Fletorja Zyrtare Viti 2021 – Numri 7 d. Koha e nevojshme për t’ju përgjigjur kërkesave për lidhje të reja, brenda 60 ditëve; e. Indeksi i Kohëzgjatjes Mesatare të Ndërprerjeve (SAIDI), 104 minuta; f. Cilësia e Tensionit (VQ), sipas përcaktimeve të nenit 38, të “Kodit të transmetimit”; g. Përqindja e ankesave për cilësinë e tensionit 0%. 2. OST sh.a. të raportojë në ERE çdo 3 (tre) muaj mbi ecurinë e zbatimit të “Treguesve të matjes së cilësisë së furnizimit dhe performancës së sigurisë së rrjetit të transmetimit, për vitin 2021”. 3. Drejtoria e Monitorimit të Tregut dhe Inspektimeve të njoftojë palët e interesit për vendimin e Bordit të ERE-s. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Për këtë vendim mund të kërkohet rishikim në ERE brenda 7 ditëve kalendarike, si dhe mund të bëhet ankim në Gjykatën Administrative Tiranë, brenda 30 ditëve kalendarike nga dita e publikimit në Fletoren Zyrtare. Ky vendim botohet në Fletoren Zyrtare. KRYETAR Petrit Ahmeti VENDIM Nr. 256, datë 21.12.2020 MBI FILLIMIN E PROCEDURËS PËR MIRATIMIN E “RREGULLORES PËR INTEGRITETIN DHE TRANSPARENCËN E TREGUT ME SHUMICË TË ENERGJISË (REMIT)” Në mbështetje të nenit 16, 19, 20, germat: “ç” dhe “d”; të nenit 22, 51, pika 2, germa “dh” dhe 97 pika 4, të ligjit nr. 43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar; nenit 16, pika 4, germat: “a”, “b”, “c”, “ç”, dhe pikat 5 dhe 6, të ligjit nr. 102/2015, “Për sektorin e gazit natyror”, të ndryshuar; nenit 28, pika 1, të ligjit nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar, si dhe nenit 15 dhe 26, të “Rregullores për organizimin, funksionimin dhe procedurat e ERE-s”, të miratuar me vendimin e Bordit të Entit Rregullator të Energjisë (ERE) nr. 96, datë 17.6.2016, Bordi i ERE-s, në mbledhjen e tij të datës 21.12.2020, mbasi shqyrtoi relacionin nr. 135/11 prot., datë 16.12.2020, të Drejtorive Teknike, konstatoi se: - ERE, bazuar në përcaktimet e ligjit nr. 43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar dhe ligjit nr. 102/2015, “Për sektorin e gazit natyror”, të ndryshuar, ka përgjegjësinë për monitorimin e tregut të energjisë elektrike dhe gazit natyror në Shqipëri. - Bordi i Rregullatorëve të Komunitetit të Energjisë, në bashkëpunim me palët kontraktuese, me vendimin e datës 7 gusht 2020, bazuar në përcaktimet e rregullores nr. 1227/2011, “Mbi integritetin dhe transparencën e tregut me shumicë të energjisë” vendosi: Duke marrë në konsideratë vendimin nr. 2018/01/MC - EnC të Këshillit Ministerial të Komunitetit të Energjisë, “Mbi adoptimin nga palët kontraktuese të rregullores nr. 1227/2011 ‘Për integritetin dhe transparencën e tregut me shumicë të energjisë (REMIT)’”. - Rregullorja për integritetin dhe transparencën e tregut të energjisë me shumicë (REMIT) përcakton kriteret që ndalojnë praktikat abuzive që mund të ndodhin dhe të ndikojnë në tregjet me shumicë të energjisë. Në të njëjtën kohë, REMIT-i ndihmon në funksionimin e duhur të këtyre tregjeve, duke marrë parasysh karakteristikat e tyre specifike. - Drafti i përgatitur i rregullores (REMIT), është i ndërtuar në 6 (gjashtë) krerë: 1. Dispozita të përgjithshme: Në këtë kre të rregullores përcaktohen fusha e veprimit të saj, termat e përdorur, si edhe elemente të tjera të përgjithshme. 2. Ndalimi i tregtimit dhe detyrimi për publikim të të dhënave: Në këtë kre, ndër të tjera përcaktohen, ndalimet e vendosura ndaj personave që kanë informacion të brendshëm në lidhje me një produkt të energjisë në tregun me shumicë, detyrimi për publikimin e të dhënave nga ana a pjesëmarrësve të tregut, si dhe ndalimin e çdo angazhimi apo përpjekjeje për t’u përfshirë në manipulimin e tregut të energjisë me shumicë. 3. monitorimi dhe regjistrimi i pjesëmarrësve në treg: Në këtë kre përcaktohet se ERE do të monitorojë aktivitetin tregtar të produkteve të energjisë me shumicë për të zbuluar dhe parandaluar tregtinë bazuar në informacionin e brendshëm dhe manipulimin e tregut në vend, si dhe detyrimin e pjesëmarrësve të tregut për t’u regjistruar pranë ERE-s, në bazë të afateve të përcaktuara. Faqe|1475

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents