Fletorja Zyrtare
e zhvillimit të turizmit dhe ruajtjes së trashëgimisë
kulturore dhe natyrore. Potenciali turistik është një
mundësi që duhet të vlerësohet në të dyja anët dhe
të shfrytëzohet më mirë. Iniciativat CBC duhet të
mbështesin zhvillimin e ofertave të përbashkëta
turistike.
Zona ka një trashëgimi të pasur historikekulturore-artistike që duhet të ruhet dhe
promovohet. Valorizimi i mëtejshëm i
trashëgimisë historike dhe i kulturës mund të
kontribuojë në forcimin e identitetit të zonës.
Trashëgimia kulturore është një pasuri për
zhvillimin ekonomik të zonës së programit.
Bashkëpunimi mes institucioneve të kulturës është i
pranishëm, por mund të intensifikohet edhe më tej.
Përmirësimi i sistemit arsimor në të gjitha
nivelet është një përparësi e madhe për zonën e
programit, veçanërisht në zonat rurale. Aksione të
përbashkëta të mëtejshme mund të ndërmerren për
të krijuar rrjetin e qendrave të trajnimit profesional
si dhe institucioneve të arsimit të lartë dhe agjencitë
kërkimore dhe organizatat. Avantazhet që vijnë nga
gjuha e përbashkët duhet të shfrytëzohen edhe më
tej në zhvillimin e kurrikulave arsimore.
Shërbimet sociale janë pak të zhvilluara dhe
në mënyrë të pabarabartë. Veçanërisht shërbimi
shëndetësor ka nevojë për përmirësime të mëdha,
si në mbulimin dhe në cilësinë. Kuadri ligjor për
sigurimin shëndetësor (në anën shqiptare të zonave
rurale) ende pengon përparimin e zhvillimit të
ofrimit të shërbimit shëndetësor. Duke pasur
parasysh se sektori i shëndetësisë menaxhohet nga
qendra, ndoshta mund të bëhet jo shumë nën
programet CBC, por sigurisht që ka vend për
aktivitete potenciale të përbashkëta që lidhen me
fushatat e promovimit dhe edukimit shëndetësor.
Inkurajimi i rrjeteve rajonale të OSHC-ve
(duke përfshirë sportin, rininë dhe organizatat
kulturore) mund të kontribuojë në ruajtjen dhe
forcimin e lidhjeve ndërmjet komuniteteve në të
dyja anët e kufirit në këtë zonë multietnike të
programit.
Kërkimi dhe zhvillimi dhe depërtimi i TIKut është në nivele dukshëm të ulëta. Ka
investime, mbështetje qeveritare, rajonale ose
vendore të pamjaftueshme të aktiviteteve për
K&ZH, pavarësisht nga fakti se universitetet janë
të pranishme në zonën e programit. Nuk ka të
dhëna specifike për K&ZH, por ka pothuajse
mungesë të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve
Faqe|1336
Viti 2021 – Numri 7
të arsimit në të dy përfituesit IPA II; kërkimi
shkencor, zhvillimi dhe fusha e inovacionit nuk
eksplorohen.
Qeveritë vendore dhe rajonale janë në
përgjithësi financiarisht dobët dhe nuk mund
të nxisin zhvillimin lokal. Atyre u mungojnë
aftësitë në menaxhimin, kontrollin financiar dhe
buxhetimin, si edhe qasjet demokratike në proceset
vendimmarrëse. Përthithja/absorbimi i fondeve të
BE-së është i ulët. Bashkëpunimi mes qeverive
vendore dhe rajonale ndërmjet përfituesve IPA II
mund të përmirësohet. Procesi i decentralizimit
është në vazhdim e sipër në të dy përfituesit.
Seksioni 3: Strategjia e programit
3.1 Argumentimi - Arsyetimi për strategjinë
e përzgjedhur për fushat e ndërhyrjes
Programi Ndërkufitar midis Shqipërisë dhe
Kosovës do të synojë të promovojë zhvillimin
social-ekonomik të qëndrueshëm në zonën
ndërkufitare përmes nxitjes së bashkëpunimit mes
njerëzve, komuniteteve dhe institucioneve. Në
kuadër të këtij programi, prioritetet tematike të
mëposhtme (TPs) janë identifikuar të jenë në
shënjestër për periudhën 2014–2020:
Prioriteti tematik 1: Mbrojtja e mjedisit,
promovimi i politikave të zbutjes dhe të
përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike,
parandalimi dhe menaxhimi i rreziqeve
Zona e programit është jashtëzakonisht e pasur
me biodiversitet dhe burime natyrore. Mbrojtja dhe
valorizimi i këtyre aseteve është padyshim një nga
pikat kyçe për zhvillimin e qëndrueshëm dhe mund
të ofrojë mundësi të shumta për bashkëpunim
ndërkufitar. Zona e programit ofron një klimë dhe
biodiversitet të pasur, duke përfshirë një peizazh të
pasur, që nga malet më të larta në zonë, kodra,
fusha, liqen, lumenj dhe bregdet. Prandaj, aksionet
sipas këtij prioriteti do të mbështesin mbrojtjen,
ruajtjen dhe vlerësimin e burimeve mjedisore në
zonën e programit përmes iniciativave të
përbashkëta për trajtimin e mbrojtjes së mjedisit
dhe promovimin në fushën e programit, si:
promovimi i përdorimit të qëndrueshëm të
burimeve mjedisore, nxitja e energjisë së
rinovueshme, duke mbështetur aksionet e
përbashkëta në lidhje me strategjitë, planet e
veprimit, hulumtimin që synon çështjet mjedisore,
duke përfshirë menaxhimin e mbetjeve të ngurta,
menaxhimin e ujit, përgatitjen e strategjive dhe të
planeve të veprimit mbi erozionin e tok��s,
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents