Fletorja Zyrtare
Bazuar në Strategjinë e MIK, janë krijuar
mekanizma trajnimi të cilat ndjekin ecurinë e
trajnimeve të personelit të agjencive të kufirit. Për
PKM-në ky aktivitet zhvillohet në bazë të
Strategjisë së Trajnimeve, me qëllim përgatitjen për
të qenë pjesë e operacioneve për kufijtë e jashtëm,
pas pranimit në BE. Në këtë kuadër janë realizuar
trajnime me strukturat e tjera të policisë, trajnime
mes agjencive ndërkufitare.
Trajnimi i personelit të PKM-së bëhet në bazë
të 30 kurrikulave të FRONTEX-it, të miratuara
dhe të përditësuara me zhvillimet e reja të
dokumenteve të BE-së për kufijtë e jashtëm. Në
zbatim të programit vjetor zhvillohen trajnime 4mujore për nivelin bazë dhe trajnime të avancuara
1-mujore.
Në muajin janar të vitit 2018, është miratuar
kurrikula e trajnimit bazë e Policisë Kufitare dhe
Migracionit, me shtrirje kohore prej tre muajsh, e
cila është në përputhje të plotë me kurrikulën e
përbashkët të FRONTEX-it (Common Core
Curricula) dhe që është përgatitur në bashkëpunim
me ekspertin afatgjatë të projektit PAMECA V, si
anëtar i grupit të punës dhe njëkohësisht trajner në
këtë trajnim. Rekrutët e rinj të Policisë Kufitare dhe
Migracionit i nënshtrohen trajnimit bazë të Policisë
Kufitare sipas kësaj kurrikule.
Gjithashtu, janë zhvilluar programe trajnimi për
agjencitë që operojnë në kufi, të ofruara nga
Faqe|1392
Viti 2021 – Numri 7
donatorë ndërkombëtarë si: FRONTEX; DCAF;
EXBS; OSCE; IOM, Policia Federale Gjermane;
Policia Franceze; Policia Holandeze, etj.
Puna e PKM-së, përveç masave parandaluese
nëpërmjet kontrolleve, analizave të fenomeneve
dhe ndëshkimeve administrative dhe penale,
monitorohet edhe nëpërmjet mbikëqyrjes,
vëzhgimit e kontrollit me pajisje elektronike dhe
sistemit TIMS. Megjithatë, për shkak të zhvillimeve
teknologjike dhe procedurale, përditësimi i këtij
sistemi mbetet objektiv për t’u përfshirë në
Strategjinë e re.
Gjatë vitit 2018–2019, janë zhvilluar trajnime 24- 6-javore, të personelit të Policisë Kufitare në
Qendrën Stërvitore të Forcës Detare, nën drejtimin
e instruktorëve të Rojës Bregdetare. Kurset e
zhvilluara kanë qenë të fokusuara në certifikimin e
personelit si drejtues i mjeteve detare, përdorimin e
sistemeve elektromekanike dhe të komunikimit të
anijes, si dhe planifikimit e pjesëmarrjes në një
operacion kërkim–shpëtimi (SAR).
Gjatë periudhës 2014–2020janë zhvilluar
trajnime të ndryshme që kanë adresuar nevojat dhe
prioritetet në drejtim të forcimit të kapaciteteve
profesionale të shërbimeve për kufirin dhe
migracionin. Konkretisht gjatë kësaj periudhe janë
zhvilluar 474 trajnime dhe seminare, me
pjesëmarrjen e 4690 punonjësve të Policisë
Kufitare dhe Migracionit.
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents