Fletorja Zyrtare 2. Llogaridhënia, raportimi dhe monitorimi Llogaridhënia Përqasja dhe rishikimi i dokumentit strategjik do të jetë sipas kërkesave të VKM-së nr. 290, datë 11.4.2020, “Për krijimin e bazës së të dhënave shtetërore të sistemit informatik të planifikimit të integruar (SIPI/IPSIS), për të siguruar përputhshmërinë me Sistemin IPSIS”. Procesi i llogaridhënies, monitorimit dhe analizës vlerësuese do të bëhet nga strukturat koordinuese si më poshtë: - Grupi i menaxhimit të integruar të politikave (GMIP); - Komiteti Drejtues Sektorial (KDS) për çështjet e rendit dhe sigurisë publike, i cili do të shqyrtojë dhe miratojë raportet në zbatim të politikave dhe objektivave të përcaktuar në këtë dokument strategjik. Ministria e Brendshme është institucioni përgjegjës që udhëheq hartimin, koordinimin dhe bashkërendimin e institucioneve të përfshira në këtë Strategji. Monitorimi Krahas zbatimit të masave të përcaktuara në Strategji dhe planin e veprimit, monitorimi i vazhdueshëm i strukturave të angazhuara për përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga këto dokumente konsiderohet i nevojshëm për të analizuar gjendjen reale gjatë zbatimit të tyre dhe për të mbikëqyrur implementimin periodik, me qëllim përmbushjen e tyre në mënyrë sa më efektive. Monitorimi dhe vlerësimi i punës së autoriteteve që kanë detyrime për zbatimin e Strategjisë së Menaxhimit të Integruar të Kufirit do të shërbejë për të ndjekur ecurinë e Strategjisë, për të vlerësuar shkallën e realizimit të politikave, objektivave të saj, si dhe përmbushjes së masave dhe aktiviteteve. Monitorimi i planit të veprimit të Menaxhimit të Integruar të Kufirit 2021–2023, do të kryhet nga Grupi për Menaxhimin e Integruar të Politikave (GMIP), të miratuar me urdhrin e Kryeministrit nr. 157, datë 22.10.2018, “Për marrjen e masave për zbatimin e qasjes së gjerë sektoriale/ndërsektoriale, si dhe ngritjen dhe funksionimin e mekanizmit sektorial/ndërsektorial të integruar”. Procesi do të kryhet me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga institucionet kryesore përgjegjëse për çështjet e sigurisë kufitare (përfshirë MB/DPPSH, MFE/DPD, MBZHR/AKU, Viti 2021 – Numri 7 MSHMS, MM/FD-RB, MEPJ, MIE/Drejtoria Përgjithshme Detare, MASR, MK, QNOD), donatorë dhe shoqëria civile, (përfaqësues të organizatave joqeveritare). Me synim garantimin e përmbushjes së objektivave strategjike të Menaxhimit të Integruar të Kufirit, bazuar në këtë dokument strategjik, do të merren masat e mëposhtme: - do të monitorohen treguesit e përcaktuar në dokumentin strategjik; - do të rekomandohen ndryshime në programet sektoriale, duke pasur parasysh arritjet, rrethanat, risqet dhe eksperiencat e mëparshme, si dhe në përputhje me rekomandimet e progres raporteve të Bashkimit Evropian; - do të sigurohen konsultime me palët e interesit, përfshirë shpërndarjen sistematike të informacionit për publikun; - do të jepet kontribut në rritjen e konsistencës dhe integrimit të politikave dhe masave të sigurisë në të gjitha nivelet e administrimit, si dhe në përdorimin më të mirë të burimeve. Monitorimi do të kryhet bazuar në raporte 6mujore dhe vjetore, për monitorimin dhe koordinimin e zbatimit të objektivave dhe masave të planit të veprimit. Përmirësimet në sistemin e monitorimit dhe vlerësimit synojnë të lehtësojnë/ndihmojnë në përafrimin e kuadrit strategjik dhe prioriteteve në fusha të ndryshme dhe të informojnë për politikat e vendit të lidhura me menaxhimin e integruar të kufirit. Fuqizimi dhe zgjerimi i kuadrit statistikor si në MB, DPPSH dhe institucionet e tjera përgjegjëse do të lehtësojë hartimin e politikave bazuar në evidenca/të dhëna, si dhe do të mundësojë vlerësimin objektiv për përmbushjen e objektivave specifikë. Raportimi Të gjithë institucionet të ngarkuara me zbatimin e Strategjisë Ndërsektoriale të Menaxhimit të Integruar të Kufirit 2021–2027 dhe planin e veprimit 2021–2023, do të hartojnë raporte mbi bazë 6-mujore dhe njëvjeçare në zbatim të detyrimeve të përcaktuara në planin e veprimit në zbatim të Strategjisë, si dhe do të hedhin të dhëna në sistemin IPSIS. Ministria e Brendshme do të jetë institucioni lider, i cili do të mbledhë, përpunojë dhe analizojë raportet periodike 6-mujore dhe 1-vjeçare, që do të Faqe|1427

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents