Fletorja Zyrtare Viti 2021 – Numri 7 të sistemit të përgjithshëm të sigurisë të Republikës së Shqipërisë. Strategjia Ndërsektoriale e Menaxhimit të Integruar të Kufirit 2021–2027, përshkohet nga një set vlerash që qëndrojnë në themel të funksionimit të agjencive të përfshira në sigurinë kufitare dhe lehtësimin e tregtisë, si profesionalizmi, respekti për të drejtat themelore, bashkëpunimi, transparenca dhe llogaridhënia. 4.3 Treguesit e impaktit dhe treguesit e rezultatit Në përputhje me qëllimin strategjik të Republikës së Shqipërisë për t’u bërë anëtar i Bashkimit Evropian, Shqipëria është zotuar të përmbushë kriteret që rrjedhin nga procesi i pranimit në Bashkimin Evropian dhe të zbatojë plotësisht parimet e përcaktuara të Bashkimit Evropian në lidhje me lirinë, demokracinë, respektimin e të drejta vetë njeriut, dhe sundimin e ligjit. Për të përmbushur angazhimin e saj për menaxhimin e kufijve dhe për të forcuar më tej partneritetin, stabilitetin dhe rritjen e ekonomisë, si dhe për të zvogëluar rreziqet e sigurisë, Shqipëria ka vendosur një sistem të integruar të administrimit të kufijve dhe vazhdon të përmirësojë këtë sistem në përputhje me rekomandimet e BE-së dhe praktikat më të mira. Qëllimi i miratimit të Strategjisë Ndërsektoriale së Menaxhimit të Integruar të Kufirit 2021–2027, është vazhdimi i përpjekjeve për të përmirësuar më tej menaxhimin e integruar të kufijve, duke mbajtur një nivel të lartë të sigurisë kufitare, kushteve të brendshme të sigurisë si një pjesë integrale e sistemit të sigurisë së përgjithshme të Republikës së Shqipërisë, sigurimin e mbikëqyrjes së besueshme të kufirit shtetëror, lehtësimin e qarkullimit ndërkufitar në pikat e kalimit kufitar, parandalimin dhe menaxhimin e migracionit të parregullt, parandalimin dhe goditjen e krimit ndërkufitar, dhe përmirësimin e procesit të kthimit të personave që nuk janë të autorizuar të qëndrojnë në Shqipëri. Migracioni i parregullt, terrorizmi, krimi i organizuar dhe ai ndërkombëtar, kërcënimet në internet, si dhe rritja e ndjeshmërisë së shoqërisë moderne janë sfida që kërkojnë zhvillimin e aftësive për të menaxhuar kufirin në mënyrë që të parandalohen këto kërcënime. Ministria e Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Administrata Doganore janë autoritetet kryesore përgjegjëse për zbatimin e sistemit të Menaxhimit të Integruar të Kufirit, në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, Autoritetet e Shëndetësisë, Forcën Detare/Rojën Bregdetare dhe Drejtorinë e Përgjithshme Detare, si dhe organeve të tjera me kompetencë kufitare. Koncepti MIK është një model i pranuar gjerësisht për menaxhimin e kufijve të jashtëm të BE-së, një element i rëndësishëm për ruajtjen e sigurisë së brendshme, veçanërisht në parandalimin dhe zbulimin e migracionit të parregullt dhe formave të tjera të krimit ndërkufitar, dhe është një tërësi masash operative me të cilin shtetet parashikojnë një sistem efektiv të menaxhimit të kufijve të jashtëm të BE-së, i cili nënkupton një nivel të lartë besimi të ndërsjellë, zbatim të Faqe|1403

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents