Fletorja Zyrtare
- Urdhri nr. 175, datë 8.2.2018, “Procedurat e
regjistrimit në sistemin TIMS të verifikimit që
kryhet për kontrollin e hyrje/daljeve”;
Urdhri nr. 170, datë 8.2.2018, “Procedurat
standarde për trajtimin e shtetasve të huaj me leje
qëndrimi”;
- Urdhri nr. 171, datë 8.2.2018, “Procedurat
standarde e punës për lëshimin e vizave në kufi dhe
anulimin e tyre”;
-Urdhri nr. 172, datë 8.2.2018, “Procedurat
standarde për përzgjedhjen e shtetasve të huaj të
parregullt dhe masat që merren”;
- Urdhri nr. 173, datë 8.2.2018, “Procedurat
standarde për zgjatjen e qëndrimit mbi afatin e
përcaktuar ligjor të shtetasit të huaj”;
- Urdhri nr. 174, datë 8.2.2018, “Procedurat
standarde për vlerësimin e aplikimeve për vizë në
Shqipëri të shtetasve të huaj”;
- Urdhri nr. 176 datë 8.2.2018 “Procedurat
standarde për largimin/dëbimin e shtetasit të huaj
me qëndrim të parregullt në RSH”;
- Urdhri nr. 1294/1, datë 17.5.2016, “Procedura
e punës për zbulimin e lëndëve radioaktive”;
- Urdhri nr. 18378, datë 8.8.2017, “Procedurat
standarde të punës që drejtojnë përzgjedhjen dhe
skanimin e bazuar në risk të ngarkesave dhe
mjeteve të transportit që kalojnë kufijtë e
Republikës së Shqipërisë me anë të skanerëve fiks
dhe të lëvizshëm”;
- Ligji nr. 9863, datë 28.1.2008, “Për ushqimin”,
i ndryshuar;
- Ligji nr. 16/2020, “Për disa ndryshime dhe
shtesa në ligjin nr. 9863, datë 28.1.2008, ‘Për
ushqimin’ i ndryshuar”;
- Ligji nr. 10465, datë 29.9.2011, “Për shërbimin
veterinar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
- Ligj nr. 18/2018, “Për ratifikimin e protokollit
shtesë 5, të marrëveshjes për amendimin dhe
aderimin në marrëveshjen e tregtisë së lirë të
Evropës Qendrore”.
- Manuali për inspektimin fitosanitar në pikat e
kalimit kufitar nr. 4635, datë 16.10.2006;
- VKM-ja nr. 403, datë 13.5.2015, “Për disa
ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 654, datë
30.9.2009, të KM-s, “Për organizimin, strukturën,
funksionimin e QNOD-it dhe bashkëveprimin me
institucionet shtetërore që kanë interesa në det, të
ndryshuar”;
- VKM-ja nr. 585, datë 1.7.2015, “Për disa
shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 439, datë
Faqe|1390
Viti 2021 – Numri 7
13.5.2011, të KM-s ‘Për miratimin e dokumentit
‘Politikat dhe procedurat e funksionimit të
QNOD-it’’”.
Menaxhimi dhe organizimi (kuadri
institucional)
Në drejtim të menaxhimit dhe organizimit
(kuadrit institucional), u konsolidua struktura e
Policisë Kufitare dhe Migracionit, sipas
rekomandimeve dhe e bazuar në objektivat e
Strategjisë, si dhe struktura e analizës së riskut dhe
sektori i hetimit, e cila është ndryshuar dhe
përmirësuar. Shërbimi i analizës së riskut dhe të
hetimit është shtrirë në të gjitha drejtoritë vendore.
Organizmi i ri strukturor u propozua dhe miratua
në përputhje me praktikat më të mira të vendeve
anëtare të Bashkimit Evropian.
Me urdhrin nr. 177, datë 18.3.2018, të ministrit
të Brendshëm, është miratuar struktura e Drejtorisë
së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, përfshirë këtu
edhe strukturën e Departamentit për Kufirin dhe
Migracionin, ndërsa, me urdhrin nr. 328/1, datë
2.5.2018, të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së
Shtetit është miratuar struktura dhe përbërja
organike e drejtorive vendore për kufirin dhe
migracionin. Në kuadër të miratimit të strukturës së
re dhe përbërjes organike, janë ngritur strukturat e
zbatimit të masave plotësuese për kontrollin e
territorit në nivel qendror dhe vendor.
Megjithatë, suprimimi i strukturave të
menaxhimit të burimeve njerëzore dhe logjistike,
në vitin 2016, si dhe suprimimi i strukturave të
hetimit në Policinë Kufitare dhe Migracionit, cenoi
autonominë e këtyre strukturave, filozofi mbi të
cilën u bë organizimi i tyre dhe nuk ishte në
përputhje me rekomandimet e partnerëve
ndërkombëtarë. Suprimimi i strukturave të
menaxhimit të burimeve njerëzore dhe logjistike
solli paqartësi në menaxhimin e këtyre burimeve.
Vështirësi të mëdha u hasën sidomos në përgatitjen
dhe menaxhimin e dokumentacionit për burimet
njerëzore, si dhe të donacioneve të shumta në
mbështetje të shërbimeve të Policisë Kufitare dhe
Migracionit. Suprimimi i strukturave të hetimit
shkaktoi humbjen e aftësive operacionale në fushën
e krimit ndërkufitar, për veprat penale që
mbuloheshin nga këto struktura dhe ishte në
kundërshtim me rekomandimet e progresraportit të
Komisionit Evropian të vitit 2016, ku nënvizohet
se,”….Kompetencat hetimore të policisë kufitare duhet të
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents