Fletorja Zyrtare
Bashkëpunimi
ndërsektorial
mundëson
angazhimin dhe përdorimin optimal të burimeve
njerëzore, teknike dhe buxhetore të agjencive të
përfshira në zbatimin e Strategjisë, me qëllim
lehtësimin e qarkullimit legjitim të shtetasve dhe
mallrave, përmirësimit të sigurisë kufitare,
mbrojtjes së jetës, shëndetit dhe pronës së njerëzve,
shëndetit të kafshëve, bimësisë dhe ekosistemeve
përgjatë kufirit shtetëror, si dhe parandalimin e
goditjen e krimit ndërkufitar.
Ky bashkëpunim në veçanti ka të bëjë me
koordinimin e punës dhe promovimin e
bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve kompetente
për kontrollin dhe mbrojtjen e kufijve, analizën e
përbashkët të rrezikut, krijimin e ekipeve të
përbashkëta të punës, zbatimin e veprimeve të
përbashkëta, ofrimin e mbështetjes profesionale
dhe teknike, përdorimin e përbashkët të pajisjeve,
arsimim
dhe
trajnime
të
përbashkëta,
bashkëpunimin
me
autoritete
të
tjera,
bashkëpunimin ndërkombëtar, shkëmbimin e të
dhënave dhe informacionit. Ai gjithashtu
nënkupton bashkëpunim me institucionet,
autoritetet, zyrat dhe agjencitë përkatëse të
Bashkimit Evropian, përfshirë shkëmbimin e
përhershëm të informacionit përmes përdorimit të
instrumenteve ekzistuese, siç është Sistemi
Evropian i Mbikëqyrjes së Kufijve “EUROSUR”, i
krijuar me Rregulloren (BE) nr. 1052/2013, të
Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, të 22 tetorit
2013.
Rregullorja (BE) 2019/1896, u rekomandon
shteteve anëtare të krijojnë qendra kombëtare
koordinimi në mënyrë që të përmirësojnë
shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimit
ndërinstitucional dhe ndërmjet shteteve anëtare, në
lidhje me mbrojtjen e kufirit kombëtar dhe
zbatimin e kontrollit kufitar. Për funksionimin
efektiv të EUROSUR-it, është thelbësore që të
gjitha autoritetet kombëtare përgjegjëse për
mbrojtjen e kufijve të jashtëm të bashkëpunojnë
përmes Qendrave Kombëtare të Menaxhimit të
Integruar të Kufirit. Në këtë kontekst, Shqipëria do
t’i kushtojë vëmendje të veçantë ngritjes së
Qendrës Kombëtare të Menaxhimit të Integruar të
Kufirit.
Për Menaxhimin e Integruar të Kufirit në nivel
lokal, do të ngrihen bordet e Menaxhimit të
Integruar të Kufirit. Bordet do të drejtohen nga
drejtorët e drejtorive vendore për kufirin dhe
Faqe|1410
Viti 2021 – Numri 7
migracionin me anëtar drejtorët e degëve të
doganës, drejtorët rajonalë të Autoritetit Kombëtar
të Ushqimit, drejtorët rajonalë të Institutit të
Shëndetit Publik dhe drejtorët e drejtorive vendore
të policisë. Bordet do të mblidhen çdo tre muaj për
të analizuar zbatimin e Strategjisë në nivel lokal dhe
do të shqyrtojnë hartimin dhe miratimin e
mundshëm të planeve të përbashkëta të masave për
adresimin e çështjeve në interes të menaxhimit dhe
sigurisë kufitare. Pas çdo mbledhje, bordet do të
informojnë Sekretariatin Teknik.
Ky objektiv synohet të arrihet nëpërmjet
përmbushjes së masave të mëposhtme:
Masa 1: Përgatitja e Rregullores së
Bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe
Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave në kuadër
të Menaxhimit të Integruar të Kufirit;
Masa 2: Rishikimi i Rregullores së
Bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit,
Shërbimit Doganor, Shërbimit Veterinar dhe
Shërbimit Fitosanitar, të vitit 2009, në përputhje
dhe ndryshimet institucionale dhe ligjore;
Masa 3: Ngritja e Grupit të Përhershëm të
Punës për studimin e përbashkët të nevojave dhe
aplikimin për investime dhe projekte në fushën e
sigurisë kufitare;
Masa 4: Studimi i nevojave dhe përgatitja,
miratimi dhe implementimit i planeve vjetore të
trajnimeve të përbashkëta të personelit të agjencive
të zbatimit të ligjit që operojnë në kufi;
Masa 5: Forcimi i kapaciteteve për shkëmbimin
e informacionit të kohë reale, ndërmjet Agjencive
të Zbatimit të Ligjit që operojnë në kufi;
Masa 6: Forcimi i bashkëpunimit me operatorët
në transportin ajror, detar dhe hekurudhor;
Masa 7: Hartimi i modulit me temë
“Menaxhimi i integruar i kufirit një nga detyrimet
për integrimin e Shqipërisë në BE;
Masa 8: Mundësimi i aksesimit në bazën e të
dhënave shtetërore “Regjistri Kombëtar i Pasurive
Kulturore (RKPK)”, me qëllim përmirësimin e
infrastrukturës për monitorimin e qarkullimit civil
dhe fizik të pasurive kulturore.
1.5 Objektivi specifik 5, i qëllimit të
politikës
1:
Forcimi
i
bashkëpunimit
ndërkombëtar, veçanërisht me vendet fqinje,
institucionet e BE-së dhe Agjencinë Evropiane të
Rojës Kufitare dhe Bregdetare (FRONTEX) për
çështjet e kufijve, parandalimin e migracionit të
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents