Fletorja Zyrtare Shërbimi doganor ka realizuar në bashkëpunim me OBD-në, implementimin e CEN-it (National Customs Enforcement Network), për të ndihmuar doganat në mbledhjen, ruajtjen, analizimin e informacionit/të dhënave të zbatimit të ligjit në mënyrë efektive, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, në mënyrë që të fuqizohen aftësitë e inteligjencës, dhe të përmirësohet profilizimi në një nivel strategjik, taktik dhe operacional, me mundësinë për të shkëmbyer këtë informacion në nivel rajonal dhe ndërkombëtar. Gjithashtu, Shërbimi Doganor shkëmben informacion dhe dokumentacion për procedura doganore dhe transaksione të dyshimta me strukturat homologe bazuar në marrëveshjet bilaterale dhe shumëpalëshe, si dhe protokollet e mirëkuptimit: të tilla si vendet anëtare të Bashkimit Evropian në kuadër të protokollit 6 të: “Marrëveshjes së stabilizim-asocimit midis Komuniteteve Evropiane dhe shteteve të tyre anëtare nga njëra anë dhe Republikës së Shqipërisë nga ana tjetër”, Konventa e Nairobit, Konventa e Johanesburgut; Konventa e Qendrës së Zbatimit të Ligjit të Evropës Juglindore (Konventa SELEC), në kuadër të marrëveshjeve dypalëshe për bashkëpunim dhe ndihmë të ndërsjellë në fushën e doganave me autoritetet Homologe të: Turqisë, Italisë, Greqisë, Maqedonisë, Sllovenisë, Bullgarisë, Moldavisë, Rumanisë, Polonisë, Sllovakisë, Qipros, Austrisë, Spanjës, Malit të Zi, Kroacisë, Kosovës, Bosnje Hercegovinës, Hungarisë, Serbisë, Britanisë së madhe, Irlandës së Veriut dhe Kinës. ADSH-ja ka përfunduar me sukses projektin e binjakëzimit nga IPA 2012 me Agjencinë e Doganave dhe Monopoleve të Italisë për asistencë në ngritjen e kapaciteteve dhe menaxhimin e zbatimit të sistemit të ri të kompjuterizuar të transportit (NCTS). Kodi Doganor dhe dispozitat zbatuese lidhur me NCTS-në janë përafruar me ato të BE-së dhe janë të miratuara. Mbetet zhvillimi i modulit NCTS, testimi dhe vlerësimi nga ekspertet e BE-së dhe më pas ndjekja e procedurave ligjore për aderimin në Konventën e Transitit të Përbashkët. Infrastruktura dhe pajisjet Agjencitë e kufirit kanë infrastrukturën e duhur për realizimin e misionit të tyre. Në zbatim të marrëveshjeve ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve fqinje, janë hapur PKK të reja, të përcaktuara si PPKK (Pika të Përbashkëta të Kalimit Kufitar) me Viti 2021 – Numri 7 Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, si dhe janë rikonstruktuar dhe ndërtuar ambiente bashkëkohore pune (2 PKK: një PPKK me Kosovën dhe një Malin e Zi). Megjithëse janë hartuar projektet për përmirësimin e infrastrukturës në PKK Hani i Hotit, PKK Morinë, PKK Kapshticë dhe PKK Kakavijë, është realizuar financimi vetëm për PKK Hani i Hotit dhe Muriqan. Gjithashtu shërbimet kufitare kanë përmirësuar në vijimësi inventarin e pajisjeve të kontrollit dhe survejimit të kufirit, disa prej të cilave janë futur për herë të parë në këtë shërbim. Këtu mund të përmenden si vijon: pajisje për kontrollin e dokumenteve; të mjeteve të transportit gjatë kontrolleve në vijën e parë dhe të dytë; pajisje të vëzhgimit ditën dhe natën; sistemin SMARTDEC i cili është vendosur në drejtimet me risk të kufirit shtetëror dhe sistemi i monitorimit me kamera në PKK. Për sa i përket monitorimit të hapësirës detare është realizuar përmirësimi i infrastrukturës së QNOD-it, duke bërë të mundur marrjen dhe shkëmbimin e informacionit nga të gjitha institucionet pjesë të QNOD-it, nga sistemet SIHVD, TETRA, BLU BOX, TIMS, etj. Bashkëpunimi ndërinstitucional në luftën kundër korrupsionit është rritur. Mekanizmi i ngritur për të monitoruar aktivitetin e agjencive kufitare si: strukturat antikorrupsion në agjencitë e kufirit, vendosja e kamerave në PKK, zbatimin e sistemeve të teknologjisë së informacionit në kryerjen e procedurave kufitare dhe një sërë masash të tjera ka bërë që të arrihet progres në këtë fushë. Megjithatë, Sistemi i Monitorimit të Anijeve të Peshkimit është jashtë funksionit që nga 30 marsi i vitit 2017. Ky sistem është në fazën e prokurimit nga AKSHI dhe pritet që më 2021-shin të implementohet sistemi i ri. SIVHD-ja pritet që të përmirësohet sipas kontratës që Ministria e Mbrojtjes ka nënshkruar me kompaninë amerikane “Lockheed Martin”, në kuadër të detyrimeve që ka RSH-ja në NATO. Projekti i bazës së të dhënave të trafikut detar, është në fazën e implementimi nga AKSHI në bashkëpunim me QNOD-in. Financimi i këtij projekti është deklaruar se do të financohet nga “Border Force”, Mbretëria e Bashkuar. Në kuadër të bashkëpunimit me partnerët, nga data 17 janar 2020, oficerët e shërbimit 24-orësh pranë Faqe|1395

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents