Fletorja Zyrtare
përkatëse për parandalimin dhe luftimin e
sëmundjeve infektive në ministrinë përgjegjëse për
mbrojtjen, ministrinë përgjegjëse për drejtësinë,
ministrinë përgjegjëse për rendin publik, ministrinë
përgjegjëse për transportin dhe Drejtorinë e
Përgjithshme të Doganave.
4. Përcaktimin e rregullave në lidhje me
transportin, izolimin, mjekimin dhe masat
antiepidemike.
Parandalimi dhe kontrolli i përhapjes së
sëmundjeve të rënda të njerëzve përtej kufijve të
vendit, në rajon, Bashkimin Evropian e më tej, dhe
lufta ndaj kërcënimeve të tjera serioze ndërkufitare
për shëndetin realizohet përmes rregullave për
survejancën epidemiologjike, monitorimi, njoftimi i
hershëm e i shpejtë, planifikimin e përgatitjeve dhe
përgjigjes, në lidhje me këto aktivitete,
bashkëpunimin dhe koordinimin ndërmjet vendeve
ndërkufitare dhe të Bashkimit Evropian. Masat
ndërkufitare
ndërmerren
në
kuadër
të
parashikimeve ligjore dhe rregullatore mbi
“Survejancën epidemiologjike ndërkufitare” dhe
“Kontrollin e infeksioneve në pikat e kalimit
kufitar”.
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka për
mision garantimin e respektimit të kërkesave ligjore
në fushën e shëndetit publik. ISHSH-ja
organizohet në dy nivele; në nivel qendror dhe atë
rajonal, për çdo qark të vendit. Në degët rajonale të
ISHSH-së, që kanë në territorin e tyre pika të
kalimit kufitar, funksionojnë njësitë kufitare të
inspektimit shëndetësor në zbatim të legjislacionit
në fuqi në këtë fushë.
Operatori i Shërbimeve të Kujdesit
Shëndetësor zbaton dhe zbërthen në plane
konkrete pune me indikatorë të matshëm politikat,
strategjitë e zhvillimit, programet, kuadrin
rregullator në fushën e shëndetësisë, duke u
përqendruar në komponentët që lidhen me ofrimin
e shërbimit shëndetësor. OSHKSH ka 4 (katër)
Drejtori Rajonale të cilat kanë në strukturën e tyre
sektorin e Shërbimit të Inteligjencës Epidemike dhe
Shëndetit Mjedisor. Ky shërbim ka për qëllim të
monitorojë, zbatojë kuadrin ligjor dhe rregullator
për zhvillimin e shërbimeve epidemiologjike dhe
mbrojtjen e shëndetit mjedisor në shkallë qarku
dhe bashkie. Kjo strukturë kontrollon zbatimin e
detyrave në të gjitha strukturat e shërbimit
shëndetësor publik ose privat si spitalet infektive
dhe jo infektive, poliklinika, dispanseri, qendra
Viti 2021 – Numri 7
shëndetësore, mjekët e institucioneve shkollore dhe
parashkollore, klinikat private, pikat kufitare, etj.,
për evidentimin e gjendjes së sëmundjeve ngjitëse
dhe informimin e rregullt të tyre në shërbimet e
epidemiologjisë, për rastet me sëmundje ngjitëse
dhe mbulesën e vaksinave, si edhe për marrjen e
masave për zbulimin në kohë, shtrimin në spital,
ose trajtimin në shtëpi, izolimin e vaksinimin në
përputhje me rregullat, legjislacionin përkatës të
sëmundjeve infektive dhe udhëzimeve të ISHP-së.
Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe
Mbrojtjen e Fëmijëve. Bazuar në detyrimet që
burojnë nga Konventa e OKB “Për të drejtat e
fëmijës”, në legjislacionin vendas njihet dhe
përcaktohet e drejta e fëmijës për t`u zhvendosur
nga vendbanimi ose kthimi i tij në vendin e
origjinës duke pasur parasysh mendimin, pëlqimin
dhe interesin më të lartë të fëmijës. Zhvendosja e
fëmijës brenda ose jashtë vendit bëhet me
marrëveshjen e të dy prindërve dhe në rastet e
fëmijëve të pashoqëruar ata kanë të drejtën e
kthimit, në një kohë sa më të shpejtë pranë
prindërve apo kujdestarëve të tyre.
Interesi më i lartë i fëmijës është konsiderata
parësore në çdo veprim që ka të bëjë me fëmijën.
Në zbatimin e këtij parimi mbahen parasysh
nevojat e fëmijës për zhvillim fizik e psikologjik,
edukim e shëndet, siguri, qëndrueshmëri, rritjen në
një mjedis familjar, si dhe mendimi i fëmijës, në
varësi të moshës dhe aftësisë së tij për të kuptuar.
Shërbimi Social Shtetëror. Bazuar në ligjin nr.
121/2016, “Për shërbimet e kujdesit shoqëror”,
SHSSH-i monitorin zbatimin e legjislacionit të
shërbimeve shoqërore në të gjithë vendin ndërmjet
strukturave të njësisë qendrore dhe drejtorive
rajonale.
Roli dhe përgjegjësitë e tij janë të përcaktuara në
VKM-në nr. 542, datë 27.7.2005, “Për miratimin e
statusit të Shërbimit Social Shtetëror”, i ndryshuar.
Si institucioni ekzekutues ka përgjegjësi për
dhënien e shërbimeve vetëm në institucionet që
janë në administrim të tij, të cilat ofrojnë shërbime
në nivel kombëtar.
Në zbatim të VKM nr. 499/2018, “Procedurat
standarde të veprimit për identifikimin dhe
referimin e viktimave dhe viktimave të mundshme
të trafikimit, SHSSH-ja bashkë me ASHMDF-në
janë të përfshirë drejtpërdrejt në procesin e
identifikimit dhe referimit të VT.
Faqe|1425
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents