Fletorja Zyrtare
Viti 2021 – Numri 7
Prioriteti 4: Asistenca teknike
Objektivi specifik
Objektivi specifik i asistencës teknike është të
garantojë zbatim efikas, efektiv, transparent dhe në
kohë të programit të bashkëpunimit ndërkufitar, si
edhe të sensibilizojë komunitetet kombëtare,
rajonale dhe vendore të programimit, si edhe
popullsinë në përgjithësi në zonën e programit.
Gjithashtu, mbështet aktivitetet sensibilizuese në
nivel të gjerë, me qëllim që qytetarët të informohen
për IPA II. Për më tepër, siç ka dëshmuar përvoja
gjatë ciklit të programimit 2007–2013, ky prioritet
do të përforcojë kapacitetet administrative të
autoriteteve dhe përfituesve, që zbatojnë
programin, me qëllim përmirësimin e “autorësisë”
dhe përshtatshmërisë së rezultateve të projekteve
dhe programit.
Asistenca teknike do të përdoret për të
mbështetur punën e strukturave operuese (SO) dhe
të Komitetit të Përbashkët Monitorues (KPM), në
garantimin e ngritjes eficiente, zbatimit,
monitorimit dhe vlerësimit të programeve, si edhe
në përdorimin optimal të burimeve. Kjo do të
arrihet përmes ngritjes dhe funksionimit të
Sekretariatit të Përbashkët Teknik (SPT, që do të
ngarkohet me menaxhimin e përditshëm të
programit dhe do të raportojë pranë SO-së dhe
KPM-së.
Rezultatet e synuara
1. Mbështetja administrative për strukturat
operuese (SO) dhe Komitetin e Përbashkët
Monitorues të Programit forcohet
Ky prioritet do të garantojë zbatim normal të
programit gjatë të gjitha fazave. Ai përfshin
disponimin e mjeteve financiare dhe stafin e
kualifikuar të aftë që të asistojë strukturat operuese
dhe Komitetin e Përbashkët Monitorues, si edhe
ngritjen dhe forcimin e menaxhimit, monitorimit,
mekanizmat e kontrollit dhe procedurat. Nëse
nevojitet, do të kontribuojë edhe në përgatitjen e
ciklit financiar pasues (2001–2007).
Treguesit e rezultateve
Treguesi
Njësia
Skenari
bazë
Objektivi
2022
Përqindja e
përfituesve të
kënaqur me
mbështetjen për
zbatimin e programit
%
Nuk ka të
dhëna
75%
* Për sa i përket treguesit të rezultatit 1, vini re
se programi Shqipëri–Kosovë ka shpallur vetëm
një thirrje për aplikime dhe zbatimi i projekteve
nën këtë thirrje fillon në dimrin 2014, prandaj ky
tregues është shënuar me “nuk ka të dhëna”. Për
referenca në të ardhmen, kur të bëhet vlerësimi i
programit të tanishëm, do të merret parasysh për
programimin e periudhës së ardhshme 2014–2020,
përfshi skenarin bazë dhe objektiva më të saktë.
2. Kapacitetet teknike dhe administrative
për menaxhimin dhe zbatimin e programit
forcohen
Ky prioritet do të japë mundësi për
përmirësimin e kompetencave dhe aftësive të
strukturave drejtuese të programit, si edhe të
aplikantëve potencialë dhe fituesve të granteve. Për
forcimin e kapaciteteve do të përgatiten aktivitete të
posaçme, që do të zbatohen mbi bazën e nevojave
të evidentuara gjatë zbatimit të programit. Si pjesë e
mësimeve të nxjerra nga cikli i programit 2007–
2013, do të forcohen këto aspekte: i. pjesëmarrja e
anëtarëve të KPM-së në detyrat që parashikon
kuadri ligjor i IPA II; ii. kapacitetet e aplikantëve
potencialë për të krijuar partneritete ndërkufitare të
qëndrueshme; iii. kapacitetet e përfituesve të
granteve për të përmbushur kënaqshëm detyrimet
kontraktuale të tyre.
Treguesit e rezultateve
Treguesi
Rritja mesatare e numrit të aplikimeve të dorëzuara
gjatë secilës thirrje *
Përqindja mesatare e koncept-notave
kualifikohen për vlerësim të mëtejshëm **
Njësia
Skenari bazë
Objektivi 2022
%
Numri i aplikimeve të
dorëzuara në thirrjen e parë të
programit në vazhdim
(2007–2013)
20%
që
Nuk ka **
Rritja e përqindjes
gjatë ciklit të
programit
Faqe|1343
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents