Fletorja Zyrtare Viti 2021 – Numri 7 - publiku i gjerë. 3.2 Çështje horizontale ndërsektoriale Programi ka reflektuar rëndësinë që BE-ja u kushton çështjeve horizontale ndërsketoriale. Ajo do të integrojë dhe do të inkorporojë këto çështje në përputhje me objektivat dhe politikat e BE-së. Çështje të tilla janë reflektuar në të gjitha prioritetet e zgjedhura për programin, si krijimi i partneriteteve ndërkufitare, “autorësia” vendore dhe mundësitë e barabarta, garantimi i mosdiskriminimit të minoriteteve dhe të kategorive të cenueshme, pjesëmarrja e organizatave të shoqërisë civile, mbrojtja e mjedisit, të drejtat gjinore, si edhe qeverisja e mirë. Programi fokusohet në çështjen e mbrojtjes së mjedisit, në prioritetin 1, duke mbuluar ndërhyrjet për mbrojtjen e mjedisit ndaj rreziqeve, si edhe ato për edukimin mjedisor dhe qëndrueshmërinë e mjedisit. Ky program BNK mund të financojë projektet e përgatitura me qasjen “Zhvillim Bazuar në Zonë” (ZBZ) që synojnë të lehtësojnë rritjen e qëndrueshme në zona të caktuara gjeografike të rajoneve ndërkufitare të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht zonat rurale me probleme zhvillimi të ndërlikuara dhe specifike. Do të shikohet edhe puna përgatitore për qasjen ZBZ që është ndërmarrë deri tani në rajonin ndërkufitar që shtrihet në Shqipëri dhe Kosovë. Çështja e integrimit gjinor trajtohet përballë prioritetit të tretë, me qëllim që të arrihet fuqizim dhe integrim gjinor në të gjitha nivelet e sistemit arsimor dhe AFP, si në zonat urbane, edhe ato rurale. Gjithashtu, programi mbështet edhe partneritetet mes shoqërisë civile dhe pushtetit vendor, me qëllim garantimin e “autorësisë” vendore dhe masave të qëndrueshme. Programi mban parasysh edhe kategoritë e cenueshme, gjithëpërfshirjen dhe të drejtat e njeriut. Seksioni 4: Plani financiar Tabela 1 tregon shumën indikativë vjetore të kontributit të BE-së për programin BNK për periudhën 2014–2020. Tabela 2 paraqet një shpërndarje indikativë të buxhetit për çdo prioritet tematik, afërsisht 1/3 për çdo prioritet, si edhe shumën maksimale të bashkëfinancimit të BE-së Tabela 1: Fondet treguese të akorduara çdo vit për programin e bashkëpunimit ndërkufitar 2014–2020 Viti 2014 Operacionet BNK (të gjitha prioritetet tematike) Total (euro) Programi IPA BNK Shqipëri–Kosovë 840 000 Asistenca teknike 360 000 Total (EUR) 1 200 000 2015 2016 1 200 000 1 200 000 0 1 200 000 0 1 200 000 2017 840 000 2018 2019 2020 1 200 000 1 200 000 1 080 000 7 560 000 360 000 840 000 1 200 000 8 400 000 360 000 1 200 000 0 1 200 000 0 1 200 000 2014–2020 Tabela 2: Fondet treguese të akorduara çdo vit për periudhën 2014–2020 dhe përqindja e kontributit të BE-së Programi IPA BNK Shqipëri – Kosovë 2014-2020 PRIORITETET Kontributi i BE-së (a) 1. Prioriteti tematik 2. Prioriteti tematik 3. Prioriteti tematik 4. Prioriteti tematik TOTALI 2 520 000 2 520 000 2 520 000 84 000 8 400 000 Bashkëfinancimi i përfituesit/ve (b) 444 706 444 706 444 706 0 1 334 118 Financimi total (c)=(a)+(b) 2 964 706 2 964 706 2 964 706 840 000 9 734 118 Norma e kontributit të BE-së (d)=(a)/(c) 85% 85% 85% 100% Faqe|1345

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents