Fletorja Zyrtare
SHSSH ka në administrim të saj Qendrën
Kombëtare Pritëse e Viktimave të Trafikimit
(QKPVT) i cili është institucion kombëtar i sigurisë
së lartë, që ofron shërbimin për strehim, rehabilitim
dhe riintegrim të viktimave të trafikimit, vendase
dhe të huaja.
Ministria e Drejtësisë
Ministria e Drejtësisë është autoritet qendror në
bashkëpunimin gjyqësor ndërkombëtar, me qëllim
forcimin e bashkëpunimit me shërbimet kufitare në
zbatimin e konceptit të MIK, veçanërisht përmes
zbatimit të marrëveshjeve bilaterale dhe
multilaterale që rregullojnë bashkëpunimin
ndërkombëtar.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikes
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikes, ka
përgjegjësi veçanërisht në fushën e transportit të
mallrave dhe udhëtarëve në territorin e Republikës
së Shqipërisë si atë rrugor, hekurudhor, ajror dhe
detar të transportit dhe kryerjen e aktiviteteve në
lidhje me krijimin e kushteve për ndërtimin e
rrugëve dhe hekurudhave, përfshirë ato në pikat e
kalimit kufitar.
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në
bashkëpunim me Operatorët Turistik dhe
Agjencitë e Udhëtimeve, jep mbështetje në
shkëmbimin e informacionit në lidhje me
pritshmëritë e flukseve (hyrje/daljet) në kufirin
shtetëror të vizitorëve/turistëve dhe periudhave të
këtyre flukseve (sezonit veror, festave fetare,
festave të nëntorit dhe festat e fundvitit/sezonit
dimëror) dhe vendeve nga vijnë dhe dëshirojnë të
udhëtojnë.
Hartimi dhe miratimi i akteve administrative të
brendshme dhe të përbashkëta për procedura që
lehtësojnë shkëmbimin e informacionit.
Krijimi një “hapësire” në sistemin TIMS, ku
policia kufitare evidenton hyrje/daljet në kufirin
shtetëror, e cila të shërbejë për shkëmbimin e
informacionit me Ministrinë e Turizmit dhe
Mjedisit, për të gjeneruar të dhëna në lidhje me
qëllimin e udhëtimit, ditë qëndrimet, vendet që
dëshirojnë të udhëtojnë, si dhe të informohet me
pritshmëritë e flukseve (hyrje/daljet) në kufirin
shtetëror të vizitorëve/turistëve dhe periudhave të
këtyre flukseve. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit
me strukturat e saj të varësisë, të shkëmbejë
informacione me policinë e shtetit për turistët që
Faqe|1426
Viti 2021 – Numri 7
lëvizin nëpër shtigje malore ndërkufitare dhe që
nuk kalojnë nëpërmjet sistemit TIMS.
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë është
institucioni përgjegjës për të garantuar të drejtën
kushtetuese për arsimimin e shtetasve shqiptarë, të
huaj dhe personave pa shtetësi, pa u diskriminuar
nga gjinia, raca, ngjyra, etnia, gjuha, orientimi
seksual, bindjet politike ose fetare, gjendja,
ekonomike apo sociale, mosha, vendbanimi, aftësia
e kufizuar ose për arsye të tjera që përcaktohen në
legjislacionin shqiptar.
MASR, nëpërmjet ASCAP do të angazhohet në
trajnimin e punonjësve të cilët ushtrojnë detyra që
lidhen MIK. MASR përmes ASCAP dhe në
bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë do të
realizojnë periodikisht module trajnimi mbi fushën
përkatëse të secilit institucion të përfshirë në
Strategji.
Ministria e Kulturës
Ministria e Kulturës harton politikat mbrojtëse
dhe promovuese për trashëgiminë kulturore,
materiale ose shpirtërore, si dhe krijon hapësirat e
nevojshme, ligjore e mbështetëse, për ruajtjen e
kultivimin e kulturës së shkruar, për krijimtarinë
artistike në përgjithësi, si dhe për të promovuar
arritjet e kulturës shqiptare e për të rritur
konkurrencën e produktit shqiptar kulturor përtej
kufijve. Kjo ministri ka për detyrë regjistrimin,
katalogimin informatik, dokumentimin, vlerësimin,
promovimin, mbikëqyrjen dhe monitorimin e
respektimit të të drejtave të pronësisë dhe të
lëvizjes së pasurive kulturore kombëtare,
monitoron dhe koordinon punën me njësitë
territoriale në fushën e pasurive kulturore
nëpërmjet Institutit Kombëtar të Regjistrimit të
Trashëgimisë Kulturore.
Komisioneri për të Drejtën e Informimit
dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe
Mbrojtjen e të dhënave personale garanton
zbatimin e rregullave të legjislacionit për të drejtën
e informimi dhe legjislacionit për mbrojtjen e të
dhënave personale, në përputhje me ligjin “Për
mbrojtjen e të dhënave personale”, me rregulloret
dhe standardet në traktatet e konfirmuara
ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, liritë
themelore dhe rregullat e pranuara përgjithësisht të
së drejtës ndërkombëtare.
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents