Fletorja Zyrtare
Masa 6: Pajisja e shërbimeve të mbikëqyrjes
së kufirit me mjete dhe pajisje speciale
Kjo masë ka për qëllim të realizohet nëpërmjet
masave të mëposhtme:
- pajisja e shërbimeve të mbikëqyrjes së kufirit
me kamera termike, dylbi dite dhe dylbi nate;
- pajisja e shërbime të mbikëqyrjes së kufirit me
sisteme të mbikëqyrjes së kufirit (TVV Van);
- instalimi i kullave të mbikëqyrjes së kufirit të
pajisura me pajisje speciale (radarë, kamera termike,
multisensor, mjete të vëzhgimit gjatë ditës).
- pajisja e shërbimeve të mbikëqyrjes së kufirit
me kamera SMARTDEC.
Masa 7: Pajisja e shërbimeve të kontrollit të
kufirit me pajisje speciale.
Kjo masë do të realizohet nëpërmjet aktiviteteve
të mëposhtme:
- pajisja e pikave të kalimit kufitar me
fibro/videoskope;
- pajisja e pikave të kalimit kufitar me pajisje për
kontrollin e dendësisë (buster);
- pajisja e pikave të kalimit kufitar me pajisje për
detektimin e radioaktivitetit (pager);
- rritja e numri të qenve të policisë për lëndët
narkotike.
Masa 8: Sigurimi i radiokomunikimit për të
gjitha strukturat vendore të Policisë Kufitare
dhe Migracionit.
Kjo masë synon rritjen e eficiencës së
shërbimeve të kufirit nëpërmjet vënies në funksion
të sistemit të radiokomunikimit për Policinë
Kufitare dhe Migracionit. Kjo masë do të
realizohet nëpërmjet aktiviteteve të mëposhtme:
Kryerja e një studimi të plotë për mundësinë e
rivendosjes në funksion të sistemit aktual të
radiokomunikimit për strukturat vendore të
Viti 2021 – Numri 7
Policisë Kufitare dhe identifikimi i buxhetit të
nevojshëm për këtë qëllim.
Vënia
në
funksion
e
sistemit
të
radiokomunikimit për Policinë Kufitare dhe
Migracionit dhe përmirësimi i sistemit të
komunikimit në hapësirën detare TETRA.
Pajisja me radio komunikimi (stacionare dhe
portabël) i të gjitha shërbimeve të Policisë Kufitare
dhe Migracionit.
Vënia në funksionim e kanaleve VHF 60 dhe 60
(të miratuara nga Autoriteti i Komunikimeve
Elektronike dhe Postare, AKEP) për komunikimin
me radio në hapësirën detare me mjetet lundruese
të PKM.
Masa 9: Pajisja e shërbimeve të Policisë
Kufitare dhe Migracionit me automjete
patrullimi dhe mjete transporti për shërbimet
dhe migrantët e parregullt, nëpërmjet së cilës
synohet pajisja e DKM me 10 mjete patrullimi dhe
5 furgonë.
1.4 Objektivi specifik 4, i qëllimit të
politikës
1:
Bashkëpunim
i
zgjeruar
ndërinstitucional në menaxhimin e integruar të
kufijve për të përmirësuar trafikun ndërkufitar,
përmirësimin e sigurisë kufitare, luftën ndaj krimit
ndërkufitar, mbrojtjen e jetës, shëndetit dhe pronën
e njerëzve, shëndetin e kafshëve, bimësinë dhe
ekosistemet përgjatë kufirit shtetëror.
Bashkëpunimi ndërsektorial përbën themelin e
Menaxhimit të Integruar të Kufirit, që kërkon
ndarje të koordinuar të punës, vendosjen e
standardeve për bashkëpunim, promovimin e
përdorimit të përbashkët të të gjitha kapaciteteve,
kanalet e komunikimit dhe sinkronizimin e
procedurave të punës.
Faqe|1409
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents