Fletorja Zyrtare direkte ose indirekte, lidhur me veprimtarinë e përditshme operacionale të prodhimit, transmetimit dhe furnizimit me energji elektrike; ii. nuk do të marrin kompensim financiar apo përfitim tjetër material apo financiar nga kompanitë tjera dhe, iii. nuk do të kenë paga të ndërlidhura me nivelin e performancës së kompanive të tjera brenda shoqërisë së integruar; d) Personat përgjegjës për menaxhimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes do të nënshkruajnë deklaratë të pavarësisë e cila do të reflektojë pikat “i” deri “iii” më lart. 5. Ndarja e aktiviteteve Për të siguruar transparencën objektivitetin dhe parandalimin e diskriminimit, OSSH sh.a. po i nënshtrohet një procesi të rëndësishëm që lidhet me ndarjen ligjore, funksionale, financiare lidhur me aktivitetin që ka të bëjë me shpërndarjen e energjisë elektrike. 5.1 Ndarja ligjore Në kuadër të përmbushjes së detyrimit të ndarjes ligjore, aktualisht OSSH sh.a. është si pjesë e një shoqërie vertikalisht të integruar. OSHEE sh.a., në cilësinë e aksionarit themelues, shoqërisë mëmë, ka themeluar shoqëritë e reja aksionare të kontrolluara, me një nivel administrimi (me Këshill Administrimi), ndër të cilat Operatori i Sistemit të Shpërndarjes” sh.a. (OSSH), me objekt aktiviteti shpërndarjen e energjisë elektrike, ndërtimin, funksionimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike për sigurimin e energjisë elektrike klientëve, lidhjen e klientëve dhe përdoruesve të rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike, instalimin dhe shërbimet e matjes së energjisë elektrike etj., si dhe çdo aktivitet tjetër fitimprurës me interes për shoqërinë. 5.2 Ndarja funksionale Për të siguruar objektivitetin, për të përmbushur shërbimin e shpërndarjes së energjisë elektrike për të gjithë pjesëmarrësit në tregun e energjisë elektrike, si dhe për të parandaluar sjelljen diskriminuese, OSSH sh.a. do të sigurojë shpërndarjen e energjisë elektrike në mënyrë të pavarur nga aktivitetet e tjera të ndërmarra brenda shoqërisë vertikalisht të integruar. Në këtë kuadër, vetëm personat e ngarkuar me menaxhimin e OSSH sh.a. do të përgjigjen për ushtrimin e funksioneve të Operatorit të Shpërndarjes. Asnjë ndërhyrje nga persona të tjerë lidhur me aktivitetet Faqe|1480 Viti 2021 – Numri 7 e përditshme të Operatorit të Shpërndarjes, nuk do të konsiderohet e tolerueshme. Të gjitha vendimmarrjet lidhur me menaxhimin, mirëmbajtjen dhe zhvillimin e sistemit të shpërndarjes janë funksione të drejtpërdrejta të personave të ngarkuar me menaxhimin e OSSH sh.a., në mënyrë jodiskriminuese dhe pa ushtruar asnjë ndikim te pjesëmarrësit e tjerë të tregut, si dhe aktivitetet e tjera brenda shoqërisë vertikalisht të integruar. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes harton planin e investimit për zhvillimin e rrjetit të shpërndarjes dhe e paraqet për miratim në ERE. OSSH sh.a. do të sigurojë raport të veçantë financiar, në lidhje me aktivitetin e shpërndarjes së energjisë elektrike. OSSH sh.a. paraqet në ERE pasqyrat e plota financiare për çdo vit ushtrimor. 6. Përjashtimi i sjelljes diskriminuese Operatori i sistemit të shpërndarjes duhet të sigurojë qasje transparente dhe jodiskriminuese me rrjetin e shpërndarjes në pajtim me rregullat e miratuara nga ERE, lidhur me miratimin e kostove që do t’i ngarkohen përdoruesit për kyçje në sistem të shpërndarjes dhe përdorim të tij. 7. Konkurrenca dhe marrëdhëniet komerciale Aktivitetet e OSSH sh.a. nuk duhet të kufizojnë apo ndikojnë në konkurrencën e drejtë, në tregun e energjisë elektrike dhe do të sigurojnë qasje jodiskriminuese në të gjitha fushat e mundshme të ndikimit që mund të përfshijnë, por nuk janë të kufizuara, me: i. kërkesat teknike për kyçje; ii. procedurat dhe afatet kohore të kërkesave për kyçje; iii. standardizimin e kushteve kontraktuale dhe komerciale; iv. kostot e kyçjes; dhe v. cilësinë e shërbimit në lidhje me mirëmbajtjen dhe rregullimin e problemeve në rrjet; 8. Zbatimi i parimeve të objektivitetit, transparencës dhe paanshmërisë Për të siguruar objektivitetin, transparencën dhe paanshmërinë në veprimtarinë operacionale të shoqërisë, OSSH sh.a. do të sigurohet për zbatimin e Programit të Pajtueshmërisë dhe të procedurave të brendshme të saj. Njësitë përgjegjëse brenda shoqërisë do të trajtojnë me ndershmëri dhe kujdes çdo ankesë të adresuar për punën e shoqërisë duke siguruar anonimitet të plotë dhe duke mbajtur, gjithashtu, një bazë të dhënash për trajtimin dhe kthimin e përgjigjeve.

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents