Fletorja Zyrtare 8.4 KfW-ja më tej rezervon të drejtën të përcjellë informacionin (përfshirë atë për qëllime të publikimit) mbi projektin dhe financimin e tij gjatë periudhës së plotë te palët e tjera të treta për të ruajtur interesat legjitimë. KfW-ja nuk përcjell informacion te palët e tjera të treta nëse interesat legjitimë të Marrësit dhe/ose Agjencisë Zbatuese të Projektit në informacionin që nuk përcillet janë më të mëdha se interesat e KfW-së për përcjelljen e tij. Interesat legjitimë të Marrësit dhe/ose Agjencisë Zbatuese të Projektit përfshijnë sidomos fshehtësinë e informacionit sensitiv të përmendur në nenin 0, i cili përjashtohet nga publikimi. Gjithashtu, KfW-ja ka të drejtë t’i përcjellë informacion palëve të treta, nëse kjo është e nevojshme, për shkak të kërkesave ligjore ose rregullatore ose të kërkojë apo të mbrojë pretendimet apo të drejta të tjera të ligjshme në gjykatë apo procese administrative. 9. Dispozita të ndryshme 9.1 Marrësi merr përsipër që të përmbushë në çdo kohë detyrimet e përcaktuara në aneksin 1a (Marrëveshje Përmbushjeje nga Marrësi). Agjencia Zbatuese e Projektit merr përsipër të përmbushë në çdo kohë detyrimet e përcaktuara në aneksin 1b (Marrëveshje Përmbushjeje nga Agjencia Zbatuese e Projektit). 9.2 Nëse ndonjë nga dispozitat e kësaj Marrëveshjeje është e pavlefshme, të gjitha dispozitat e tjera mbeten të paprekura. Çdo boshllëk që rezulton nga kjo plotësohet nga një dispozitë në përputhje me qëllimin e kësaj Marrëveshjeje. 9.3 As Marrësi as Agjencia Zbatuese e Projektit nuk mund të caktojë apo transferojë, të premtojë apo të japë si garanci ndonjë pretendim nga kjo Marrëveshje. 9.4 Kjo Marrëveshje rregullohet nga legjislacioni i Republikës Federale të Gjermanisë. Vendi i zbatimit është Frankfurt am Main. 9.5 Marrëdhëniet juridike të krijuara nga kjo Marrëveshje ndërmjet KfW-së, Marrësit dhe Agjencisë Zbatuese të Projektit përfundojnë me mbarimin e ciklit të dobishëm të Projektit, por jo më vonë se pesëmbëdhjetë vjet pas nënshkrimit të kësaj Marrëveshjeje. 9.6 Kjo Marrëveshje Financimi dhe Projekti hyn në fuqi pas nënshkrimit nga pala e fundit. Viti 2021 – Numri 7 Bërë në 3 (tri) kopje origjinale në gjuhën angleze. Frankfurt am Main ____________________ KfW Sot, në ditën e ____, të ____ 2020 _________________ Emri Titulli Sot, në ditën e ____, të ____ 2020 Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë, e përfaqësuar nga Ministria e Rindërtimit _________________ Emri Titulli Fondi Shqiptar i Zhvillimit _________________ Emri Titulli Aneks Aneks 1a Marrëveshje Përmbushjeje nga Marrësi Aneks 1b Marrëveshje Përmbushjeje nga Agjencia Zbatuese e Projektit ANEKS 1a MARRËVESHJE PËRMBUSHJEJE NGA MARRËSI 1. PËRKUFIZIME “Praktikë shtrënguese”, pengimi ose dëmtimi apo kërcënimi për të penguar ose dëmtuar, direkt ose indirekt, një person ose pronën e personit, me qëllim për të ndikuar në mënyrë të gabuar në veprimet e një personi. “Praktikë e fshehtë”, marrëveshje ndërmjet dy ose më shumë personave për të arritur një qëllim të gabuar, si edhe për të ndikuar në mënyrë të gabuar në veprimet e një personi tjetër. “Praktikë korruptive”, premtimi, ofrimi, dhënia, bërja, insistimi, marrja, pranimi apo kërkimi, direkt apo indirekt, i një pagese të paligjshme apo avantazhi të padrejtë të çdo natyre, për ose nga çdo person, me synim ndikimin në veprimet e çdo personi apo frenimin e çdo veprimi nga ai person. “Praktikë mashtruese”, çdo veprim apo mosveprim, si edhe keqpërfaqësim i cili me dijeni apo pakujdesi, keqdrejton apo përpiqet të keqdrejtojë një person për përfitim financiar apo për shmangie detyrimi. “Praktikë penguese”: i. shkatërrimi, falsifikimi, ndryshimi apo fshehja me dashje e të dhënave të Faqe|1453

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents