Fletorja Zyrtare
llogaritur në një vlerë më të lartë, e si rrjedhojë
aplikimi i saj nuk do të ishte i drejtë në aspektin
ligjor dhe rregullator, si dhe në frymën e
bashkëpunimit reciprok me një të licencuar, në
kohën kur pika 3, e vendimit nr. 171/2020, detyron
kryerjen e pagesës rregullatore ndaj ERE-s, jo më
vonë se 30 ditë nga botimi në Fletoren Zyrtare, të
vendimit sipërcituar.
- ERE vlerësoi të nevojshme të vijonte me
kontrollin e të ardhurave, të marra në konsideratë
për përcaktimin e pagesave rregullatorë, dhe për
shoqëritë e tjera të licencuara nga ERE nga ku
rezultuan dhe pasaktësi të tjera.
- Gjatë këtij kontrolli, u evidentua se është
llogaritur pagesë rregullatore dhe për shoqëri të
cilave i ka përfunduar licenca gjatë vitit 2020, si dhe
një shoqëri e cila nuk ishte përfshirë në llogaritjen e
pagesave rregullatore për vitin 2020.
- Pasaktësitë e konstatuara gjatë kontrollit mbi
regjistrimin e të ardhurave që kanë shërbyer për
llogaritjen e pagesës rregullatore, lidhen me faktin
se një pjesë e këtyre subjekteve nuk kanë raportuar
llogaritë e ndara nga aktivitetet e tjera që ata
ushtrojnë, detyrim ky i përcaktuar në pikën 1, të
nenit 35, të ligjit nr. 43/2015, “Për sektorin e
energjisë elektrike”, të ndryshuar, e si rrjedhojë të
ardhurat e marra në konsideratë nuk kanë qenë nga
ushtrimi i aktivitetit të licencuar.
- Për një pjesë të të licencuarve, të cilëve i janë
konstatuar pasaktësi në llogaritje, ERE ka
përllogaritur këtë pagesë mbi bazën e vlerësimeve
nga të dhëna të marra nga publikime zyrtare, në
zbatim të pikës 6.4, të “Rregullores për përcaktimin
e miratimin e pagesave rregullatorë”, për arsye të
mos dërgimit të pasqyrave financiare të
plota/audituara, si një detyrim i përcaktuar në
pikën 1, të nenit 46, të ligjit nr. 43/2015, “Për
sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar.
- Për një pjesë të të licencuarve u evidentuan
disa lapsuse në regjistrimin e të ardhurave, të cilat
kanë ardhur për shkak të kushteve të vështira të
punës online, të shkaktuara prej pandemisë
COVID-19.
- Mbas saktësimit të të ardhurave, rezulton një
rishpërndarje e re e pagesës rregullatore 2020, jo
vetëm për subjektet, subjekt i këtij vendimi, por
dhe për të gjithë të licencuarit e tjerë që operojnë
në tregun e energjisë elektrike dhe gazit natyror.
Viti 2021 – Numri 7
- Efektet e korrigjimit të pagesës rregullatore për
të licencuarit e tjerë, të cilët të ardhurat e
konsideruara sipas përcaktimeve të pikës 6.1.1, janë
regjistruar saktë, do të korrigjohen në llogaritjen e
pagesës rregullatore të periudhës pasardhëse.
Për gjithë sa më sipër cituar, Bordi i ERE-s
VENDOSI:
1. Korrigjimin e pagesës rregullatore për vitin
2020 vetëm për shoqëritë e licencuara të
përcaktuara në pikën 1, të vendimit nr. 171, datë
4.11.2020, sipas tabelës bashkëlidhur këtij vendimi.
2. Diferencat që rezultojnë nga korrigjimi i
pagesës rregullatore të vitit 2020, për shoqëritë e
licencuara sipas tabelës bashkëlidhur këtij vendimi,
për efekt të buxhetit të ERE-s, të miratuar me
vendimin nr. 22, datë 30.1.2020, të Bordit të EREs, do të alokohen në llogaritjen e pagesës
rregullatore të periudhës pasardhëse të të gjithë të
licencuarve të sektorit të energjisë që nuk janë
subjekt i këtij vendimi.
3. Të licencuarit, subjekt i këtij vendimi (sipas
tabelës bashkëlidhur), duhet të kryejnë pagesat
rregullatore ndaj ERE-s, jo më vonë se 30 ditë nga
botimi në Fletoren Zyrtare i këtij vendimi, në të
kundërt, ERE, mbështetur në nenin 107, të ligjit nr.
43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të
ndryshuar, ndëshkon me gjobë deri në 3 për qind
të të ardhurave të vitit paraardhës të të licencuarit,
si dhe ka të drejtë të aplikojë një kamatëvonesë mbi
vlerën e pagesës rregullatore, në masën e 0.2 % të
xhiros ditore për çdo ditë vonesë në pagesën e saj
4. Drejtoria e Financës dhe IT-së të njoftojë
palët e interesit për vendimin e Bordit të ERE-s.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Për këtë vendim mund të kërkohet rishikim në
ERE brenda 7 ditëve kalendarike, si dhe mund të
bëhet ankim në Gjykatën Administrative Tiranë,
brenda 30 ditëve kalendarike nga të licencuarit në
sektorin e energjisë elektrike, ose brenda 45 ditëve
kalendarike nga dita e publikimit në Fletoren
Zyrtare për të licencuarit në sektorin e gazit
natyror.
Ky vendim botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYETAR
Petrit Ahmeti
Faqe|1483
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents