forcës në rastet e
mbrojtjes së nevojshme dhe nevojës ekstreme;
- të kryejë përpilimin e dokumentacionit bazë
për fillimin e procedurave të mëtejshme për
shkelësit e ligjit detar;
- të parandalojë dhe të ushtrojë kontroll për
zbatimin e legjislacionit për ndotjen e mjedisit detar
dhe bregdetar (MARPOL).
Viti 2021 – Numri 7
Procedurat për kryerjen e detyrave nga Roja
Bregdetare përcaktohen në Manualin e Rojës
Bregdetare. Këto detyra janë parashikuar edhe në
Kodin Detar të RSH-së.
Struktura të Ministrisë së Mbrojtjes të përfshira në
MIK janë:
- Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura;
- Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile;
- Forca Detare/Roja Bregdetare;
- Qendra Ndërinstitucionale Operacionale
Detare;
- Instituti i Gjeografisë dhe Infrastrukturës
Ushtarake;
- Qendra Kombëtare e Kërkimit dhe Shpëtimit.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
garanton në shkallën më të lartë të shëndetit të
qytetarëve shqiptar dhe perfeksionimi i sistemit të
mbikëqyrjes dhe garantimit të sigurisë ushqimore.
Ky sistem do të shërbejë për mbrojtjen sa më të
mirë të shëndetit të konsumatorëve nga
sëmundjet/dëmtimet si pasojë e konsumimit të
produkteve ushqimore me origjinë bimore ose
shtazore.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, institucion në
varësi të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit
Rural, i cili ka për qëllim të vendosë bazat për
sigurimin e një niveli të lartë të mbrojtjes së
shëndetit të njerëzve dhe interesat e konsumatorit,
mbrojtja e shëndetit të kafshëve, si dhe të mbrojë
bimët dhe produktet bimore nga parazitët;
Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe
Akuakulturës (DSHPA), është një institucion
qendror publik, në varësi të Ministrisë së Bujqësisë
dhe Zhvillimit Rural me seli në Tiranë. Sektori i
Inspektimit dhe Kontrollit të Peshkimit ka për
mision kontrollin në ujë apo në tokë, përfshirë
portet, pikat e zbarkimit, mjetet e transportit,
qendrat e grumbullimit të peshkut, merkatot, pikat
e shitjes dhe restorantet, nëpërmjet aktiviteteve
inspektuese sipas legjislacionit përkatës në fuqi.
Sektori i Inspektimit dhe Kontrollit të Peshkimit
është gjithashtu, përgjegjëse për të monitoruar
respektimin rregullsisë së zënieve që ndodhen në
bordin e mjetit lundrues të peshkimit, të
magazinuara, të transportuara, në përpunim apo të
tregtuara, si dhe vërtetësinë dhe saktësinë e
dokumenteve apo transmetimeve elektronike që
lidhen me to.
Faqe|1423
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents