Fletorja Zyrtare
Viti 2021 – Numri 7
ii. dokumente që vërtetojnë aftësinë ose
mbështetjen financiare të aplikuesit, ku shprehen
qartë vlerat monetare për financimin dhe struktura
e financimit (financim i vetë aplikuesit, kredi
bankare, donacion, të tjera, etj.);
iii. sasinë e energjisë elektrike të parashikuar për
t’u tregtuar në GWh/për pesë vitet e licencës së
tregtimit të energjisë elektrike;
iv. kapitalin financiar të parashikuar për
ushtrimin e veprimtarisë së tregtimit të energjisë
elektrike.
2. Mos plotësimi i kushteve të këtij vendimi
përbën shkak për rishikimin e tij.
3. Drejtoria e Licencimit, Autorizimeve dhe
Mbikëqyrjes të njoftojë aplikuesin për vendimin e
Bordit të ERE-s.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Për këtë vendim mund të kërkohet rishikim
brenda 7 ditëve kalendarike, si dhe mund të bëhet
ankim në Gjykatën Administrative Tiranë, brenda
30 ditëve kalendarike nga dita e publikimit në
Fletoren Zyrtare.
Ky vendim botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYETAR
Petrit Ahmeti
VENDIM
Nr. 243, datë 21.12.2020
MBI FILLIMIN E PROCEDURËS PËR
LICENCIMIN E SHOQËRISË “ES 2019”
SHPK NË VEPRIMTARINË E
TREGTIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE
Në mbështetje të nenit 16 dhe nenit 37, pika 2,
germa “d”, të ligjit nr. 43/2015, “Për sektorin e
energjisë elektrike”, të ndryshuar; nenit 4, pika 1,
germa “e”, nenit 5, pika 1, germa “e”, nenit 8, pika
3, neni 9, pikat 1,2,3, pika 4,8, nenit 10, pika 1 dhe
3, të “Rregullores për procedurat dhe afatet për
dhënien, modifikimin, transferimin, rinovimin dhe
heqjen e licencave në sektorin e energjisë elektrike”,
të miratuar me vendimin e Bordit të ERE-s, nr.
109, datë 29.6.2016, të ndryshuar; si dhe nenit 19,
pika 1, germa “a”, të “Rregullores për organizimin,
funksionimin dhe procedurat e ERE-s”, të miratuar
me vendimin e Bordit të ERE-s nr. 96, datë
17.6.2016, Bordi i Entit Rregullator të Energjisë, në
mbledhjen e tij të datës 21.12.2020, mbasi shqyrtoi
relacionin nr. 135/13 prot., datë 17.12.2020, të
Drejtorisë së Licencimit, Autorizimeve dhe
Mbikëqyrjes, lidhur me “Fillimin e procedurës për
licencimin e shoqërisë ‘ES 2019’ sh.p.k., në
veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike”,
konstatoi se:
- Shoqëria “ES 2019” sh.p.k., me shkresën e
protokolluar në ERE me nr. 1239 prot., datë
2.12.2020, ka paraqitur kërkesën për licencim në
veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike.
- Nga shqyrtimi i dokumentacionit në fazën e
fillimit të procedurave të licencimit, në
veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike, për
shoqërinë “ES 2019” sh.p.k., rezulton se subjekti
plotëson kryesisht kërkesat e “Rregullores për
procedurat dhe afatet për dhënien, modifikimin,
transferimin, rinovimin dhe heqjen e licencave në
sektorin e energjisë elektrike”, si më poshtë:
- Formati dhe dokumentacioni për aplikim:
Neni 9, pika 1, germat: “a”, “b” dhe “c”,
plotësuar;
- Dokumentacioni financiar dhe fiskal:
Neni 9, pika 3, germat: “a”, “d”, plotësuar;
Në lidhje me mungesën e dokumentacionit, që
ka të bëjë me:
- Dokumentacioni juridik, administrativ dhe
pronësor
Neni 9, pika 2:
- germat “a”/“b” (akti i themelimit/statuti (nëse
është hartuar si dokument i ndryshëm/i veçantë
nga akti i themelimit)), plotësuar pjesërisht.
Shoqëria duhet të depozitojë në ERE aktin e
themelimit të nënshkruar nga themeluesi (origjinal
ose fotokopje e noterizuar), si dhe statutin në
formatin origjinal ose fotokopje e noterizuar;
- germa “c” (vërtetim për regjistrimin dhe
ekstrakt historik nga Qendra Kombëtare e Biznesit
(QKB), plotësuar pjesërisht.
Shoqëria duhet të depozitojë në ERE
certifikatën e regjistrimit;
- germa “d” (vërtetim që shoqëria dhe drejtuesit
kryesorë të saj në rastin e personave juridikë, nuk
janë të përfshirë në një proces penal të filluar nga
organet e drejtësisë (vërtetim nga prokuroria dhe
gjykata), plotësuar pjesërisht;
- germa “e” (struktura e ndërtimit dhe
funksionimit administrativ të shoqërisë, sipas
pozicioneve dhe profileve përkatëse), pa plotësuar.
- Shoqëria nuk ka depozituar asnjë dokument në
lidhje me këtë kërkesë të rregullores;
Faqe|1461
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents