Fletorja Zyrtare
Masa 1: Hartimi dhe nënshkrimi i
Marrëveshjeve të Ripranimit me: Indinë, Algjerinë,
Egjiptin, Pakistanin, Marokun, nëpërmjet së cilës
synohet forcimi i bashkëpunimit për përmirësimi i
sistemit të ripranimit të shtetasve të huaj dhe
vendas në përputhje me marrëveshjet dhe
detyrimet reciproke.
Masa 2: Hartimi dhe miratimi i udhëzimit për
asistencën në rastet e transitit për qëllim largimi në
rrugë ajrore, nëpërmjet së cilës synohet forcimi i
bashkëpunimit dypalësh dhe shumëpalësh
nëpërmjet krijimit të kuadrit normativ/procedural
për ofrimin e asistencës në tranzit për qëllim
largimi në rrugë ajrore.
Masa 3: Hartimi dhe miratimi i udhëzimit për
organizimin dhe pjesëmarrjen në fluturimet e
përbashkëta të dy ose më shumë shteteve, me
qëllim dëbimin nga territori të të huajve të cilët janë
subjekt i urdhrit individual të dëbimit, nëpërmjet së
cilës synohet standardizimi komunitar i kuadrit
procedural të bashkëpunimit dypalësh dhe
shumëpalësh me qëllim rritjen e numrit të kthimeve
efektive në vendet e origjinës.
Masa 4: Hartimi dhe miratimi i udhëzimit
ndërinstitucional për procedurat e kthimit vullnetar
dhe kthimit vullnetar të asistuar (KVA), nëpërmjet
së cilës synohet krijimi i kuadrit procedural të
bashkëpunimit ndërinstitucional për kthimin
vullnetar të asistuar dhe rritja e numrit të shtetasve
të kthyer nëpërmjet kësaj procedure.
Masa 5: Forcimi i kapaciteteve institucionale
për realizimin e kthimeve dhe mundësimin e
burimeve njerëzore/logjistike dhe trajnimin e
specializuar për drejtues eskorte dhe eskorta,
nëpërmjet së cilës synohet sigurimi i bazës
materiale/logjistike adekuate dhe fillimi i
fluturimeve nacionale dhe të përbashkëta të
kthimeve në kuadrin e implementimit të
marrëveshjeve të ripranimit.
Masa 6: Përmirësimi i kushteve të trajtimit
dhe akomodimit të migrantëve në Qendrën e
Mbyllur për të Huajt Karreç/Rinovimi i Qendrës
së Karrecit, nëpërmjet së cilës synohet plotësimi i
standardeve të trajtimit të migrantëve në QMH, në
përputhje me konventa ndërkombëtare.
QËLLIMI I POLITIKËS 2: LEHTËSIMI I
QARKULLIMIT LEGAL TË SHTETASVE
DHE MALLRAVE
2.1 Objektivi specifik 1, i qëllimit të politikës
2: Përmirësimi i infrastrukturës në Pikat e Kalimit
Faqe|1414
Viti 2021 – Numri 7
Kufitar me qëllim krijimin e kushteve që sigurojnë
kalim të lehtësuar dhe të sigurt të shtetasve dhe
mallrave.
Ministria e Brendshme vazhdon të ndërmarrë
aktivitete për ndërtimin, rindërtimin, adaptimin dhe
pajisjen e vendkalimeve kufitare, duke marrë
parasysh që tendenca e vazhdueshme e rritjes së
trafikut në pikat e kalimit kufitar kërkon
përmirësimin e duhur të infrastrukturës kufitare.
Aktivitetet për ndërtimin dhe pajisjen e pikave të
kalimit kufitar janë ndërmarrë për të bërë të
mundur që kontrolli kufitar të kryhet në mënyrë të
sigurt, në përputhje me standardet dhe kushtet e
përcaktuara. Përparim të konsiderueshëm ka pasur
në drejtim të rregullimit dhe pajisjeve, por jo të
gjitha pikat e kalimit kufitar kanë përmbushur
kriteret e përcaktuara në përputhje me dekretin për
standardet dhe kushtet, të cilat duhet të
përmbushen në drejtim të rregullimit dhe pajisjeve,
sipas rekomandimeve të BE-së dhe katalogut të
praktikave më të mira në këtë fushë.
Gjithashtu, analiza e funksionimit të vendkalimeve
kufitare është një fokus i vazhdueshëm i Policisë së
Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme, në kuptim të
përmirësimit të infrastrukturës në pikat e kalimit
kufitar, me qëllim të lehtësimin e procedurave të
kalimit të kufirit shtetëror, veçanërisht gjatë sezonit
turistik të verës. Në këtë drejtim, janë instaluar
pajisje, kryesisht lexues të dokumenteve të
udhëtimit, pajisje kompjuterike dhe kabina shtesë
kontrolli në korsitë e trafikut, të cilat shpejtojnë
procedurat kufitare dhe shkurtojnë kohën e pritjes
në pikat e kalimit kufitar.
Instalimi i kamerave të vëzhgimit dhe lexuesve
të targave në pikat e kalimit kufitar do të
përmirësojë sistemin e kontrollit kufitar, i cili do të
shkurtojë kohën e qëndrimit në pikat e kalimit
kufitar, dhe pajisjet e instaluara do të shpejtojnë
shumë kontrollin kufitar në pikat e kalimit kufitar.
Plani i Veprimit për zbatimin e Strategjisë
parashikon veprimtari të rëndësishme për
ndërtimin dhe rindërtimin e infrastrukturës kufitare
me qëllim të kontrollit më efikas të kufirit.
Ky objektiv synohet të arrihet nëpërmjet
përmbushjes së masave të mëposhtme:
Masa 1: Përfundimi i punës për studimin e
nevojave për përmirësimin e infrastrukturës në
Pikat e Kalimit Kufitar, nëpërmjet së cilës synohet
standardizimi i pajisjeve të përdorura nga Policia
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents