Fletorja Zyrtare Viti 2021 – Numri 7 Bashkëpunimit Ndërrajonal) dhe Instrumenti Evropian për fqinjësinë (ENI) Programet BNK. 2.2 PËRSHKRIMI DHE PROJEKTEVE 2018–2020 Aktiviteti 1 Projektet e Bashkëpunimit Ndërkufitar ZBATIMI I 3,480,000 euro Ndihma e parashikuar për Shqipërinë dhe Kosovën konsiderohet se ndjek kushtet dhe procedurat e përcaktuara nga masat kufizuese të miratuara në bazë të nenit 215 TFEU*. 1. Përshkrimi i programit, objektivi dhe rezultatet e pritshme Përshkrimi i programit Operacionet e bashkëpunimit ndërkufitar në rajonin kufitar në fushat e mjedisit, përshtatjes dhe zbutjes së ndryshimeve klimatike, parandalimit dhe menaxhimit të rreziqeve; turizmi dhe trashëgimia kulturore dhe natyrore dhe rinia dhe arsimi me fokus në krijimin e punësimit. Objektivi Zhvillimi socioekonomik dhe forcimi i marrëdhënieve të fqinjësisë në zonën ndërkufitare përmes zbatimit të projekteve të bashkëpunimit ndërkufitar që synojnë: a) mbrojtjen e mjedisit dhe promovimin e adaptimit dhe zbutjes së ndryshimeve klimatike, parandalimin dhe menaxhimin e rreziqeve, ndër të tjera: veprime të përbashkëta për mbrojtjen e mjedisit; promovimin e përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore, efikasitetin e burimeve, burimet e rinovueshme të energjisë dhe zhvendosjen drejt një ekonomie të ulët dhe të qëndrueshme të karbonit; nxitjen e investimeve për të trajtuar rreziqet specifike, sigurimi i zbutjes së fatkeqësive dhe zhvillimi i sistemeve të menaxhimit të fatkeqësive dhe gatishmërive në raste emergjence; b) inkurajimin e turizmit dhe i trashëgimisë kulturore dhe natyrore; c) investimi në të rinj, arsim dhe aftësi përmes, ndër të tjera, zhvillimin dhe implementimin e arsimit të përbashkët, formimin profesional, skemat e trajnimit dhe infrastrukturën që mbështesin aktivitetet e përbashkëta rinore. * https://eeas.europa.eu/headquarters/headquartershomepage/8442/consolidated-list-sanctions_en Faqe|1320 Rezultatet e pritshme a) burimet mjedisore dhe biodiversiteti janë menaxhuar më mirë dhe promovuar; b) cilësia e shërbimeve dhe e produkteve të turizmit është përmirësuar dhe është më konkurruese; trashëgimia kulturore, historike dhe natyrore është mbrojtur më mirë dhe është promovuar; c) qasja në arsim për të rinjtë është përmirësuar; aftësitë janë forcuar për të përmbushur kërkesat e tregut të punës; shkëmbimet dhe bashkëpunimi i të rinjve është rritur. Objektivat dhe rezultatet e pritshëm do të arrihen gjatë periudhës së zbatimit të këtij programi, nga viti 2014 deri në vitin 2020. Programi i Veprimit BNK 2018–2020 do të kontribuojë në arritjen e objektivave të përgjithshëm dhe rezultatet e pritshme të përcaktuara në programin BNK 2014–2020. Për detaje të mëtejshme shihni seksionin 3.2 të programit BNK 2014–2020 (aneksi 2 i Komisionit Zbatues - vendimi C (2014) 9574 të 11 dhjetor 2014). 2. Supozimet dhe kushtet Si kusht i nevojshëm për menaxhimin efektiv të programit, vendet pjesëmarrëse do të ngrenë një Komitet të Përbashkët Monitorues dhe do të sigurojnë zyrat dhe stafin e duhur për Sekretariatin e Përbashkët Teknik (që do të ngrihet me një vendim të veçantë financimi) dhe Zyrën e Antenës. Mosrespektimi i kërkesave të lartpërmendura mund të çojë në kthimin mbrapsht të fondeve në kuadër të këtij programi dhe/ose rialokimin e fondeve të ardhshme. Deri më tani, përfituesit janë pajtuar me këto kushte, duke siguruar krijimin e Sekretariatit të Përbashkët Teknik në Kukës dhe Zyrës së Antenave në Prizren. Këto struktura janë financuar plotësisht nga masat mbështetëse për asistencë teknike për programet e bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet përfituesve të IPA II, nën instrumentin e ndihmës parapranuese (IPA II) për vitin 2014 C (2014) 37629. Ndihma e mëtejshme financiare është programuar nga Komisioni Evropian, e cila do të vazhdojë të sigurojë mbështetje për Sekretariatin e Përbashkët Teknik dhe Zyrën e Antenave nga viti 2019 e në vazhdim. Për këtë arsye do të vendosen marrëveshje të reja me përfituesit të cilët duhet të sigurojnë që kushtet e këtij paragrafi të respektohen në vazhdim.

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents