Fletorja Zyrtare vazhdueshëm të aktiviteteve të përbashkëta, ndarje të përgjegjësive dhe solidaritetit. Koncepti i menaxhimit të integruar të kufijve të Republikës së Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor kontribuon ndjeshëm në zonën e Evropës Juglindore si zonë e partneritetit, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik, pasi ulja e rreziqeve të mundshme të sigurisë krijon parakushte për zhvillim më të shpejtë dhe më të mirë të shoqërisë shqiptare dhe fqinjët. Autoritetet kompetente të Republikës së Shqipërisë kanë qenë dhe mbeten shumë të përkushtuar për integrimin e objektivave kryesore të Strategjisë, në veçanti, për të adresuar çështjet bilaterale me vendet fqinje. Gjatë kësaj periudhe, nëpërmjet strukturave buxhetore, qeveria shqiptare, ka dhënë në vijimësi mbështetje për përmirësimin dhe implementimin me sukses të Sistemit të Integruar të Menaxhimit të Kufijve. Sa më sipër, më tepër përpjekje duhen bërë për të marrë këste të ndryshueshme të programit të BE-së për mbështetjen e buxhetit sektorial për menaxhimin e kufirit. Indikatori i impaktit që lidhet me vizionin e këtij dokumenti strategjik është: “Indeksi i rritjes së sigurisë kufitare”. PJESA II:QËLLIMI I POLITIKAVE DHE OBJEKTIVAT SPECIFIKE TË STRATEGJISË Qëllimi Politikave Strategjike të Strategjisë Ndërsektoriale të Menaxhimit të Integruar të Kufirit 2021–2027 janë zhvillimi i një sistemi të integruar të administrimit të kufijve në përputhje me sistemin evropian të mbikëqyrjes kufitare dhe rritja e sigurisë kufitare duke përmirësuar bashkëpunimin në të gjitha nivelet dhe forcimin e kapaciteteve administrative, infrastrukturore dhe teknike. Zhvillimi i mëtejshëm i sistemit të menaxhimit të integruar të kufijve, përmirësimi i kontrollit dhe mbrojtjes së kufijve do të vazhdojë të jetë një sfidë kryesore në procesin e pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, kryesisht përmes përafrimit të legjislacionit tonë me atë të BE-së në këtë fushë, si dhe bashkëpunimin efektiv të autoriteteve kompetente për të mbrojtur kufijtë dhe në të njëjtën kohë të garantojë sigurinë për qytetarët. Zbatimi i kësaj Strategjie siguron përsosjen e mëtejshme të Sistemit të Sigurisë Kufitare, duke arritur përafrimin me atë të vendeve anëtare të BEsë. Faqe|1404 Viti 2021 – Numri 7 1. Qëllimi i politikës 1: Mbrojtja e sigurisë së brendshme dhe menaxhimi i flukseve migratore, me qëllim parandalimin e migracionit të parregullt, si dhe parandalimin dhe goditjen e krimit ndërkufitar 1.1 Objektivi specifik 1, i qëllimit të politikës 1: Rritja e nivelit të përputhshmërisë me standardet evropiane dhe të Schengen-it, në aspektin legjislativ, administrativ dhe institucional në fushën e menaxhimit të integruar të kufijve, veçanërisht në fushën e kontrollit dhe të mbikëqyrjes së kufirit dhe forcimi i bashkëpunimit ndëragjenci dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Kontrolli kufitar, një nga elementet e konceptit MIK të Shqipërisë, përfshin të gjitha çështjet përkatëse që lidhen me këtë koncept si: parandalimi dhe zbulimi i krimit ndërkufitar; masat ndaj personave që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare; ndërtimi i infrastrukturës kufitare; plani i emergjencave dhe zhvillimi i mëtejshëm i sistemeve të IT-së për përmirësimin e kontrollit kufitar. Parimet themelore të administrimit efektiv të kufijve janë garantimi i kufijve të hapur për lëvizjen e personave e të mallrave dhe kufijve të sigurt ndaj aktiviteteve kriminale që kërcënojnë stabilitetin, që nënkupton se kontrollet kufitare duhet të mbajnë një ekuilibër midis rrjedhës së qetë të trafikut dhe nevojës për të garantuar sigurinë e brendshme. Për të realizuar në mënyrën më të mundshme efektive kontrollin kufitar, aktivitetet do të përqendrohen në përmirësimin e kapaciteteve administrative të gjitha shërbimeve të përfshira në menaxhimin e integruar të kufijve, forcimin e kapaciteteve operacionale dhe teknike, duke vazhduar ndërtimin, modernizimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturën kufitare dhe përmirësimin e sistemeve të informacionit. Mbikëqyrja kufitare do të mb��shtetet në analizën e rrezikut, me angazhimin e patrullave të lëvizshme, të mbështetura nga sistemet teknike, të palëvizshme dhe të lëvizshme, të mbikëqyrjes. Planet e masave të Policisë së Shtetit do të zhvillohen, vazhdimisht, për të përmirësuar gatishmërinë operacionale. Kompetencat dhe detyrimet ligjore për kontrollet efektive kufitare në pikat e kalimit kufitar janë të ndara sipas detyrave funksionale të punës ndërmjet agjencive të zbatimit të ligjit që operojnë në kufi, me kompetencat e tyre ligjore dhe

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents