Fletorja Zyrtare Në zbatim të VKM-së nr. 921, datë 29.12.2014, “Për personelin e administratës doganore”, të ndryshuar, janë analizuar të gjithë kriteret kualifikuese të rekrutimit në administratën doganore dhe janë miratuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Mbi këto kritere dhe përshkrime të punës mundësohet rekrutimi i kapaciteteve me performancë të lartë dhe kompetente. Për rritjen e aftësimit profesional dhe në përputhje me nevojat e punonjësve të Administratës Doganore janë zhvilluar trajnime nga drejtori të ndryshme në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave si: Drejtoria e Tarifës dhe Origjinës, Laboratorit Doganor, Procedurave Juridike, Mbrojtjes së Pronësisë Intelektuale, Auditit të Brendshëm, Vlerës Doganore dhe Departamenti i Akcizës, si dhe në bashkëpunim me institucione të tjera brenda vendit, ku mund të përmendet, ILDKPKI-ja, QTATD-ja (Qendra e Trajnimeve të Administratës Tatimore dhe Doganore); ASPA (Shkolla Shqiptare e Administratës Publike); DAP-i (Departamenti i Administratës Publike), Instituti i Fizikës Bërthamore; Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Mbrojtjes, Kryeministria, etj. Gjithashtu edhe shumë institucione të tjera jashtë vendit kanë dhënë një kontribut të veçantë në trajnimin e punonjësve të Administratës Doganore Shqiptare. Vlen të përmendim: EXBS (Programi i Kontrollit të Eksporteve dhe Sigurisë Kufitare - Ambasada Amerikane); CROËN AGENTS, BE (Bashkimi Evropian); CEFTA(Central European Free Trade Agreement); IPA 2013 Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Taksave Indirekte Franceze; OBD (Organizata Botërore e Doganave); TAIEX (Asistenca Teknike dhe Shkëmbimi i Informacionit në Komisionin Evropian); GIZ (Fondi i Hapur Rajonal për Promovimin e Tregtisë së Jashtme), UK Border Force, Doganat franceze etj. Gjatë periudhës 2014– 2020janë zhvilluar 461 trajnime dhe seminare, me pjesëmarrjen e 7267 punonjësve të Administratës Doganore. Për sa i përket QNOD-it, me VKM të veçantë është miratuar struktura e saj. Në vitin 2016, në strukturën e QNOD-it u shtua sektori i Administratorëve të Sallës Operacionale, ndërsa në vitin 2018, sektori i IT-së i QNOD-it i kaloi AKSHIT. Ndryshimet strukturore në zbatim të Viti 2021 – Numri 7 këtyre VKM-ve janë implementuar në vitin 2016 dhe 2018. Me qëllim përmirësimin e koordinimit të veprimtarisë dhe ndërveprimit midis agjencive ligjzbatuese dhe trajnimit të personelit të këtyre agjencive, Roja Bregdetare organizon dhe zhvillon çdo vit stërvitjet “SAREX” dhe “IMPONIMI”. Stërvitja SAREX ka për qëllim njohjen e procedurave SAR, të përcaktuara në konventat ndërkombëtare dhe aktet ligjore kombëtare, koordinimin dhe unifikimin e veprimeve të agjencive kombëtare që veprojnë në hapësirën detare gjatë një operacion kërkim–shpëtimi (SAR) në det. Stërvitja IMPONIMI kryhet në bashkëpunim me të gjitha institucionet ligjzbatuese dhe me interesa në det, si dhe ka për qëllim trajnimin dhe rritjen e ndërveprimit ndërinstitucional në situatat e ndotjeve detare dhe zbatimin e ligjshmërisë në det. Personeli i Rojës Bregdetare kryen trajnime vjetore në Qendrat e Trajnimit të Rojës Bregdetare në SHBA, Itali, Angli dhe Turqi. Komunikimi, shkëmbimi dhe teknologjia e informacionit Komunikimi dhe shkëmbimi i informacionit u zhvillua në mënyrë të shpejtë në këtë periudhë. Vlen të përmendet informatizimi i të gjitha shërbimeve të kufirit dhe pajisja e tyre me mjete komunikimi. U miratuan akte administrative të brendshme dhe të përbashkëta. Gjithashtu janë përgatitur manuale përdorimi dhe procedura që lehtësojnë shkëmbimin e informacionit. Të gjitha PKK-t e Republikës se Shqipërisë janë të lidhura online me sistemin TIMS, një sistem ku policia kufitare evidenton hyrje/daljet në kufirin shtetëror dhe të gjithë problematikën që lind në kufi. Sistemi TIMS ka vijuar të funksionojë në pothuajse të gjitha pikat e kalimit kufitar. Njoftimet e vendosur nga strukturat e ndryshme të Policisë së Shtetit dhe për llogari të agjencive të tjera të zbatimit të ligjit, ka forcuar ndjeshëm punën e Policisë Kufitare në kontrollin e qarkullimit të shtetasve, mjeteve dhe mallrave. Ndërfaqja me sistemin ASF2 të INTERPOL-it ka vijuar të jetë një mjet i pazëvendësueshëm në identifikimin e personave, dokumenteve të udhëtimin dhe mjeteve në kërkim, apo të shtetasve me rekorde kriminale. Aksesimi i TIMS-it nga shërbimet e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave siguron shkëmbimin e informacionit në kohë reale. Faqe|1393

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents