Fletorja Zyrtare Projektin dhe që identifikojnë qartë mallrat dhe shërbimet e financuara nga ky Grant; e) bën të mundur që përfaqësuesit e KfW-së në çdo kohë të inspektojnë librat dhe regjistrat në fjalë dhe të gjithë dokumentacionin tjetër që ka lidhje me realizimin e Projektit dhe të vizitojnë Projektin dhe të gjitha strukturat që lidhen me të; dhe f) i jep KfW-së të gjithë informacionin dhe të dhënat për Projektin dhe ecurinë e tij të mëtejshme sipas kërkesës së KfW-së. 7.2 Agjencia Zbatuese e Projektit dhe KfW-ja përcaktojnë detajet në lidhje me nenin 7.1 dhe me anë të Marrëveshjes së Veçantë. 7.3 Marrësi dhe Agjencia Zbatuese e Projektit: a) sigurojnë financimin e plotë të Projektit dhe, me kërkesë, i japin KfW-së të dhëna që tregojnë mbulimin e kostove që nuk paguhen nga ky Grant; dhe b) me dëshirën e tyre dhe menjëherë informojnë KfW-në për çdo dhe të gjitha rrethanat që pengojnë ose cenojnë rëndë realizimin, funksionimin ose qëllimin e Projektit. 7.4 Marrësi do të ndihmojë Agjencinë Zbatuese të Projektit, në përputhje me praktikat e shëndosha financiare dhe inxhinierike për zbatimin e Projektit dhe për përmbushjen e detyrimeve të Agjencisë Zbatuese të Projektit, sipas kësaj Marrëveshjeje dhe sidomos, do t’i japë Agjencisë Zbatuese të Projektit të gjitha lejet e nevojshme për zbatimin e Projektit. 8. Publikimi dhe transferimi i informacionit në lidhje me Projektin 8.1 Për të zbatuar parimet e pranuara ndërkombëtarisht për transparencë dhe efikasitet maksimal në bashkëpunimin për zhvillim, KfW-ja publikon informacion të përzgjedhur (përfshirë rezultatet e kategorizimit mjedisor dhe social dhe vlerësim si edhe raporte vlerësimi ex post) për Projektin dhe financimin e tij gjatë negociatave parakontraktuale, ndërkohë që zbatohet/zbatohen marrëveshja/marrëveshjet dhe në fazën postkontraktuale (këtu e më poshtë e quajtur si “Periudha e Plotë”). Informacioni publikohet rregullisht në faqen e internetit të KfW-së për fushën e veprimtarisë “Banka për Zhvillim KfW”(http://transparenz.kfwentwicklungsbank.de/). Publikimi i informacionit (ose nga KfW-ja ose nga palët e treta në përputhje me nenin 0 më poshtë) për Projektin dhe financimin e tij nuk Faqe|1452 Viti 2021 – Numri 7 përfshin dokumentacion kontraktual ose informacion sensitiv të detajuar financiar apo pune për palët e përfshira në Projekt ose financimin e tij, siç është për shembull: a) informacioni për të dhënat e brendshme financiare; b) strategjitë e punës; c) udhëzime dhe raporte të brendshme të korporatës; d) të dhëna personale të personave juridikë; e) vlerësimi i brendshëm i KfW-së për gjendjen financiare të palëve. 8.2 KfW-ja ndan informacionin e përzgjedhur për Projektin dhe financimin e tij gjatë Periudhës së Plotë me subjektet e përmendura më poshtë, sidomos për të siguruar transparencë dhe efikasitet: a) filialet e KfW-së; b) Republikën Federale të Gjermanisë dhe organet kompetente të saj, autoritetet, institucionet, agjencitë ose subjektet; c) organizata të tjera zbatuese të përfshira në bashkëpunimin dypalësh gjerman për zhvillim sidomos Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH; d) organizata ndërkombëtare të përfshira në mbledhjen e të dhënave statistikore dhe anëtarët e tyre, sidomos Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) dhe anëtarët e saj. 8.3 Gjithashtu, Republika Federale e Gjermanisë i ka kërkuar KfW-së të ndajë informacionin e përzgjedhur për Projektin dhe financimin e tij gjatë Periudhës së Plotë me subjektet e mëposhtme, që publikojnë seksionet që lidhen me qëllimin: a) Republika Federale e Gjermanisë për qëllime të Nismës për Transparencë të Ndihmës Ndërkombëtare (http://www.bmz.de/de/was_wir_machen/wege/ transparenz-fuer-mehr-wirksamkeit/index.html); b) Germany Trade & Invest (GTAI) për qëllime të informacionit për tregun (https://www.gtai.de/gtai-de/trade); c) OECD për qëllim të raportimit të flukseve financiare në kuadër të bashkëpunimit për zhvillim (http://stats.oecd.org/); d) Instituti Gjerman për Vlerësimin e Zhvillimit (DEval), për qëllim të vlerësimit të bashkëpunimit gjerman për zhvillim për të siguruar transparencë dhe efikasitet (http://www.deval.org/de/).

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents