Fletorja Zyrtare shoqatat e bashkive, agjencitë e zhvillimit, organizatat mbështetëse të biznesit lokal, faktorët ekonomikë, si NVM-të, organizatat turistike dhe kulturore, OJQ-të, sindikatat e punës, institucionet e trajnimit teknik dhe profesional, organet dhe organizatat për mbrojtjen e natyrës, institucionet publike përgjegjëse për menaxhimin e ujit, shërbimet e zjarrit/emergjencave, shkollat, kolegjet, universitetet dhe qendrat kërkimore, duke përfshirë institucionet e trajnimit teknik dhe profesional. b) Kriteret thelbësore të përzgjedhjes janë kapaciteti financiar dhe operacional i aplikantit. c) Kriteret kryesore për financimin: janë relevanca, efektiviteti, qëndrueshmëria dhe fizibiliteti, dhe kosto-efektiviteti i veprimit. d) Shkalla maksimale e bashkëfinancimit të BEsë për grante në bazë të thirrjeve është 85% e vlerës së lejueshme të projektit. e) Shuma indikative e thirrjes (s) (pjesë e BE): 3,480,000 EUR, nga të cilat 2.040,000 EUR do të ndahen për thirrjen për ndërhyrje strategjike dhe 1,440,000 për thirrjen e dytë. Faqe|1322 Viti 2021 – Numri 7 Strukturat përgjegjëse mund të vendosin për të publikuar m�� shumë thirrje për projektpropozime. Çdo thirrje për propozime do të ketë të njëjtët objektiva, rezultate dhe kritere thelbësorë lejueshmërie, përzgjedhje dhe kontraktimi, siç përshkruhet më sipër. Strukturat përgjegjëse mund të vendosin të bashkojnë alokimet e vitit 2019 me alokimet e mëvonshme të buxhetit. f) Datë treguese për fillimin e thirrjes (s) për propozime: Semestri i parë 2020 për angazhimin buxhetor për vitin 2018: fillimin e një thirrje për propozim për veprime standarde në prioritetet 1, 2 ose 3 (të konfirmohet në konsultim me përfituesit dhe Komitetin e Përbashkët të Monitorimit dhe duke marrë parasysh nevojën për t’u përqendruar më shumë, bën thirrje për propozime, siç theksohet në paragrafin 2.1). Numri tregues i granteve që do të akordohen: 3 deri 4. Semestri i parë 2022: për angazhimet buxhetore 2019 dhe 2020: lëshimi i thirrjes për propozim për veprime strategjike. Vlera totale 2,040,000 EUR, për ndarjen nga 1 deri në 2 grante.

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents