Fletorja Zyrtare Shkëmbimi i informacionit dhe të të dhënave është konsoliduar gjithnjë e më shumë me vendet fqinje, por nevojitet përmirësim më i qartë i bashkëpunimit. Ndërkohë, me përfaqësuesit e shërbimeve kufitare të vendeve fqinje zhvillohen takime të rregullta në nivelin qendror, rajonal dhe lokal. Përmirësimi në mënyrë të përhershme, vendosja e kapaciteteve të përbashkëta të sistemit të analizës së rrezikut dhe zbatimi i masave antikorrupsion, është i nevojshëm, pasi kontrollet kufitare bazohen në analizën e rreziqeve dhe inteligjencën kriminale. Planet operacionale të Policisë Kufitare hartohen mbi bazën e një analize rreziku dhe azhurnohen vazhdimisht. Analiza e rrezikut kufitar përfshin sigurinë e brendshme dhe analizën e kërcënimeve që mund të ndikojnë në funksionimin e sigurisë kufitare. Analiza e rrezikut të menaxhimit të kufijve bazohet në modelin CIRAM të BE-së, sipas të cilit rreziku analizohet përmes katër niveleve të kontrollit të qasjes. Qëllimi i përmirësimit të filtrit të sistemit të administrimit të rreziqeve për menaxhimin e kufijve është të mbështesë vendimmarrjen, si dhe të sigurojë përdorim fleksibël dhe ekonomik të burimeve në zonat ku rreziqet janë më të larta. Sistemi i analizës së rrezikut të Policisë Kufitare prodhon informacion analitik dhe një tablo situacionale për planifikimin dhe vendimmarrjen, në nivel strategjik, operacional dhe taktik. Sektori i Analizës së Riskut të Policisë Kufitare bashkëpunon ngushtë me Policinë Kriminale, Doganat, vendet fqinje dhe FRONTEX-i për të parandaluar, zbuluar dhe luftuar krimin ndërkufitar. Për më tepër, Policia Kufitare dhe Doganat do të krijojnë një grup të përbashkët për analizën e rrezikut. Gjithashtu, shërbimet veterinare dhe fitosanitare kufitare duhet të përfshihen në sistemin e analizës së rrezikut. Ky objektiv synohet të arrihet nëpërmjet përmbushjes së masave të mëposhtme: Masa 1: Zhvillimi dhe aplikimi i Modelit CIRAM për analizën e riskut në të gjitha strukturat qendrore dhe vendore për kufirin dhe Migracionin Kjo masë synon të realizojë aplikimin e Modelit CIRAM të analizës së riskut në të gjitha strukturat Faqe|1408 Viti 2021 – Numri 7 qendrore të DKM, i cili do të ndikojë në rritjen e identifikimit të aktiviteteve të paligjshme në kufi. Masa 2: Forcimi i kontrolleve në kufi me qëllim uljen e krimit ndërkufitar Kjo masë synon të rrisë dhe forcojë shërbimet për kontrollin kufitar me qëllim parandalimin dhe reduktimin e kalimeve të paligjshme në kufi. Kjo masë do të realizohet nëpërmjet aktiviteteve të mëposhtme: - reduktimi në masën 10 % i numrit të kalimeve të paligjshme në pikat e kalimit kufitar dhe aktiviteteve kriminale ndërkufitare (parandalimi i kalimit të paligjshëm të kufirit në pikat kufitare me dokumentin e udhëtimit të dikujt tjetër ose dokumentin e falsifikuar të udhëtimit dhe hyrjen e paautorizuar në Republikën e Shqipërisë për shkak të mos përmbushjes së kushteve); - rritja në masën 10 % e numrit të personave, mjeteve motorike dhe dokumenteve të udhëtimit të kapur e të ndaluar në kufi; - reduktimi i numrit të rrugëve të paligjshme të kalimit kufitar (jashtë PKK-ve) dhe aktiviteteve kriminale ndërkufitare (parandalimi i kalimit të paligjshëm të kufirit nga jashtë brenda dhe nga brenda jashtë pikave të kalimit kufitar). Masa 3: Hartimi dhe miratimi i një plani masash për reagimin e menjëhershëm sipas analizës së riskut dhe zhvillimeve të mundshme të papritura në kufirin shtetëror Kjo masë synon hartimin e një plani masash të parashikuara për zbatim të menjëhershëm në rast situate të paparashikuar. Masa 4: Forcimi i burimeve njerëzore të Policisë Kufitare dhe Migracionit Kjo masë synon të plotësojë me burime njerëzore të shërbimeve të PKM sipas nevojave dhe rekomandimeve të BE-së. Masa 4, do të realizohet nëpërmjet aktiviteteve të mëposhtme: - alokimi i 300 funksioneve shtesë për Policinë Kufitare dhe Migracionit dhe shpërndarja e tyre sipas analizës së riskut dhe nevojave operacionale; - trajnimi bazë për rojet kufitare të rekrutuara pas alokimit të funksioneve shtesë. Masa 5: Zhvillimi i sistemit të analizës së përbashkët të riskut dhe vlerësimit të kërcënimeve në kuadër të Qendrës Kombëtare të Menaxhimit të Integruara të Kufirit, nëpërmjet së cilës synohet zhvillimi i analizave të përbashkëta 6-mujore dhe vjetore.

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents