Fletorja Zyrtare - forcimit të bashkëpunimit me vendet fqinje në parandalimin dhe luftimin e migracionit të parregullt të qytetarëve shqiptarë dhe të shtetasve të vendeve të treta, në kuadër të marrëveshjeve ekzistuese dypalëshe, Konventës së Bashkëpunimit Policor për Evropën Juglindore dhe iniciativat rajonale. 6. Forcimin e përgjithshëm të kapaciteteve të Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale Detare. - Lidhja me PKIE-n dhe legjislacionin e BE-së (kapitulli 24 – Drejtësia, Liria dhe Siguria, nënkapitulli: Kufijtë e jashtëm). Kjo Strategji nuk përafron në vetvete një akt të legjislacionit të Bashkimit Evropian, por do të shërbejë si instrument për adresimin e rekomandimeve të Bashkimit Evropian për përafrimin me acquis communauitaire të BE-së, për fushën e rendit dhe sigurisë publike. Politikat dhe objektivat specifike të Strategjisë Ndërsektoriale të Menaxhimit të Integruar të Kufirit 2021–2027 dhe plani i veprimit 2021–2023, janë gjithashtu, në përputhje me “Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ/SDG) dhe Agjendës 2030”, respektivisht: OZHQ 10: Zvogëlimi i pabarazisë brenda dhe ndërmjet vendeve. Qëllimi 10.7: Lehtësimi i migrimit të organizuar, të sigurt, të rregullt dhe të përgjegjshëm dhe lëvizshmërinë e njerëzve, duke përfshirë zbatimin e politikave të planifikuara dhe mirë të menaxhuara të migracionit. 2.1 Analiza dhe arritjet Në fushën e Menaxhimit të Integruar të Kufirit, Shqipëria, gjatë viteve 2014 – 2020, ka realizuar progres të vazhdueshëm në të gjithë komponentët përbërës të MIK, si: në fushën e përmirësimit të kuadrit ligjor, të organizimit dhe të menaxhimit të agjencive kufitare, të rritjes së kapaciteteve administrative dhe profesionale të strukturave, të zbatimit të procedurave standarde të punës, të zbatimit të programeve të trajnimit dhe kurrikulave, të përmirësimit të infrastrukturës dhe teknologjisë së informacionit, në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve, lehtësimit të shkëmbimeve tregtare, dhe në drejtim të forcimit të goditjes së aktivitetit të paligjshëm nëpërmjet kufirit shtetëror dhe rritjes së sigurisë kufitare. Komisioni Evropian ka vlerësuar në vazhdimësi përparimin e bërë në lidhje me Menaxhimin e Integruar të Kufirit, por sfidat për MIK në Shqipëri Viti 2021 – Numri 7 kërkojnë përmirësime të mëtejshme brenda agjencive të kufirit, si dhe në bashkëpunimin ndëragjenci e ndërkombëtar. Me konkretisht do të përmendim sa më poshtë: - Përmirësime të mëtejshme të kuadrit ligjor rregullator, të strukturave të agjencive kufitare, të procedurave të punës, të burimeve njerëzore dhe trajnimeve, të shkëmbimit të informacionit dhe të infrastrukturës dhe pajisjeve me qëllim përafrimin me standardet e Bashkimit Evropian dhe praktikat më të mira ndërkombëtare; - Forcimi i bashkëpunimit ndëragjenci në funksion të rritjes së cilësisë dhe shpejtësisë së shkëmbimin të informacionit, procedurave për kontrolle të përbashkëta, analizës së përbashkët të riskut për komponentë të caktuar në kontrollin kufitar, në përdorimin e përbashkët të infrastrukturës kufitare dhe pajisjeve, si dhe në zhvillimin e mëtejshëm të programeve të përbashkëta të trajnimit për personelin e agjencive kufitare. Përmirësimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërkombëtar, për të zbatuar një zinxhir masash në luftën e autoriteteve kufitare ndaj aktiviteteve të kundërligjshme nëpërmjet kufirit përfshirë dhe terrorizmin. Kuadri ligjor rregullator Në zbatim të objektivave strategjike dhe të masave të parashikuara në planin e veprimit të Strategjisë së Menaxhimit të Integruar të Kufirit 2014 – 2020, janë përmbushur të gjitha nënobjektivat e parashikuara, duke realizuar në total gjithë paketën ligjore për kontrollin kufitar, duke u përafruar me legjislacionin komunitar të menaxhimit të kufirit. Për pasojë u përgatitën dhe u miratuan aktet ligjore si më poshtë: - Ligji nr.71/2016, “Për kontrollin kufitar”71; - Ligji nr.102/2014, “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë”; - Ligj nr. 22/2020, “Për disa shtesa në ligjin nr. 71/2016, ‘Për kontrollin kufitar’”72; Përafruar pjesërisht me rregulloren (BE) 2016/399, të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 9 mars 2016, “Mbi Kodin e Bashkimit Evropian që përcakton rregullat e regjimit të lëvizjes së personave përmes kufijve (Kodi i Kufijve Schengen)”. 72 Ky ligj është përafruar pjesërisht me direktivën 2004/82/KE, të Këshillit të Evropian, të datës 29 prill 2004, mbi detyrimin e transmetimit të të dhënave të pasagjerit dhe direktivën e BE-së 2016/681, të Parlamentit dhe Këshillit, datë 27.4.2016, mbi përdorimin e të dhënave 71 Faqe|1387

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents