Fletorja Zyrtare
mekanizmi i monitorimit të hapësirës detare dhe
është rritur goditja e aktivitetit të kundërligjshëm.
Gjithashtu është përmirësuar kuadri legjislativ
për funksionimin e QNOD-it, me qëllim përsosjen
e koordinimit ndërinstitucional për monitorimin e
hapësirës detare dhe kryerjen e operacioneve të
përbashkëta të zbatimit të ligjit në det.
Këto akte ligjore dhe nënligjore janë hartuar duke u
bazuar në rekomandimet e BE-së dhe në
Standardet Schengen, të parashikuara në Strategjinë
për Menaxhimin e Integruar të Kufirit 2014–2020.
Procedurat
Në fushën e procedurave u zhvilluan dhe u
përmirësuan procedurat standarde të punës nga
agjencitë e përfshira në MIK. Në përmbushje të
objektivave janë miratuar “Procedurat Standarde të
Punës” për të gjitha strukturat e Departamentit për
Kufirin dhe Migracionin, bazuar me ligjin nr.
71/2016, “Për kontrollin kufitar”, dhe në Manualin
Schengen për PKM-n. Këto procedura janë
përmirësuar dhe përditësuar me ndryshimet e
Kodit Schengen.
Gjithashtu, u përmirësuan procedurat doganore
për të lehtësuar shkëmbimet tregtare dhe marrjen
nga ky shërbim të përgjegjësive në fushën e sigurisë
kufitare. Në kuadër të funksionimit të QNOD-it,
për koordinimin e punës midis agjencive
ligjzbatuese, janë miratuar “Politikat dhe Procedurat e
Funksionimit të Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale
Detare”.
Këto procedura janë në zhvillim sipas konceptit
dhe detyrimeve që rrjedhin nga iniciativa e
Schengenit Ballkanik dhe të rregullores së
Agjencisë për Kufirin Evropian dhe Rojën
Bregdetare.
Bashkëpunimi në përgjithësi dhe bashkëpunimi
ndërkombëtar në veçanti është realizuar me
partnerët ndërkombëtarë, në përputhje të plotë me
standardet e vendeve të BE-së. Aktiviteti i
kundërligjshëm identifikohet dhe shkëmbehet me
vendet e tjera, duke siguruar veprime të
përbashkëta për goditjen e tij. Gjithashtu janë
hartuar procedura të përbashkëta për shkëmbimin
e informacionit, operacionet dhe hetimet e
përbashkëta, janë miratuar procedurat standarde
për largimin/dëbimin e shtetasve të huaj me
qëndrim të parregullt në Shqipëri, si dhe është
krijuar një mekanizëm për kontrollet e
kontejnerëve në porte.
Viti 2021 – Numri 7
Në qëllimet strategjike për bashkëpunimin
ndërmjet agjencive të Policisë Kufitare dhe
Migracionit, Shërbimit Doganor Shqiptar,
Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Shërbimit
Sanitar Antiepidemik dhe agjencive të tjera të
përfshira në MIK, është parashikuar ngritja e një
Qendre Kombëtare Koordinimi për Menaxhimin e
Integruar të Kufirit. Për shkak të mungesës së
fondeve, kjo qendër nuk është bërë e mundur të
krijohet. Si pasojë nuk është realizuar as
nënobjektivi për hartimin e procedurave të punës
për mekanizmin e Koordinatorit Kombëtar të
MIK dhe as për Qendrën. Nisur nga
domosdoshmëria e menaxhimit të integruar të
sistemeve teknologjike, të pajisjeve tjera speciale, si
dhe të të gjitha shërbimeve të agjencive të përfshira,
ky mbetet një ndër objektivat kryesore në
Strategjinë e re.
Gjithashtu, nuk janë hartuar procedurat e
përbashkëta për Qendrën Rajonale të Monitorimit
të Hapësirës Detare në bashkëpunim me palët
pjesëmarrëse dhe me asistencën ndërkombëtare,
sepse nuk është krijuar Qendra për mungesë
fondesh.
Sa më sipër, miratimi i legjislacionit të ri për
kufirin dhe migracionin u ndoq nga miratimi i
procedurave të reja standarde të punës në këto
fusha, të cilat u përshtaten plotësisht me
legjislacionin e ri, si më poshtë:
- Urdhri nr. 163, datë 8.2.2018, “Procedura e
punës për organizimin, planizimin dhe kryerjen e
shërbimit në SPK&M, sipas situatës dhe analizës së
riskut”;
- Urdhri nr. 164, datë 8.2.2018, “Procedurat e
punës për mbikëqyrjen e kufirit”;
- Urdhri nr. 165, datë 8.2.2018, “Procedurat e
punës për verifikimin kufitar në PKK e PPKK-së”;
- Urdhri nr. 166, datë 8.2.2018, “Procedurat e
punës për verifikimin e trafikut tokësor, trafikut
ajror, detar e liqenor në kufi”;
- Urdhri nr. 167, datë 8.2.2018, “Procedura e
punës për lehtësimin e verifikimeve kufitare”;
- Urdhri nr. 168, datë 8.2.2018, “Procedura
standarde për refuzimin e hyrjes në kufi të RSH-së,
të shtetasit të huaj”;
- Urdhri nr. 169, datë 8.2.2018, “Procedurat
standarde të punës për refuzimin e daljes së
shtetasve shqiptarë dhe të huaj në kufi”;
Faqe|1389
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents