Fletorja Zyrtare
prot., datë 2.11.2020, ka paraqitur kërkesën për
licencim në veprimtarinë e tregtimit të energjisë
elektrike.
- Bordi i ERE-s, me vendimin nr. 183, datë
13.11.2020, vendosi: “Të fillojë procedurën për
licencimin e shoqërisë “Greentech Energy
Systems” sh.p.k., në veprimtarinë e tregtimit të
energjisë elektrike, për një afat 5-vjeçar”.
- Në vijim të kësaj vendimmarrje u krye njoftimi
në median e shkruar me shkresën me nr. 62/35
prot., datë 16.11.2020, për fillimin e procedurës për
licencimin e shoqërisë në veprimtarinë e tregtimit
të energjisë elektrike.
- Me shkresën nr. 1155/1 prot., datë 24.11.2020,
ERE iu drejtua shoqërisë duke i njoftuar: fillimin e
procedurës
dhe
kërkoi
plotësimin
e
dokumentacionit të munguar nga aplikimi i saj
- Me shkresën e protokolluar në ERE me nr.
1155/2 prot., datë 17.12.2020, shoqëria ka
paraqitur kërkesën për “Shtyrje të afatit për
plotësimin e dokumentacionit, për shkak të situatës
së krijuar nga COVID-19”.
- Në nenin 14, pika 2, të “Rregullores për
procedurat dhe afatet për dhënien, modifikimin,
transferimin, rinovimin dhe heqjen e licencave në
sektorin e energjisë elektrike”, përcaktohet se për
centralet e lidhura drejtpërdrejtë me rrjetin e
shpërndarjes, dhe për të gjitha licencat e tjera Bordi
merr vendim jo më vonë se 30 ditë pune nga data e
publikimit të parë të njoftimit në shtyp, për
aplikimin në shtyp, ndaj për kërkesën e shoqërisë
“Greentech Energy Systems” sh.p.k., Bordi duhet
të marrë vendimin përfundimtar brenda datës
31.12.2020.
- Në nenin 53, pika 3, të “Kodit të Procedurave
Administrative në Republikën e Shqipërisë”
përcaktohet se:
- afati i caktuar nga organi publik mund të
zgjatet me kërkesë të justifikuar të palës së
interesuar, të paraqitur përpara mbarimit të afatit.
- Kërkesa e shoqërisë, për zgjatje të afatit të
depozitimit të dokumentacionit përkatës, është
bërë përpara mbarimit të afatit për vendimmarrjen
përfundimtare të Bordit të ERE-s.
Për gjithë sa më sipër, Bordi i ERE-s
Viti 2021 – Numri 7
VENDOSI:
1. Të zgjasë me 30 ditë punë afatin e
vendimmarrjes në lidhje me kërkesën e shoqërisë
“Greentech Energy Systems” sh.p.k., për licencim
në veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike.
2. Drejtoria e Licencimit, Autorizimeve dhe
Mbikëqyrjes të njoftojë aplikuesin për vendimin e
Bordit të ERE-s.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Për këtë vendim mund të kërkohet rishikim në
ERE brenda 7 ditëve kalendarike, si dhe mund të
bëhet ankim në Gjykatën Administrative Tiranë,
brenda 30 ditëve kalendarike nga dita e publikimit
në Fletoren Zyrtare.
Ky vendim botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYETAR
Petrit Ahmeti
VENDIM
Nr. 246, datë 21.12.2020
MBI ZGJATJEN E AFATIT TË
VENDIMMARRJES SË BORDIT TË EREs, NË LIDHJE ME KËRKESËN E
SHOQËRISË “GREENTECH ENERGY
SYSTEMS” SHPK, PËR LICENCIM NË
VEPRIMTARINË E PRODHIMIT TË
ENERGJISË ELEKTRIKE
Nisur nga sa më sipër, në mbështetje të nenit
16, të ligjit nr. 43/2015, “Për sektorin e energjisë
elektrike”, të ndryshuar; nenit 53, pika 3, të “Kodit
të Procedurave Administrative të Republikës së
Shqipërisë”; si dhe nenit 15, të “Rregullores për
organizimin, funksionimin dhe procedurat e EREs”, të miratuar me vendimin nr. 96, datë 17.6.2016,
Bordi i Entit Rregullator të Energjisë (ERE), në
mbledhjen e tij të datës 21.12.2020, mbasi shqyrtoi
relacionin me nr. 135/15 prot., datë 17.12.2020, të
përgatitur nga Drejtoria e Licencimit, Autorizimeve
dhe Mbikëqyrjes “Mbi zgjatjen e afatit të
vendimmarrjes së Bordit të ERE-s në lidhje me
kërkesën e shoqërisë ‘Greentech Energy Systems’
sh.p.k., për licencim në veprimtarinë e prodhimit të
energjisë elektrike”,
konstatoi se:
- Shoqëria “Greentech Energy Systems” sh.p.k.,
me shkresën e protokolluar në ERE me nr. 1156
Faqe|1463
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents