Fletorja Zyrtare përcillen nga të gjitha institucionet e ngarkuara në përmbushje të objektivave dhe masave përkatëse. Institucionet duhet të raportojnë periodikisht për realizimin e masave, me periodicitet 6-mujor përmes të dhënave të raportuara në Sistemin Informativ për Planifikimin Strategjik të Integruar (IPSIS) në Këshillin e Ministrave dhe në Sekretariatin Teknik Ndërinstitucional. Komiteti Drejtues Sektorial “punët e brendshme”, drejtuar nga ministri i Brendshëm, në zbatim të pikës 6 dhe 7, të urdhrit të Kryeministrit nr. 157, datë 22.10.2018, “Për marrjen e masave për zbatimin e qasjes së gjerë sektoriale/ndërsektoriale, si dhe ngritjen dhe funksionimin e mekanizmit sektorial/ndërsektorial të integruar”, do të shqyrtojë, diskutojë dhe miratojë raportet e progresit, të monitorimit të arritjes së synimeve dhe prioriteteve në zbatim të këtij dokumenti strategjik dhe planit të veprimit. Përveç monitorimit të vazhdueshëm, progresi në përmbushjen e qëllimeve të Strategjisë Ndërsektoriale të Menaxhimit të Integruar të Kufirit do të matet nëpërmjet dy mënyrave të vlerësimit, atë të vlerësimit afatmesëm, që do të kryhet në përfundim të trevjeçarit, në fund të vitit 2023, që do të analizojë rezultatet e arritura, menaxhimin e burimeve dhe cilësinë e zbatimit. Kjo analizë do të tregojë për ndryshimet në kontekstin e përgjithshëm ekonomik dhe social, do të vlerësojë nëse qëllimet janë të qenësishme, duke krahasuar kontekstin fillestar dhe do të identifikojë veprimet e nevojshme. Bazuar në këtë vlerësim, do të hartohet plani i veprimit për vitet 2024–2027 për të arritur objektivat e vendosur në Strategji. Një vlerësim përfundimtar, pas përfundimit të periudhës së zbatimit, do të analizojë të gjithë Strategjinë dhe ndikimin e saj të përgjithshëm, ku do të vlerësohen rezultatet e masave të ndërmarra, burimeve të investuara dhe masën në të cilën janë arritur efektet e pritura. Vlerësimi përfundimtar do Faqe|1428 Viti 2021 – Numri 7 të kryhet duke analizuar të dhënat nga burime të ndryshme, duke përfshirë gjetjet e monitorimit të performancës dhe vlerësimit të ndikimit të programeve aktive të sigurisë në komunitet. Po në këtë kuadër, do të shërbejnë edhe raportet e vlerësimit të impaktit, si dhe raporte e studime të kryera nga shoqëria civile dhe donatorët. PJESA V: KOSTIMI DHE BURIMET FINANCIARE Ky kapitull përshkruan shpërndarjen në vija të përgjithshme të burimeve financiare që financojnë produktet e Strategjisë së MIK 2021–2027. Efektet financiare janë përllogaritur nga çdo institucion bazuar në implementimin e aktiviteteve të masave përkatëse që janë të parashikuara në planin e veprimit të kësaj Strategjie. Efektet financiare përballohen nga buxhetet respektive vjetore të institucioneve të ngarkuara, si dhe nga buxheti i donatorëve për zbatimin e Strategjisë Ndërsektoriale të Menaxhimit të Integruar të Kufirit 2021–2027 dhe planit të veprimit 2021– 2023, në mënyrë të detajuar. Procesi i kostimit është bazuar në konsultimin e dokumenteve kombëtare, përfshirë këtu Programi Buxhetor Afatmesëm 2021–2023, si dhe konsultimet me institucionet e përfshira. Plani i veprimit është shoqëruar me një kostim analitik të secilës masë. Kostoja e përgjithshme e përllogaritur për zbatimin e kësaj Strategjie është 20,136,430,002 lekë ose 161,091,440 euro. Kursi mesatar për referencë është përllogaritur me 125 lekë për 1 euro. Qëllimi i Politikës 1, pritet të ketë në terma financiarë peshën më të madhe në zbatimin e planit, përkatësisht në masën 84%. Ndërsa qëllimi i politikës 2 dhe qëllimi i politikës 3 zënë përkatësisht 15% dhe 1% në totalin e buxhetit të planit të veprimit.

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents