Fletorja Zyrtare
në shkurt 2020 u inaugurua Njësia për Kontrollin e
Kargove dhe Kolive Ajrore në Rinas. Ky projekt i
ofruar nga UNODC, por edhe me mbështetjen e
OBD-së, Qeverisë Gjermane dhe asaj Franceze, u
dha një njësi me staf të trajnuar për një kontroll të
sigurt të kargove dhe të postës ajrore në aeroportin
e Rinasit, me fibroskop por edhe pajisje detektuese
të eksplozivëve.
Punimet vijojnë për ndërtimin e pikës së
përbashkët të kalimit Zatriebaçka Cijevna –
Grabon, ndërsa protokolli për implementimin e
kontrollit të përbashkët të kufirit dhe pagesën e
shpenzimeve në pikën e përbashkët të kalimit
kufitar Zatriebaçka Cijevna – Grabon, është
nënshkruar me 5 prill, në Podgoricë dhe 28 maj
2018, në Tiranë.
Referuar gjendjes aktuale, si dhe kërkesave në
rritje për t’iu afruar nivelit të standardeve të
Schengen-it/BE për kontrollin dhe mbikëqyrjen e
kufirit, duhet të përmirësohet infrastruktura e
PKK/Stacioneve të PKM-së, sistemi i vëzhgimit
dhe mbikëqyrjes së kufirit blu dhe të gjelbër me
radar, kamera termike, SMARTDEC dhe mjete e
pajisje të tjera të teknologjisë bashkëkohore.
Parandalimi dhe goditja e krimit
ndërkufitar
Nga analizimi i vazhdueshëm i situatës dhe i
statistikave të kriminalitetit me karakter ndërkufitar,
trafiqet e paligjshme vijojnë të mbeten një nga
Viti 2021 – Numri 7
kërcënimet kryesore të sigurisë kufitare.
Parandalimi dhe goditja e trafikut të lëndëve
narkotike dhe trafikimi i mjeteve motorrike ka qenë
dhe mbetet një nga objektivat kryesore të
shërbimeve për kufirin dhe migracionin. Gjatë
periudhës 2014 – 2020, shërbimet e Policisë
Kufitare në Pikat e Kalimit të Kufirit apo në kufirin
shtetëror kanë evidentuar 560 raste të lëndëve
narkotike ku janë sekuestruar sasi të ndryshme të
lëndëve të ndryshme narkotike që arrin në total prej
afërsisht 51 414 kg. Bashkëpunimi ndërkufitar me
vendet fqinje është forcuar në këtë drejtim. Gjatë
periudhës 2014 – 2020, në sajë të bashkëpunimit
me njësinë e Guardia di Finanza në vendin tonë, si
dhe Rojën Bregdetare Greke dhe autoritetet
kufitare Malazeze, janë zhvilluar në total 258
operacione të përbashkëta, ku janë sekuestruar një
sasi lënde narkotike afërsisht prej 70663 kg.
Operacionet e përbashkëta kundër fenomenit të
trafikimit të lëndëve narkotike janë zhvilluar dhe
me autoritetet kufitare të Malit të Zi dhe Rojën
Bregdetare Greke. Këto operacione kanë qenë të
limituara për shkak edhe të tendencës që fenomeni
i trafikimit të lëndëve narkotike ka pasur kryesisht
destinacion Italinë nëpërmjet hapësirës detare,
ndërsa me Greqinë dhe Malin e Zi kjo tendencë e
trafikimit të lëndëve narkotike kryesisht është
zhvilluar nëpërmjet kufirit të gjelbër.
Faqe|1397
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents